Poezi nga Virgjil Kule
DHIMBJA E SHPIRTIT
Dhimbja e shpirtit
monstër tinzare.
Me gjak të ftohtë,
specje pa emër.
Si qen lëpin nëpër
gjymtyrë.
Si ujk i keq kafshon
në zemër.
Dhimbja e shpirtit nuk
ka FORMË.
Si lëng përhapet ku
gjen vende.
Sulmon, tërhiqet,
sulmon prapë.
Der’sa pushton gjithë
qenien tënde.
Dhimbja e shpirtit s’ka
AROMË.
Parfum tipik i
fatkeqësisë.
Ajrin rreth teje e rrallon.
Të mbyt në darë të
angushtisë.
Dhimbja e shpirtit nuk
ka SHIJE.
Squlltësia e saj në
gjuhë nuk ngjit.
Në helm ta kthen çdo
emocion.
Helm që s’e ndjen kur
e gëlltit.
Dhimbja shpirtit nuk ka
NGJYRË.
Siç nuk ka formë,
aromë dhe shije.
Formulë mallkimi –
thelb i saj.
Mallkim përbërë nga
lëndë Perëndie.
Poezia fituese e çmimit të parë në konkursin poetik “Alternativa 2020”