TJETRI / Poezi nga Alban Tufa

 
Poezi nga Alban Tufa
 
 
TJETRI
 
Tjetri na shërben në njëfar mënyre
për të parë veten si para pasqyre,
me korniza të thyera, gjithë vjetëruar
në rendin gjërave për t’u ndërruar.
Tjetri është shuma e gjërave që
nuk deshtëm kurrë të na ndodhin më;
kundër-ëndrra jonë e parë çdo ditë
se tjetri besnik na shërben si sitë
për zhavorrin e veseve dhe gjesteve
tiparet e sekteve, pre e preteksteve.
Tjetri është, le të themi, mungesa,
njëkohësisht ploti, njëkohësisht shtesa
vija e drejtë për te fundi, është kthesa
gjarpërimi ynë, përrethi, lakesa.
Tjetri jam unë me njëmijë brenga,
tjetri është ai, sa herë e prek lemza,
tjetri është gjithësej tabelë qitjeje
ku shmangim beftë çdofarë përpëlitje
pak duke folur, pak duke vrarë;
tjetri është aludimi ynë – mullarë.
Tjetri janë ata që ne dot s’u bëmë,
ose jemi ne, nga vetja përzënë.
Tjetri është kushdo që duke kërkuar
veten e gjen kacavjerrë me duar.
 
Poezi finaliste në konkursin poetik “Alternativa 2020”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s