BLASFEMI / Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

 
Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
BLASFEMI
 
Shtriu kthetrat akulli i Koktidit.
Dhëmbja e pakohë fytyrën e Tokës brazdoi.
Natyrës iu mpinë tingujt ,ngjyrat i lotuan në ngashërim.
Në regëtimë ankthi , çeli gonxhe e mendimit .
Foli përrallën në tiktakun e mesnatës .
-Shtriga po mat gisht të Hansel ‘ it ?
Troku i kalorësit pa kokë ,vjen nga mbretëri e Cerberit.
Oh , rrëmbeu puthjen e ngrohtë .
Pas derës së vuvosur të frikës ,
tak – tak puthja me yje troket e pyet :
-Karonti është ai , që shtigjeve të hutimit ,
shtyn arkëmortin e besimit ?
Nga cila piramidë e ligësisë rrokullisen muzgjet rrëshqanorë?
Ngre kokën e thinjur Everesti .
Re të dhëmbjes në qiejt e dashurisë .
E vërteta e dëshiruar pezull .
Mos na lëbyr sytë Zot ,me qortim të historisë.
Po blasfemoj?
 
Poezi finaliste në konkursin letrar “Alternativa 2020”
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s