Ndahet nga jeta shkrimtari, poeti i një sërë librave për fëmijë, studiuesi dhe publicisti Trifon Dafa!

 
Ndahet nga jeta shkrimtari, poeti i një sërë librave për fëmijë, studiuesi dhe publicisti Trifon Dafa!
 
Lamtumirë Trifon!
 
Shkrimtari, poeti dhe editori i librit tim të parë nuk di të humbasë nëpër mjergull, por avitet përherë e më pranë nesh, ashtu sikurse ishte vetëm ai, i rreptë gjer në rrebelim dhe hokatar, njohës i një bote të tërë dhe një shpirt i madh, gjurmë e patjetërsueshme dhe memorie që ecën me kohën.
 
Nuk kishte ditë të mos pinim kafen bashkë atje në qytetin e gurtë, ose nje gotë konjak dhe të molloisnim stigmat e asaj botë që niste me Dhëmbelin e lahej pragut të dhimbjes së Vjosës, të cilat ti i doje kaq shume dhe që për Ty më duhet ti rishkruaj e kthej në paskohë.
 
Po ti o lum *Miku ishe më shumë se një vëlla , ishe det i thellë dhe hapësirë e pafundme, njeri i mendimit dhe qëllimeve të shenjta që të shkuarën e ktheve në të sotme dhe të nesërmen në të ardhme.
 
Ikjet janë si shtegtimet, të cilat duken sikur humbasin vështrimit por rikthehen me bukurinë e stinës, dhe ashtu si nëpër vegim vijnë me diellin për të rrezatuar flakën e përjetshme të shpirtit.
 
Nuk egziston fjala Lamtumirë, por vetëm fjala bashkëudhëtim i përhershëm, i cili të identifikon dhe njeh vetëm me emrin Trifon Dafa.
 
 
Përjetë në amshim
(Trifon Dafës)
 
Ç’ farë krenarie fsheh ky vështrim
ky sy që thyen brilantet e ngjyrave në prizmet e asaj bote që e ftilloi majë gishtrinjve
poshtë asaj republike
që dhimbte gjer në shpirt
me shpirtin kryengritës rrebelim
në Vjosë e dallgëzuar
që shembte çdo gjë
për t’ u kthjelluar më pas në vështrimin e dlirë.
 
Të të quaj mik është pak
vëlla po,
se këshillat e tua prej ati më ushqyen dejet
më bënë ky që jam sot
një shkrues i atij fragmenti drite
ku ti më the hesht para se të flasësh
e fol për të thyer heshtjen e gjatë!
 
Ikjet janë si zogjtë
largohen me Vjeshtën dhe gjethet e humbura nëpër shi
kthimet janë të befta
zgjojnë harbimin e shpërthimeve të lastarëve të rinj
në fjalën e mbjellur
lëndinës së luleve që i qepet malit
e kundërmon aromën e blirëve dhe dafinave flladitur në shkëmbinj
gjurmë e pranverës së sapoçelur
përjetë në amshim!
 
@sheleagron

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s