IKJA E POETIT (Kushtuar poetit Zoi Dashi) / Poezi nga Valentina K. Dafa

 
Poezi nga Valentina K. Dafa
 
 
IKJA E POETIT
Kushtuar poetit Zoi Dashi
 
Sot, vitet s`kërcasin si dje…
sot, dhembja mbështjell me dinjitet,
me frymë poeti është,
Hapat e ujshëm në lotë dridhen
Në ikje pa kthim kuptojmë se duhemi aq fort,
se forca nuk na i mbyt dot ethet e thershme në kraharor
përndjekjen rebele të jetës pa paqe,
të vuajtjes së madhe për të mbetur njeri…
në botën pa prag ku kërkon të kapesh,
ku as vatër e as hasëm s`i njeh
se atdheu e njerkëdheu të përpin dritën e syrit
e syrit të mbetur përpas gjith`herë
si zogu që rend stinës e kurrkund s`ka një fole
…sa e madhe kjo dhimbje e portretshme
që s`mund të futet në kornizë
si prurjet e vrullshme të shpirtit të tij
derdhur në fjalë, në rreshta e libra…
në dorëshkrime të heshtura sirtarësh,
mandej asnjë përmasë s`mundet t`i nxejë,
asnjë kraharor që t`i mbajë…
…kris …e pelcet jeta…
mbledh kortezhe stinësh,
në një ditë zie si kjo
që ujshëm niset në një dhimbje të re
….sot, as dita as nata s`kërcet si dje
mbështjelle me frymën e poetit është
e butë
e brishtë
rebele
e ëndërrt
me vezullimin e prag Krishtlindjes
veshur me këpucë të reja…
sot s`kërcet,
shkon në meshën e parë të përshpirtjes
 
Nga vëllimi ” Kohë për çaj” / valentina dafa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s