Poezi nga Erina Çoku

 
Poezi nga Erina Çoku
 
 
KRIJESË FRAGMENTARE
 
Asgjë e bukur nën këtë shi
sa kujtesa jote fragmentare,
asnjë harresë
asnjë kujtesë
asnjë pikël
asnjë tjetër.
Tlik-tlik-tlik, tlik-tlik-tlik
ti do fragmentohesh, shpirt.
 
 
 
PAKOHA
 
Asht ende mbramje, ende sy
retë mblidhen ngadalë, ende
asht ende hije andrre, ende gojë
puthja puth kohën, ende.
Asht ende natë n’mesditë, ende.
 
 
 
FJOLLË
 
ëndërr në trup
hojeve
ditë në natë
syve
shpirt në mish
kohës
 
gojën e çel
gojën e çel
gojën e çel
 
fryma e ngrohtë
botën pushton
pa sy
pa trup
pa kohë
 
e ikën ngadalë
e ikën ngadalë
e ikën ngadalë
 
 
 
Trup për shpirt
 
Trup i mahitë me heshtje
e melankoli t’butë për shpirt
kohët valë shkojnë e valë vijnë
breg të kthejnë.
 
Rritu sërish njeri
e ardhme e shkuar e re
gojë e plotë me qeliza në ujë
që heshtjen lundron
varkë gjithësie pa frikë nga vetmia.
 
Trup me heshtje në botë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s