Recension për vëllimin poetik “Vjeshta është shtëpia ime” të autores Mercedes Gega / Nga: Kristaq Turtulli

 
Recension për vëllimin poetik “Vjeshta është shtëpia ime” të autores Mercedes Gega
 
Ashtu si qielli, i pafund e i paanë, me plot yje të mëdhenj e të vegjël, edhe poetët kanë qiellin e tyre me yje më vete, të largët dhe të afërt, të vegjël dhe të mëdhenj, me pak ndriçim dhe me shumë shkëlqim.
E pra, në mes të kësaj yjësie poetësh vjen edhe poetja Mercedes Gega, me zërin e vet me çiltërsinë kristalore femërore. Me këngën e vet të sinqertë. Me tringëllimën drithëruese të zemrës së vet, me shqetësimet e veta qytetare femërore dhe shpirtërore.
 
Mercedes Gega
 
Librin e lexova me kënaqësi.
Është një kurajo e bukur dhe një përpjekje serioze për të dhënë dhe përçuar një mendim, ndjenjë dhe unin e saj poetik. Në poezitë e Mercedesit dallohet delikatesa, freskia femërore, mushti poetik, rrjedhshmëria e vargut dhe muzikaliteti, të cilën e kërkon aq shumë poezia dhe ndjenja e brishtë. Autorja qëmton temat dhe rrahjet e zemrës. Pasqyron me vërtetësi dhe art shqetësimet, brengat, pritjet, ndarjet dhe të vërtetat e jetës, ka krenari të bukur, respekt për vendin, prindërit dhe jetën. Shumë prej poezive të saj mbartin mendim filozofik të shprehur në pak vargje që për mua është shumë e rëndësishme, sot, në poetikën moderne.
Poetja i këndon me shpirt dashurisë së sinqertë:
Më lejo të jem pranë / vetmia nuk bën për ty / Fryma ime të shpërndajë / Gjithë retë nga qielli i syve të tu! / Lërmë të të dua siç di.
Ka sinqeritet poetja, ka forcë, besim te vetja dhe dashuria. Mbasi një poete dhe një femër di të shpalosë me aq forcë, guxim, bukur dhe freski të shenjtën dashuri.
Kryesisht në poezitë e freskëta të librit të saj poetik autorja i këndon me patos, dashurisë, jetës, bukurisë së natyrës dhe atje ku gjen zhgënjim me forcë dhe dinjitet di të dalë nga kjo gjendje edhe më fort më e bukur e plot dinjitet.
Shumë prej poezive të Mercedesit mbartin mendim filozofik të shprehur në pak vargje, gjë që për mua është shumë e rëndësishme, sot në poetikën moderne.
Autorja shkruan në varg të lirë dhe kjo është veçantia e saj.
Ajo ka dhe ruan në shpirt, vrullin, ëmbëlsinë dhe sensin e bukur poetik. Kjo gjë pasqyrohet në gjithë poezitë e librit te saj.
E përshëndes dhe i uroj suksese të mëtejshme poetes Mecedes Gega.
 
 

Nga: Kristaq Turtulli

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s