Alush AVDULI (Albania) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Alush AVDULI (Albania)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
U lind në fshatin Shalës, të krahinës së Konispolit, më 26 maj 1953. Çuditërisht, lindi në varrezat e fshatit, ku e jëma merrte pjesë në një ceremoni varrimi. Shkollën e meseme e kreu në gjimnazin “Bido Seiko” Konispol , me rezultate shumë të mira. Për arsye biografike, që koha i kishte shumë për shtat, nuk iu dha e drejta e studimeve të larta. Alushi është i apasionuar dhe i talentuar në fushën e leximit dhe të krijimtarisë letrare që në moshën shkollore. Asnjëherë nuk rreshti së lexuari dhe së krijuari. Ka botuar vëllimët me pozi, “Lirikat e Konispolit” dhe “Në një sitë të thatë”
Ka botuar gjithashtu; “Përkthimi i heshtjes”- ese , përkthime, “ Utopia ne festë” – ese , përkthime dhe “ Mendime pa strehë” – ese, përkthime. Ka në proces botimi librat; “Skica në mjegull”, poezi dhe “Arkivoli shtat zënë” – meditime.
 
 
NË VORREZA
 
Të vdekurit që heshtin
Pranë e pranë
E mohojnë ringjalljen
Se frikë e kanë
Koston e lartë të varrit.
?/?
Të kërkoj në rrugët e pikëllimit
Që më ofron vetmia,
Të kërkoj brenda errësirës
Të paraqëndrimeve të trurit
Dhe të ndjej që mbytej
Në gjolin e përditshëm të agonisë.
Ëndrra të hedhura në mbeturina.
E djeshmja e ka gdhendur epitafin e së ardhmes.
Po unë ç’kërkoj?…..
 
 
 
PAS VDEKJES
 
Nëse mbas vitesh do më kujtoni
me mosqënien time
Më gjeni buzë një rruge të verbër
që askund të çon.
Me mundësinë e boshllëqeve
në sytë e shuar
Vështrimin e botës në pagjakësi
e ngjyej
Dhe gjithshka përfundon pa përfundim
Ju që s’keni vdekur
Dhe ju që jetoni akoma
Unë duke u kalbur
Në të nëndheshmen errësirë,
Ju përshëndes:Lamtumirë! Lamtumirë
Dhe ju njerëz që s’keni lindur
Pemë që akoma s’jeni djegur,
Këngë që s’kam për t’iu kënduar,
Ngjarje që s’kam për t’iu jetuar
Lamtumirë humbjet e mia të thella,
shpirtra të prajshëm
Sa mjergulla verore mbi lumë,
Lamtumirë!
Nuk sos një jetë të mrekullosh
Një jetë është pak për poetin , njerinë
Në pamundësi për më tepër
Lamtumirë! Lamtumirë!
 
 
 
ZBRAZËTI MEDITIMI
 
Me sekond hapet zanafilla e kohës
Po mese do përfundoj?
Në kthesën e buzëqeshjes
Do shfaqet pikëllimi?
Ç’të bëj me tejet ngjashmëritë
Veshur me uniformën e pistë të barazisë?
Syri i djathtë pse shikon edhe majtas?
Pyetjet me gatishmëri maskuar
Përgjigjie huazojnë nga pritja.
Synimi i qënies që lind,
Është që mos të jetë.
Ç’fjalë e rrallë Përjetësia!
Kudo që shkon qënia idjote
Vetvete do të takoj.
Ngaqë si ka qejf ndryshimet
Në vendet parajsë është ferr.
Zëra njëjtësi me zhurmën
Reklamojnë humbjet
Dhe idiotët si të pafitueshëm
Rikthehen në përfundime.
Dhe sa herë i numëron zbrazëtia
Dalin më shumë,
Edhe pse u është dhënë rasti
Të kujtojnë atë që nuk janë.
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s