Poezi nga Vladimir Muça

Poezi nga Vladimir Muça

 

LISNAJA PLAKË

Vështrimin tres në lisnajën plakë
Kur era verzë gjurmonte rrugëve,
Më krihte këmbët e mija thatime,
Me ortekë gjethesh
E ngasje imtime.

Në shëtitjen e të Shtunës,
Gjer në perendimet e të Dielës,
Si postjer i dëshirave rinore
Lagur nga vesa,
Si djerrsitja e gjuhës të skenës,
Në lisnajën Plakë m’kthjellohej kujtesa.

Rikthehesha në shtëpi
Me telat akorduar të shpirtit violinë,
Me qenin luaja në vetmi,
Vrisja kohën me çifte në tavolinë,
Me lëpirjen e mëngëve,
Ngjeshjen fjalëve të një lajmësi.

Në qëndren drusore versnikëve të kamur,
Mes gjurmëhumburin pyll oshëtij
Kur shoh gjymtuar Lisnajën Plakë.

 

“KËNGA E NËNËS”
(Kushtuar Sherif Merdanit)

Ka këngë ku shpirti dremit
Në tallavanë e jetës,
Në vetëkënaqësi,
Me pa vetëdije
Të futet në lobet e shpirtit;
Mbytesh në qerthullin tënd
Nga vetmija në vetmi,
Por ka këngë
Që lodron në timpanin e shpirtit
Si e vetmja kënaqësi;
Si “Kënga e Nënës”
Me zërin e Sherif Merdanit,
Zanafillë në përjetësi.

 

GJER NË FUNDJETË

Do të mendoj gjer në fundjetë,
Ndoshta poreve të trupit tënd
Mendimi im do të flejë.
Në ëndrra paturpësisht do të prek
Ëmbëlsisht, lehtë,lehtë;
Si uji i kthjellët në lëfytin buronjë,
Gjersa të bëhesh muza ime,
Frymë të marrësh
Dhe në tjetër botë.

 

KTHIMI TEK TY

Gjumi sonte më kthen tek Ty
E mira Zonja ime;
I vetëm zëthërras:të lutem!…
Për lirinë e një “loje”
Jo fjalët e këqija.
Ti erdhe mbytur nga fryma jote.
Sa do të pres e mira Zonja ime?…
Kërkoj misterin e bukur eksplorues,
Me pakufinë e qiellit,
Thellësinë e detit të kaltërt,
Vezullimin e hënës në netët me yje.
Gjithçka të mrekulluar për Ty krijuar
Në botën tënde si një trill i shenjtë,
Ku përmes shpirtit njoha ngulmimin
Gjer në bindjen,në një trill të beftë.
Nga tempulli jot i shpirtit,
Me sublimen këngë të dashurisë
Çfar dielli më fale!…

 

LURA

I kaltert uji me zambakë sydielli,
I gjelbër, rrethor pylli,
I kaltërt mbi to qielli.
Notoj mbi dy kaltërsi,
Mbledh zambakë me sy dielli,
Ndez në zemra dashuri.

 

KUR TË MOS JEM
(Epitaf për veten)

Këtë vdekëtar që Dashuria e ngjizi,
E frutoi breza në duele idealë,
Jeta nën dhe e gremisi,
Kësaj mizorie si tha dot ndal.

Kopshti që lashë me zaje enigmash
Do frutojë brezat si fillim vjeshtash,
Geni dashurorë me mori ngjyrash
Do ligjërojë jetën mes ëndërrash.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s