Kosta NUSHI (Albania – Greqi) – Poetë të takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

 
Kosta NUSHI (Albania – Greqi)
 
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
 
U lind në Velahovë të Sarandës më 5 prill 1962. Poet dhe muzikant me studime në Akademinë e Arteve të Tiranës, si dhe me studime të mëtejshme kompozimi në Athinë.
Ka botuar poezi, kritika, artikuj dhe intervista në gazeta e revista të Shqipërisë, Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë e te Rusisë. Është pedagog në liceun e Muzikes, ne Ilion të Athinës.
Poezi të Kosta Nushit, janë botuar në antologji të ndryshme ballkanike dhe europiane. Është promovuar e dekoruar në Athinë, në Vidin e Pleven të Bullgarisë, si dhe në Stamboll në fushën e krijimtarisë letrare, por dhe në atë muzikore. Eshte dekoruar gjithashtu, nga Unesco Otle e Greqise.
Ka botuar këto vëllime poetike: -Simfoni legjendare. Athine, 1999 ENBI
-Rruga Liria, Athine 2009. Botimet, Odhos Panos.-Trilogjia e vendit tim. Gjirokaster, 2012. Argjiro. -Shenjat e gishtave. Athine 2020. Botimet “24 gramata” (Ky liber ka fituar cmimin “APOLLON” ne konkursin ndekombetar K.P.KAVAFIS, me mbeshtetjen e Akademise se Athines). -Rrembeje fatin! Sofje, 2012. (qarkullon i perkthyer ne Bullgari)
Ka përkthyer në greqisht disa poetë shiptarë, midis të cilëve edhe poetin e Klubit të Krijuesve Jonianë, Bardhyl Maliqi me “Perandorinë e zogjve”. Nëntor 2016.
 
 
KARABINAT
 
Gjurmë edhe shenja kalimi përmbi pluhur
nga lepuj, dhelpra e ketra,
kanë ngelur në kopshtin tim që prej ditësh.
Por unë nuk i ngacmoj.
Dhe as do tua kallzoj këtë gjuetarëve me cifte.
Dje qante një dhelpër vocërrake në pyll, brenda ferrave.
Nriçonin në skëterrë sytë e saj si thegjinj të ndezur.
 
Këto bisha që kanë qëndruar këtu,
them t’i zbus, mbase rrijnë ne fshat,
së bashku me ne te “tre dhe gjelin”.
Sepse njerëzit u egërsuan dhe u larguan gjithkund,
thua se dikush i kishte ndjekur me karabina.
 
 
 
UDHËZUESJA JONË QUHEJ ARTEMISA…
 
Udhëzuesja ishte e stërbardhë si ajo kumbulla e sapoçelur
që kishte mbirë tek shkembënjtë e Butrintit.
Dhe ndërsa ajo qëndronte në një tarracë
pranë një statuje antike, tek baza e saj,
kemi vërejtur me habi se i ngjasonte Artemisës.
Aq shume i ngjante
sa që turistët filluan komplimentat
dhe me kot vunë në dyshim origjinën e emrit të saj!
Kështu, ndërsa po bisedonin me pasion të ekzagjeruar,
mua me erdhi në mendje Artemisa e mitologjisë.
Artemisa që u shndërrua në dre
dhe kaloi midis gjigandëve Aloade:
Oton dhe Efialtin i ndëshkoi kjo perëndeshë
që të vrasin njëri-tjetrin me heshta për mendjengushtësinë e tyre.
Dhe pasi perëndesha Artemis u hakmuar
për fyerjen arrogante të nderit të saj
me të njëjtën befasi ajo u fut përsëri në kohën tonë.
Artemisa urgjentisht qëndroi pa u vënë re në një piedestal lart,
pranë udhërrëfyeses sonë, perëndeshës vezulluese.
 
 
 
FUNDI SEZONI
 
Koronavirusi pjesërisht ka debuar pa dashje
te këqijtë dhe hajdutët.
Shumë prej nesh, do të lëmë pas zakonet e kohës së infektuar
padyshim edhe koronavirusin e lakmisë dhe te zilisë.
Ndoshta i shpëtojmë “rërës së lëvizshme”
Pikerishtë ne atë pikë
qe babëzia e globalizmit
përputhet me naivitetin e internacionalizmit.
Sidoqoftë, parullat anarkiste kunder sisstemit dhe kombit,
do të vijojne të palëkundshme.
Do të rendojnë mbi mure me tonelata boje.
Thua se historia mijëravjeçare revizionohët njëherësh, abra-katabra.
Një ditë lufta e fshehtë do të marrë fund
dhe do të dalim pa kujdes nëper sheshe.
Instiktivisht prej zakonit do të jemi vigjilentë
për një luftë tjetë të afërt, atë të padeklaruar.
 
 
 
 

Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s