Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj


Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Lumturi

Më jep pak dritë nga drita jote,
të mendoj se edhe unë jetoj,
të kuptoj vlerën e gjërave që më rrethojnë,
e fjalën profetike të zotit të besoj,
se unë zgjohem, kur të tjerët flenë
e fle në dritë të diellit shpirtzbuluar,
pikturoj ëndrrat me të bukurën hënë
e frymëzimin marr tek të artat yje.

Çdo ditë nisem të arrij tek ty
se jetoj çdo çast e dashuruar,
me flatrat shpresë vazhdoj fluturimin
drejt horizonteve prek lumturinë,
se është njerëzore,
të kem dëshira,
të fshehem tek ti,
të bëhem e padukshme
e të të kërkoj  pa ndroje,
për pushtim ndjenjash,
për ndalje të kohës,
klithje me zë,
ofshamë kënaqësie,
çlirim shpirtrash,
për rilindje dashurie.

Se yjet e dëshirave në qiellin tënd
enden shpresave bamirëse
në kërkim të njerëzve të vërtetë,
rrethuar prej dritës,
ku thyhet vështrimi i të panjohurës,
që struket cepave të padukshëm
nga frika e tretjes mikluese të lumturisë,
mbështjellë  rreth sekreteve mistike,
kthyer në reflekse lëvizjesh hermetike.

 

Ndryshe…

Mendimet fluturojnë me krahët e ëndrrave
si zogjtë e lirë qiellit të kaltër,
kurse fati rrokulliset rrugëve e shtigjeve të kohës që nuk di të ndalet asnjë çast
e ne burgosim brenda vetes gjithë sekretet e kujtimet.
Universi i plotë fle brenda njeriut
e shkruan çdo faqe në librin e shenjtë
për misteret e stinëve,muajve e ditëve,
për përmasat e gëzimeve e dhimbjeve,
për engjëjt e demonët që takojmë çdo ditë,
për ndjenjat e zjarrta e të përgjumura
në udhëkryqin e zgjedhjes së kahut të duhur të lëvizjes,
në udhëtimin e gjatë të mallit për atë që shkon
e nuk kthehet dhe atë që na pret në rrëmujën e zhurmshme të përditshmërisë së njerëzve rastësorë,
nën simfoninë e ardhmërisë joshëse
me lumin e fjalëve shtegtuese në imagjinatë
në lojën e përjetshme mes territ e dritës,
ku toka zgjat krahët e lutet me sytë drejt qiellit
në pritje të së panjohurave të së nesërmes ndryshe…

 

Oqean…

Hipnoza e endjes së mendjes
është në kërkim të kufijve të vetes
të dukshëm e të padukshëm
të realitetit me diell e hënë
në kërkim misteri e sekretesh
për gjithë ndjesitë,
ku dëshirat marrosen për dashurinë
në ëndrrat e vërteta
të shpresës balsam shpirti
të pasionit që digjet
duke humbur sensin e kohës,
për të gjitha çastet e rastet
e shpërfilljes e harresës pa dashje
të ekzistencës në qendër të Universit,
ku qenia njerëzore rrëmbehet
nga ndjenjat ylber
të forcës së gravitetit dashurues
të përjetësisë eterike blatuar në zemër
në ujëvarë fjalësh që rrjedhin pa ndalur
në oqeanin e pasosur të poezisë
prej materies dhe ndërgjegjes.

One thought on “Poezi nga Marjeta Shatro – Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s