SY LULËKUQESH / Poezi nga Fatbardha Behri Kaci

 
Poezi nga Fatbardha Behri Kaci
 
 
 
SY LULËKUQESH
 
Tokë e përgjakur ,
me sy lulëkuqesh drejt qiellit .
Plagosur ai ,plagosur shpirt i diellit .
Shi i dhëmbjes mbi flatra kujtimesh ,
feniksë të mosharresës.
Retë e tokë-kohësisë vërtiten,
ngrejnë me dritë kalanë e së vërtetës ,
ku qindramijë lulëkuqe frymënxjerrin etjen e lirisë.
I ndjen në mushkëri Dardani.
Duart e zemrës së Dheut ,
të mijra dhëmbjeve trokasin,
thërrasinnë damarët e kohës,
që gjak i miliona të pafajshmëve ,
të ujisë lisin e motmotit .
Ky Zot i tokës !
Me rrënjë pellazge ,krahë arbërore,
gjethnajë rrëzëllitëse shqiptare .
 
Sy lulëkuqesh .Drejt qiellit vërvitni zikuqen e dhimbjes mëmësore .
Zezoma e tmerrit ende i bën yjet të dridhen.
Krime makabre:
Sy ,koka ,krahë ,fetuse …
Këmisha nebulozash përgjakur ,
nga pushtues shekujsh nxirosur në flakë babëzie .
 
Toka jonë brazduar tmerresh
dhe ëndrrash ylberesh lirie .
Këndon në dhëmbje shpirtpaepur në tela çiftelie,të vërtetat zjarruese :
Thellësi shqiptare -valëzime gjithësie ,
në vetëtima sysh lulëkuqesh …
—–
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s