Dashamir MALO (Albania)
International Poetry Meeting Saranda 2020 (Albania)
Takimi Ndërkombëtar Poetik, Sarandë 2020
Dashamir Malo, lindi në Malëshovë, Përmet. I diplomuar në Akademine Ushtarake dhe më vonë në Akademinë e Policisë. Prej vitit 1988 banon dhe punon në qytetin e Sarandës.
Ka botuar gjashtë vëllime me poezi dhe ka përkthyer në gjuhën shqipe tre vëllime me poezi nga autorë të huaj. Eshtë pjesëmarrës në disa antologji poetike në gjuhën shqipe dhe gjuhë të huaja. Ka sjellë në gjuhën shqipe disa cikle me poezi nga poetë të huaj, gjithashtu cikle me poezi të tij janë botuar në gjuhën italiane, greke, bullgare, angleze dhe maqedonase. Së fundmi kanë qarkulluar vëllimi i tij me poezi “Dritëhije”, dhe vëllimi poetic “Ylber ndjesish”, përkthim në shqip i shtatë autorëve të huaj.
Midis vlerësimeve që ka marrë poezia e tij vlen të përmendet Çmimi i Parë për ciklin me poezi, “Ylberë të rremë”, në Konkursin e Tretë Ndërkombëtar të Poezisë ” Zëra lirikë “, Sofie, Bullgari 2014. Aktualisht është sekretar i Klubit të Krijuesve Jonianë, Sarandë.
***
Duhet të kesh diçka diellore,
vërtet.
Ndryshe,
si ta shpjegoj ndryshimin e kursit
të Tokës dhe rrotullimin e saj
rreth teje?!
PRANVERËN E THËRRAS ME EMRIN TËND
Qysh kur të njoha ty
pranverën e thërras me emrin
tënd.
*
Shkruaj emrin tënd
dhe gjuha ime
bëhet hyjnore.
*
Prej gjelbërimit të syve
të tu
zë fill
lulëzimi i pranverave.
*
Jetoja me imazhin tënd
magjepsës
jetoja
deri në momentin
që u bëre reale.
DUSHKAJA NË PRAG PRANVERE
Dushkaja përgatitet të vishet me
blerim,
vetëm mbi një lis
do të këndojë qyqja.
*
Kumbull vetmitare ne mes të
ugarit.
Pranvera të paska veshur me fustanin
e bardhë!
Po ku janë dasmorët?!
Po krushqit ku do të kenë mbetur
vallë?!
*
Mitik zjarri.
Mitik ai që njerëzve ua dhuroi.
Të rinj vetëm zjarrvënësit.
Antologji e takimit Trirema e Poezisë Joniane, Sarandë, Albania 2020
With you!