Kalendari poetik: Vojka Smiljanić-Đikić (1932-2016) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Vojka Smiljanić-Đikić
Kalendari poetik: Vojka Smiljanić-Đikić (1932-2016)

 

U lind më 29 shtator 1932 Vojka Smiljanić-Gjikiç, poete, përkthyese e njohur bosnjake. Studioi Romanistiskë në Universitetin e Beogradit. Ka botuar dhe antologji të poezisë algjeriane (bashkëshorti i saj, Osman Gjikiç, ka qënë diplomat jugosllav me shërbim në Algjeri, Finlandë, etj.). Lufta e ndezur nga kasapi i Ballkanit, la gjurmë të thella edhe në poezinë e saj. Ja poezia që përzgjodha me këtë rast:

 

SHTËPIA

Në shtëpinë e akullt, ulem
dhe qaj
Ashtu si përqeshnim nënat tona
kur qanin pa shkak
Ngrihem më katër
E shumta më pesë
Shtëpia e acartë rrënqethet
e hungërrin
S’ka gjë që e ngroh
As kafja, as buka e thekur
Maçoku i zi gërrhet
si daulle lufte
Verës është më ndryshe
Mund të dalësh në kopsht dhe ujit trëndafilët
Kështu thonë
Por tani s’ke nga ia mban
Shtëpia e akullt më zgërdhihet në surrat
Vështrohemi
Unë hesht ajo hesht
Sikur matim forcat
Kush do të rrënohet e para.

© shqipëroi Maksim Rakipaj