SHQIPËRIA – Poezi nga Naim Frasheri / Përgatiti materialin Arqile V. Gjata

 
Poezi nga Naim Frasheri
 
 
SHQIPËRIA
 
Bota që kur është zënë
Shqipëria gjall ka qënë
Pellazg’u thonin më parë
Më së fundi Shqipëtarë
Gjuh’që kishin Pellazgjitë
Atë flisnin Perënditë
Atë kanë Shqipëtarët
Siç e kishin dhe të parët
Gëqishten ajo e polli
Llatinishtja q’atje dolli
Bijtë t’anë jan’ Elinët
Si-ndë-kur edhe Llatinët
Edhe gjithë Evropanët
Që duallë nga Romanët
Neve jemi më të parë
Në Evropë nga ç’do farë
Gjithë bota vin që moti
Në Tomorr ku ishte Zoti
Që t’i falen Perëndisë
Zotit math të Shqipërisë
Zëri, flaka s’ishte kot
Q’i nxjerr Tomorri dhe sot
Ahere kish s’di se cinë
Tani ka Abas Alinë
Shqipëtari trim me fletë
Ka rrojtur në këtë jetë
Kemi pasur mbretërira
Edhe fort shumë të mira
Kemi bërë shumë punë
Po gjithë vanë për lumë
Aleksandri ish Shqiptar
Q’u tha i madh kordhëtar
Selefkët dhe Ptolemenjtë
Edhe gjithë të mëdhenjtë
S’qenë Grekër as Bullgarë
Po ishinë Shqipëtarë
Pirua qe nga Shqipëria
Që po e lëvdon istoria
Skënderbegu Kastrioti
Q’u dëftye aq’i zoti
Ishte burr i Shqipërisë
Q’i dha dërmënë Turqisë
Ç’burra nxorri Shqipëria
Që i shkruan istoria
Bajraktar e Qyperlinjë
Shkodran e Mehmet Alinë
Xhavella e Marko Sulë
Babulinë e Mihaulë
Q’i dhanë dërmën Turqisë
Dh’i vunë nder trimërisë
Si këta e si të tjerë
Që qenë shumë të ndjerë
Po nga gjithë trimëria
Nuk fitoi gjë Shqipëria
Për këdo që ne luftuam
Gjithë ç’u bëm’ i harruan
Të gjithë na u harruan
Dhe sot të ligën na e duan
Me kaqë burra të vyer
Qysh u ndothmë të gënjyer?
E ç’e desha trimërinë
Kur s’mu ndoth për Shqipërinë
Me nder t’ënë rroj Turqija
Po aq vuan Shqipëria.
Ka vuar edhe vuan
Turqit neve nuk na duan
Neve e bëmë Greqinë
Po Grekërtë na e dinë?
S’duan fare të na shohin
Shqipërinë sot s’e njohin
Shqipëria ron si ropi
Mejtohet për të Evropi?
Mos durofsh i Madhi Zot
Të jetë në zgjedhë sot!
Burr i math që luftuar
Edhe botënë ke liruar!
Ç’të na bënjë trimëria
Sa me qënë gjallë padija?
Shqipëri! Pse s’qe e zonja
Të bënje tri katër shkronja?
Se ti punëtë i mbarove,
E të tjerëtë nderove.
Sikur të paskëshe shkruar,
Gjësendi s’të ish harruar
Do të kishimë Pllatonë,
Aristotel’ e Strabonë,
Omir, Pindar e Esqille,
Dant’ e Senek e Virgjillë
Do të ish sot Shqipëria,
Që t’i mir botën zilia.
Po të shkuarat i lerë,
E mso mënt për tjatër herë
O vëllezër Shqipëtarë,
Lereni kohën e parë!
Ejani tani të msojmë,
Paskëtaj të trashëgojmë!
Se në ndënjçim t’pamsuarë,
Kështu kemi për të vuarë.
Është turp për farën tënë,
Të mos nxjerim fare zënë
Po të rronjë e pandjerë,
E shkret’ e varfër’ e mjerë!
Pse të jesë Shqipëria,
Ta mbulonjë babëzia?
Duke m’e patur burra trima
Të umbasë si vetëtima?
Ah! Zoti mos e dhëntë!
Ejani të mbledhim mentë!

Përgatiti materialin Arqile V. Gjata

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s