Poezi nga Sahit F. Osmani

 
Poezi nga Sahit F. Osmani
 
 
Liria në rrezik
 
Pambarimi dredhisē me kërcënim vdekjeprurës
I ushqen me karrema të pangopurit për pushtet
Nga instikti i fortë dridhen me ndrojte postet…
Përballē pastërtisë njerëzore lirinë vën në rrezik.
 
 
URIMI
 
Urimi më erdhi me ngricë dhe acar
Brymë e pjalm trëndafilave të zemrës
E kuptoja largësinë por jo dhe ndarjen
Klithnin fjalet e plagosura vargjeve
 
Nën dritën e diellit lëngonte zemra
Nga mbarimi i gjërave të shenjta
Që orvateshin të arrijnë lumturinë
Dallgëve të jetës, pambarim…
 
Mrekulli nuk është që të shpresosh
Kur në festë të tendoset zemra
Por dashuri e saj që të jepë forcë
Dhe përtej vdekjes bën që t’jetosh
 
Urimi u derdh trëndafilave të zemrës
Brymë e fjalëve mbuloi ndarjen
Të ngrirë memece mbetur vargjeve
Duke kujtuar dashurinë e largët
 
 
 
ISHTE NJËHERË
 
Ishte njëherë për habinë e të gjithëve
dashuria fluturonte me krahët e zemrës
 
folenë në dritën e syve e kishte
 
kufijtë e saj ishin rrezet e diellit
forcë që bashkonte qiellin me thellësitë e detit
 
nektar i frymës së shpirtit çelte në sytë e luleve
e mjaltin e vesës e derdhte në kafazin e zgjojve
 
fati i saj ishte në sytë e zemrës
ndizte dritat shpirt t’i jepte jetës.
 
 
 
PËRMES GABIMEVE
 
Nëse përmes gabimeve kam humbur
Kjo nuk do të thotë që fitimtare je ti
Doja të isha më i veçantë se të tjerët
Me pastërtinë shpirtërore pa djallëzi
 
Mosmirënjohja jote më ka dëshpruar
Të pata mbrojtur mos t’biesh në kurth
Yllin që e meritoje kishe për ta gjetur
Jo te ata që të përqeshnin marrëzisht
 
Më lae me një dhimbje të vetëveçuar
Ti drejt vetmashtrimit tani po endesh
Kurrë s’ke për ta gjetur yllin e merituar
Gabimet nuk të lënë që të rikthehesh.
 
 
 
LËKURË MISTERIOZE KA QIELLI
 
Lëkurë misterioze ka qielli
Natën argjendohet nga hëna
Ditën rrëzëllohet nga dielli
 
Zogjtë me fluturime vizatojnë sytë e yjve
Në hark të ylberit i harmonizojnë ngjyrat
 
Brenda lëkurës i bredhin retë
Me kaltërsinë e vesës freskojnë vetëtimat
Rrufetë hapin dritaret me shkrepëtima
Përplasen dyert nga era e furishme
Dridhen horizontet nga bubullimat
 
Lëkurë misterioze ka qielli
Në terr të natës yjtë i hapin vrima
Ulen rreth hënës si në sofrën e shtruar
Që nga muzgu deri tè mëngjesi
 
Tokës i thithin ushqimin me dritat e syve.
 
.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s