Poezi nga Dhimitër Nica

 
Poezi nga Dhimitër Nica
 
 
 
Një puthje shkarazi…
Për ty…
 
Ti sapo kishe dalë nga ai dush i ngrohtë,
me rrobdishanin hedhur përsipër,
unë hyra në dhomën tënde ashtu si “ kot… ”
dhe ngela më shumë se i mahnitur!
 
Flokët me avull shpërndanin fije ari,
duart të dridheshin, shtërngonin rrobdishanin fort,
unë i krisuri, i marrë pas të marri,
ngela i bllokuar, një buf, më shumë se idiot…
 
Ashtu i përhumbur, shkarazi të putha mbi flokë,
ti u ktheve nga ana tjetër,prisje sulmin mbi Trojë,
një forcë magjike m’i bllokoi të tëra, më ngriti mbi tokë,
zemra ndaloi, u ngatërruan fjalët, ngela pa gojë…
 
Ti këto ndoshta s’i ke mësuar akoma,
po t’i them t’i dish,nuk lihen gjërat me borxhe,
do vijë dita t’i bëjmë të gjitha,do rikthehet ora,
te puthja shkarazi me fije ari, çelin e riçelin gonxhe !
 
 
 
MERAK
 
U ngrita pa pritur në mesnatë!
Qetësi rrënqethëse…
E vetmja zhurmë,
frymëmarrja jote, tik-tak,
si një orë dashurie !
 
 
 
S’MËSOVA DOT TË URREJ!
 
Kjo është e keqja ime,
këtë të keqe e kam unë,
kur jap fjalë e premtime
dua t’i mbaj deri në fund…
 
Si atëherë në ditën e parë,
kur të thashë të dua shumë,
do të mbaj si lule maji,
që natë e ditë të kem parfum…
 
E sot po atë të keqe kam unë,
të dua njëlloj si ditën e parë
edhe kur më ngroh’ ëmbël mbi buzë,
edhe kur ngatërrojmë ca fjalë…
 
Natyrisht, që jeta ka cingërrima
e përmes tyre ne lidhemi më shumë
edhe kur sytë shkrepin vetëtima,
edhe kur brenda teje ndodhem unë !
 
© Dhimnica, Selanik.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s