ÇOMË ATJE, TI – VETJA IME…! / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 
Poezi nga Iliriana Sulkuqi
 
 
ÇOMË ATJE, TI – VETJA IME…!
 
Ti, vetja ime, mos më pyet
pse s’të rrëfej te ëndrra ime…
Për ‘të je veçse një fëmijë
që belbëzon e flet me engjëj…
 
Ti, Vetja ime, fol me mua!
A jam “ti”, a je një “tjetër” –
se dy barkushet e një zemre
s’e njihkan mirë vetja – veten…!
 
Çomë atje , moj, ku u LINDA…!
Jo më, peng në dhè të huaj,
ku të më qajë një korb i verbër,
ku të harrohem e harruar…
 
Dërgomë, si thashethemnajë,
si një çudi, si një pikëpyetje;
si borë që bie dhe në maj,
si jerm që digjet dhe në IKJE…
 
Çomë atje, moj hatërmadhe,
moj gjysmë trupi, moj britmë – heshtur!
M’u bëj një stinë e çmendur fare
që vesh me shpirt lisat e zhveshur…!
Më pas , më pas , Ti, mos më qaj!…
Ti, vetja ime, – gjysmandarë…!
 
Iliriana , sot e përgjithmonë, NY, 21 janar, 2018

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s