Kalendari poetik: Camillo Sbarbaro  (1888-1967) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Camillo Sbarbaro
 
Kalendari poetik: Camillo Sbarbaro  (1888-1967)
 
Sot është 132 vjetori i lindjes për Camillo Sbarbaro, poet, shkrimtar dhe aforist i njohur italian. Një nga pasionet e tij ishte dhe botanika, në veçanti likenet; 127 lloje të mbledhura dhe kataloguar prej tij ruhen nëpër muze në USA dhe Evropë.
Përmbledhjen e parë poetike e botoi në vitin 1911. Në vitin 1927 u emërua profesor i greqishtes s vjetër dhe latinishtes në institutin Arecco në Gjenovë. Por nuk mundi të fillojë meqë nuk pranoi të merrte teserën e partisë fashiste. Ishte dhe përkthyes; solli në italisht autorë të njohur nga frëngjishtja dhe greqishtja e vjetër.
Nga shqipërimet që kam prej tij përzgjodha këtë poezi:
 
 
MOS U NDJEJ SHPIRT
 
Mos u ndjej shpirt. Janë këto ditë të mërzitshme kur jetohet kot,
janë ditët e pritjes së dëshpëruar.
Si pemë e xhveshur mes dimrit që trishtohet
mes kopshtit të shkretë
dhe unë nuk besoj nëse do të lëshoj më gjethe
dhe s’besoj se ndonjëherë kam lëshuar.
 
Krejt i vetëm shkoj rrugës
mes njerëzve që me mua përplasen e s’më vërejnë
dhe më ngjan veten time s’e vërej as vetë.
Mbaj vesh nga shkojnë njerëzit
përkulur mbi vetrina
dhe në çdo fëshfërimë fustani kthej kokën.
Zëri i një rapsodi të verbër
si rrufe pas qafe më godet
nga sytë lotë të çmendur më rrjedhin
dhe sytë epshi m’i ndez.
Se gjithë jetën ndër sytë e kam:
gjithçka ndodh i mallëngjen
si erë e lehtë ujët e ndënjur lëviz.
 
Si pasqyrë e rëndomtë jam
që pasqyron gjithçka kalon para saj.
Brenda vetes nuk hedh sytë, atje
asgjë nuk do të gjeja…
 
Dhe, sa vjen mbrëmja, shtrihem
në shtratin tim si në arkivol.
 
 

© shqipèroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s