Diku ku dielli nuk perëndon / Poezi nga Enxhi Drapi

 
Poezi nga Enxhi Drapi
 
 
Diku ku dielli nuk
perëndon
 
Vuajmë ditë për të shkuar diku
Mundohemi të luftojmë pa e ditur se ku
Dita shpejt mbaron e dielli perëndon
Dikush më tha: Si i verbër dritën po kërkon
 
Perëndimi godet qënien time në qelizë
Në shpirt mezi po rris një filiz
Përqafuar imagjinarisht me ty gjumin nis
Sapo del dielli ti nis e më braktis
Diku ku dielli nuk perëndon
Atje ku jeta fillon dhe nuk mbaron
Dashuria e bukur, por të mundon
Nëse cilësinë e të vërtetës gëzon, fiton!
 
Është sprovë a mënyrë jetese nuk e di..
Vështirësia duhet të ketë një lehtësim
Sytë e tu të gdhendur në shpirtin tim
Fytyra jote më sjell ndriçim e trishtim
Kordat e zërit kur të përmend më shtrembërohen
Por ia vlen kur shikoj plagët të më shërohen
Sipërfaqja e qiellit me pëllëmbë nuk matet
Koha pa dëshirën tonë zgjatet
Mirësia + mirësi = besnikëri
Me ty përqafuar do qëndroj deri në përjetësi
Përjetësia është shumë pranë nesh bukuroshe…
Diku ku dielli nuk perëndon.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s