Kalendari poetik: Félix Francisco Casanova (1956-1976) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Félix Francisco Casanova
Kalendari poetik: Félix Francisco Casanova (1956-1976)

Poet dhe muzikant spanjoll nga ishujt Kanarie, u lind më 28 shtator, 64 vite më parë. Pavarësisht jetës së tij fort të shkurtër, la prova të një pjekurie mahnitëse në prozë dhe poezi, sado që pasioni i tij i madh qe muzika. Vdiq në moshën 20 vjeçare, versioni zyrtar qe rrjedhje gazi në banesën e tij.

Prej vitit 1977, në Las Palmas (Kanarie) jepet një çmim i përvitshëm për prozë dhe poezi me emrin Félix Francisco Casanova. Ja poezia që përzgjodha sot prej tij:

POEZI ZEMËRIMI

Në fillim na mashtruan (dhe ne e hëngrëm),
më pas na kërkuan sakrifica
dhe përsëri sakrifica
dhe vazhduan të ndrrojnë qeveritë
me zgjedhje të parakohëshme
pastaj, kur gjërat nuk shkuan si deshën ata
vazhduan me grusht shteti
në dukje pa gjakderdhje
edhe me ndihmesën
e shefave komunistë.
Një grusht shteti shtetit,
që do të na verë pas murit,
që do të na verë në gjunjë
që do të na verë
një kartë krediti
në gojë
të paguajmë
dhe mbi të gjitha
ta qepim gojën.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s