Kalendari poetik: Edgar Allan Poe (1809-1849) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Edgar Allan Poe
 
Kalendari poetik: Edgar Allan Poe (1809-1849)
 
Sot, më 19 janar, kalendari poetik shënon datën e lindjes së Edgar Allan Poe-s, shkrimtar, poet, kritik letrar, gazetar dhe botues amerikan. Mbahet si një nga shkrimtarët me ndikim më të madh në letërsinë amerikane, si pararendësi i letërsisë policore, asaj me tmerre dhe letërsisë së verdhë-psikologjike. Autor i poezisë ‘Korbi’, sjellë mrekullisht në shqip nga përkthyesi i madh Fan Noli. Gjithë jetën luftoi me vështirësitë ekonomike, teprimet me alkolin, drogat e ndryshme, me moskuptimin e lexuesve dhe kritikës letrare të kohës. Sjell sot, në përvjetorin e 212 të Poe-s, këtë shqipërim prej Tij:
 
 
LIQENI
 
Kur isha djalë, më vjen ndër mend
Në gjith’ këtë botë qe një vend
Edhe sot, nuk them se s’më pëlqen
Por jo aq shumë sa një liqen
Me shkëmbinj të zij, si i vetmuar,
Dhe me pisha hijerënda qarkuar.
 
Kur nata hidhte velin e saj
Përmbi atë vend, si mbi gjithçka,
Një er’e mistershme fillonte
Duke pëshpëritur këndonte,
Ah – atë çast gjëndesha zgjuar,
Më trëmbte liqen i vetmuar.
 
E prapë, nuk qe aq e frikshme,
Madjé, kënaqësi e dridhshme,
Një ndjenjë që as dhe një thesar
Nuk më ndih dot ta them me fjalë –
As dashuria jot’e gjallë.
 
Në ato ujra banonte Vdekja,
Varr, që kisha frikë ta prekja,
Për atë që donte ngushëllim
Mjaft ta kujtonte, qe lehtësim
Në të dhe shpirti m’i vetmuar
Gjente një Eden t’ëndërruar.
 
 

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s