Xhelal TOSKU (ALBANIA) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Xhelal TOSKU (ALBANIA)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
Xhelal Tosku u lind dhe jeton në qytetin e Rrogozhines. Pasi mbaroi gjimnazin ndoqi studimet ne Fakultetin e Veterinarise prane UB të Tiranës dhe me pas Fakultetin Gjuhe -Letersi pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Eshtë specializuar si bibliotekan pranë Bibliotekes Kombëtare ne Tiranë. Ka punuar si mjek veteriner, mësues , bibliotekan. Aktualisht është përgjegjës i Qendrës Kulturore Rrogozhinë. Ka botuar këto libra “Në stacionin e parë”, “Mos harro te vish”, “Trishtim i verbër”, “Qiparis në rrugë”, “Asgjë më pastaj” , “Tani per tani” dhe “Thjeshtë fare”.
 
 
 
***
 
Lumi i fushave të mia
do bëhet det
përroi i kopshtit tim
do bëhet det
loti i syrit tim
det do të bëhet
sepse dashuria bën
ashtu sic di.
 
 
 
***
 
Dje fare pranë teje
sot larg shumë larg
 
dheut nuk i duhen
eshtrat e mija
qiejt nuk i dua vetë
 
më thuj vetëm një fjalë
një fjalë të vetme
që të mos cmendem.
 
 
 
***
 
Edhe dritën të ndezësh
për mua njësoj është:
ërrësirë.
 
Pak e nga pak
përditë e nga pak
të gjithë ju
mbollët tek unë
kaq shumë pikëllim
 
paskam një dhimbje të madhe
në shpirt.
 
 
 
FILOZOFIA
 
Koha nuk egziston.
Më besoni: e them unë
që koha do më hajë
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s