Kalendari poetik: Osip Mandelshtam (1891-1938) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Osip Mandelshtam
 
Kalendari poetik: Osip Mandelshtam (1891-1938)
 
О́сип Эми́льевич Мандельшта́м
 
Poet dhe eseist ruso-hebre, u lind më 15 janar 1891 në Varshavë (atë kohë pjesë e perandorisë ruse); i ati tregëtar lëkurësh, e ëma pianiste dhe mësuese muzike. Në vitin 1907 shkroi poezinë e parë. Më 1908 vendosi të studionte letërsi dhe filosofi në Sorbonë, por pas një viti vazhdoi universitetin në Hajdelberg për ta përfunduar në vitin 1911 në Sankt Petërburg. Vendosja e regjimit komunist në Rusi ia vështirësoi jetën poetit, që pas revolucionit të Tetorit, pati përkrahur me naivitet bolshevizmin. Fati i tij u vendos përfundimisht kur shkroi më nëntor 1933 poezinë e tij të famshme “Epigramë” kundër Stalinit; pas gjashtë muajsh e arrestuan, i ndaluan banimin në qytetet e mëdha dhe e dërguan me banim të detyruar në Voronezh. Por nuk zgjati shumë dhe në vitin 1938 e arrestuan dhe e nisën për në Siberi. Nuk arriti dot; vdiq më 28 dhjetor 1938 njëri nga poetët më të shquar rusë në gulagun Vtoraja Rjeçka, një pikë ndërmjetëse para Vladivostokut. Ja njëra nga poezitë e tij në 130 vjetorin e lindjes së poetit:
 
 
AJO ENDE S’QE LINDUR
(Она ещë не родилась)
 
Afërdita ende s’qe lindur,
As ajo, muzika dhe fjalët,
Ndaj jetonte çdo gjë e gjallë,
Krejt e qetë, e patronditur.
 
E shkujdesur dita shkëlqente,
I qetë deti i paanë.
Dhe një shkumbë ngjyrë jargavan
Në guaskën e kaltër, të zbehtë.
 
E paça mbi buzë përsëri
Atë qetësi aq të largët,
Se qe si notë e kristaltë
Dhe qysh në lindje pat dlirësi.
 
Shkumbë qëndro, o Afërditë,
Rridh, ti o fjalë, në muzikë,
Zemra, nga zemra turp të ketë,
Po s’u shkri me ç’krijoi jetë!
 
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s