Pejo Javorov
Kalendari poetik: Pejo Javorov (1877-1914)
Poet simbolist bullgar. Pati një jetë të trazuar, gjë që la gjurmë edhe në krijimtarinë e tij. Në fillimet pati qasje ndaj realizmit, por më pas vazhdoi me rrymën e simbolizmit. U martua me njërën nga admirueset e tij, por xhelozia e saj ia nxiu jetën të dyve; në fillim vrau veten ajo, më pas edhe ai, por në fillim mbeti i verbër dhe më pas vdiq. Ja një poezi nga poeti i njohur bullgar:
NË PREHRIN E NATËS SHPIRTI IM DREMIT…
Në prehrin e natës shpirti im dremit:
mos e zgjoni.
I huaj për të gjithë,
në këtë botë jetim endacak,
ndoshta vdes në prehrin e saj këtë natë:
mos e zgjoni!
Nën pelerinën sjellë nga engjëjt – yje
nata e ruan, e mallëngjyer.
E trishtë pas gjoksit e shtërngon,
si të sëmurë e ledhaton,
me të sajën pelerinë, që duke qarë sollën yjet,
nata e ruan, e mallëngjyer.
Symbyllur fle jetimi, imi shpirt,
dhe në gjumë buzëqesh, ëmbëlsisht.
Dhe nata hesht,
përkulet e pa frymë mbetet kur sheh:
me sytë mbyllur jetimi vdiq
dhe qetë buzëqesh, ëmbëlsisht.
© shqipëroi Maksim Rakipaj