Për ata që shkruajnë Hajku – Pak histori… (Shkëputur nga libri me studime kritike “Vargu grek” dhe metamorfoza prej shekullit te X e deri me sot” të poetes, studiuses Panajota Hristopulu-Zaloni ( fragmentarizuar) / Përkthyeu: Andrea Petromilo

 
Panajota Hristopulu Zaloni
 
 
Në gjurmë të prozës helene
 
Për ata që shkruajnë Hajku
 
Pak histori…
 
Shkëputur nga libri me studime kritike
“Vargu grek” dhe metamorfoza prej shekullit te X e deri me sot”
te poetes,studiuses Panajota Hristopulu-Zaloni
 
(fragmentarizuar)
 
Përkthyer nga Andrea Petromilo
Ndërsa poezia “Zen”kishte mbizotëruar në Kinë dhe Japoni deri në shekullin 12-13 –të, paralel nisi të shkruhet një formë e re poetike e risisë enigmatike të mësuesve të mëdhenj dhe murgjve të manastireve, që kishin (“ martuar”) klonuar, në mendjen e në zemërn e tyre, të dy mendësitë fetare, Budizmin dhe Tajzmonizmin.
Veçanërisht, në Japoni, rreth shekullit të 15-16-të mori përparësi poezia Hajku.
Mësuesi –poet përzgjodhi të japi një formë të veçantë në fjalën e tij poetike me epigrame trevargëshe dhe me një korrektësi ritmike të rrokjeve. Në tre rreshta dhe jo më shumë se 17 rrokje, me një alternim skematik 5-7-5, poeti realizon metamorfozën e fjalës së tij në poezi Hajku.
Në karakterin e vet poezia Hajku është lakonike, shprehësi i saj ( poeti) ndjek brenda gjithë mundësive ngjeshjen e idesë, të shfaqjes epigramike të çastit “mbizotërues”( maniak), të lojës së fjalës së mençur, madje me kënaqësinë e lojë-fjalës.
Kufizimi i rrokjeve imponon thellësinë e fjalës dhe operimin e saj me saktësi.
Hajku-ja lind, jeton dhe merr përparësi në marrëdhënie të drejtpërdrejt me natyrën, me thjeshtësinë e fjalëve, sinonimatin e emërtesës së gjërave, forcën e tyre karahsuese, me temat e zakonshme.
Hajku-ja e traditës paraqet dy pamje të përkundërta, njera e përqasjes kohore dhe tjetra e forcës (stigmaizimit) , por ama, përkujdesjes e shmangjes përshpejtimit. Gërshetimi i tyre nxit tronditje shpirtërore dhe trishtim.
Hajku-ja është përherë pa titull. Koha e artë e tij nisi në shekullin e 16-të me mësuesit e mëdhenj Basho, Busu, Issa, Shiki, Kito, etj…
Kjo formë poetike ka qenë dhe është shumë popullore në lindjen e largme dhe jo vetëm. Në Japoni u krjiuan shkolla të Hajku-së me rregulla të rrepta të të shkruarit për anëtarët dhe përgjithësisht në funksionimin e tyre. Veçse një pjesë e madhe e tyre e braktisën Hajku-në e vëshirë klasike të 17 rrokshit dhe përqafuan vargun e lirë.
Forma e Hajku-së kaloi pothuajse lehtësisht dhe u birësua nga poezia Angloamerikane rreth fillimit të shekullit të 20-të, ndërsa mbajtën një qëndrim të rezervuar poetët europian. Madje dhe poetët më të rinj u dashuruan pas hajku-së si Seferi, Antoniu, etj. Sigurisht që poetët grek ashtu si dhe europianët, preferuan poezinë, poezinë epigramike, e cila në thelb nuk ndryshon shumë nga forma dhe( fabula) lënda e hajku-së.
 
Hristos Kondovunisios
 
“Shtëpi e bletës
Luleshtroje pranvere
Këngë e pjalmit”
 
Hajku-të janë poezi të vogla trivargëshe, – që në formën japoneze- kanë të parën dhe të tretën pesërokëshe ndërsa të dytën shtatë rrokësh. Përshrypjen e poezisë e përplotëson melodia e të dëgjuarit dhe kornizimi i fjalëve të shkruara. Në greqi dhe në vendet e tjera nuk ruhet me rigorozitet numri i rrokjeve.
Senriotet, sipas poetit Karai Senriu , është një formë më e lehtë Hajku, është e lirë nga rregullat strikt.
Historia e Hajku-së
Format e hershme të hajkusë ishte Tanga( me metrikën 31 rrokëshe në dy grupime 5-7-5 dhe 7-7 dhe Renga ( një znxhir prej tanga). Fillimisht shumë poet vijuan me tanka në bashkëpunim . I pari poet krijonte hokku ( strofën e parë të tankës 5-7-5), i dyti macuku-në (strofën e mëposhtmen 7-7).
Kjo lloj i poezisë grup ishte e njohur si Uaka ( poezi festive, e gëzimeve). Më vonë , si një lloj loje popullore, krijoheshin një varg zinxhir tanka , që i çoi në hakai- renka, ku strofat bashkoheshin midis tyre nga tematika…
Në shekullin e 13-të shfaqen të parat Hokou, si një formë e veçantë lirike. Hokou mori përhapje si poezi shakaje, që vinte në lojë dhe u bë e dashur(e pëlqyeshme)tek oborrtarët dhe tek Samurajt.
Ajo që sot quhet Hajku klasik lindi në shekullin e 16-të, në fillim të periusdhës Edo.
Veçnësitë e kësaj periudhe, krijuan idenë e një populli të mbyllur, të palëvizshëm, ngaqë shoqëria drejtohej nga një sistem feudal. Dhe Japonia pothuajse i nderpreu plotësisht marrëdhëniet me botën jashtë. Hajku-ja, mori ndryshime.
Ashtu siç e perifrazon Baso, donte të përcillte idenë e mbylljes( palëvizshmërisë) brenda lëvizjes. U shfaqën nënlloje Hajku , si kuoka humori( “vargu i çmendur”), ose të tjera, që ishin satirik , por dhe hajku më serioze.
 
Ecuria e Hajku-së u step nga idetë Taojzm-së dhe Budizm-it.
 
(Marrë nga Viqipedhia, enciklopedia e lirë)
Shkruan Panajota Hristopulu Zaloni
 
 
Panajota Hristopulu Zaloni & Antonis Kai
 
Hajku-ja, është poezi mikroskopike, vetëm me 17 rrokje. Nuk është epigram ose thënie i vogël, as diçka e huajtur, romanitke ose diçka skolastike.
Provokimi, apo ndëmarrja për të shkruar Hajku, me rregullat klasike, kërkon këllqe të forta, për treguar talentin poetik dhe aftësinë e poetit në këtë lloj poezie. Hajku-ja të mahnit me bukurinë e çastit , me të vërtetën dhe momentin me tablonë e pastër, se sa me botën shpirtërore, dhe me ndjenjat e përpunuara të shtresëzuara mekanikisht.
Hajku-ja është një praktikë- ushtrimi të shpirtit dhe shprehjes së kursyer të fjalës. Është i vogël, i brishtë, i lehtë, jo i vështirë-jo i lodhshëm- i shpejtë, një poezi e plotë, e pefunduar, që tërheq vëmendjen e lexuesit. (na thotë poetja Zoi Savina).
 
Elementët e saj janë:
 
• Surpriza ( vargu itretë)
• Shpirtërorja , humori
• Tabloja, metrika që nuk duket)
• muzikaliteti
 
Kjo poete, më e mira në Greqi, thotë:” Troket dhe hapet dera drejt kopshtit, derdh qumështin nga kupa jote dhe shijon ëmbëlsinë e shpirtit.”
Është i vështirë Hajku-ja klasike, të sjell vërdallë në zgjidhje të gabuara, në zgjidhje të vështira. Me ushtrimin në këtë lloj poezie, po të kesh dhuntinë e një frymëzimi të mirë dhe jo të stisjes mekanike, do arrish ndjesinë harmonike dhe do zbulosh shkëlqimin e diamandit, që quhet Hajku. Ja dy hajku të poetes Tulla Butu
 
“Xixëllonja
Në errësirën e pyllit
Përmbytje dritash”
 
Ose
 
“Skafandër- ëndrrash
Që nuk u shterë kurrë
Sinjal rreziku”
 
Po të vërehet, në vargun e dytë, në fjalën e fundit pritet mendimi dhe vijon vargu i tretë me pesë rrokje me të papriturën(surprizën), i pavarur, që ngre vlerën e trevargshit të vogël( poezisë Hajku). Butu-ja thotë se “Hajku-ja, me vargëzimin 5-7-5, dallohet për ngjeshjen…”
Nga më të mirët e Hajku-së moderne Imagushi Seiçi na shpjegon se fjala” hai” do të thotë shpirt, dhe e lidh me një figurë të natyrës, që duhet ta përqasësh me shenja, që të marri frymë, thellësi, kuptim, të jetë diçka më e thellë se sa një fotografi e stampuar në çast.
Pikaso është shprehur për këtë sort poezie:” Hajku-ja, sa bukuri e thjeshtë!”
Paul Valerie ka theksuar se Hajku është skicimi i paparashikuar, kaq i thjeshtë dhe i gëzueshëm, që e transformon në drithërimë (fërgëllimë) dhe në aromë flladi jetësor.
 
 
 

Përkthyeu: Andrea Petromilo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s