HALL ME.., E HALL PA… / Fejton nga Anila Varfi

 
Fejton nga Anila Varfi
 
 
HALL ME.., E HALL PA…
 
Si skelet rakitik koha çmendurake nduk tinëzisht e zdërhallet llumit të lakmisë e ndyrësisë së kësaj bote.
Aq e neveritshme ngrihet duhma e saj e përgërë, sa që kur futet përdhunisht frymës njerëzore, e ndryshk, e ngurtëson çdo ndjenjë dhembshurie.
Në fëlliqësinë e çorbës së kurvërisë humane, ku meskiniteti, shtirja, grykësia, syligësia,hajdutëria e gjithfarësoj vesi që lëvrin hapësirave gri të qytetërimit e provokon Njeriun të vjellë përçudnueshëm vetveten.
Gjithçka të ngjall krupë me ndotjen e helmatisjen e saj, me drithma frike që plasin si flluska e infektojnë mendjet me turbullirë e pasiguri për jetën. Në çdo aspekt të jetës më shumë se kurrë diktohet në ligjëratë të drejtë nevoja për liri veprimi e lëvizjeje.
Emrat e vaksinave befas kanë rrezatuar shpresë, se s’paku e kemi tani një armë në betejën me mikrobotën që na nënshtroi e cënoi ritmin e lëvizjes të jetës sonë. Lajmeve tirren e ç’tirren nocione paradoksale të ndotura prej moçalit politik e interesave fitimprurëse të megakompanive farmaceutike, dhe ne njerëzit, nuk po dimë më se çfarë duhet të besojmë e të mos besojmë.
Hej dreq, kësaj historie i bie ti këndojmë atë këngën:
Hall pa vaksinë e hall me vaksinë …
Epo,… Selanik tatëpjetë ky taksirat do të jetë!
 
©️A.V- COPYRIGHT RESTRICTED 2021
Painting by BOSCH “Garden of Erathly Delights”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s