ASNJËHERË NUK DUHET NGATËRRUAR MASAZHI ME TERAPINË FIZIKE ( FLET FIZIOTERAPIST DHIMITËR.K BOLI ) / Intervistë nga Agron MEMA

 

11041395_767690573347221_1425741611_n (1)

 

ASNJËHERË NUK DUHET NGATËRRUAR MASAZHI ME TERAPINË FIZIKE

  ( FLET FIZIOTERAPIST DHIMITËR.K BOLI )

 

 

 

agron mema

Intervistë nga  Agron MEMA

 

 

Aty ku Saranda hap siparin e bukurive të sajë, sa zë fill rruga e katërt e qytetit, pikërisht ku rrapi shekullor kuvëndon me vizitorët a thua se ke përballë ciceronin e qytetit, pikërisht aty ndodhet Qendra e re Shkencore e Fizioterapisë dhe rehabilitimit të mjekut Dimitër .K.Boli i diplomuar në Fakultetin e Fizioterapisë së Athinës.Klinika e tij e trajtimeve shkencore trajton pacientët nëpërmjet fizioterapisë me sëmundjet muskulo-selektike dhe neurologjike si : Vlersim dhe rehabilitim i patologjive të shtyllës kurrizore dhe rahabilitim postoperator(gjinjëve, muskujve, gjymtyrve të sipërme të këmbëve), Tendinite-Periatrite(tentinit shpatulle,bërrylit,dorës, gjurit,akilian), Rehabilitim i dëmtimeve sportive, kallot e këmbës në thembër,trajtim i dhimbjeve kronikemuskulo-selektike, paralizë cerebrare-dyfunksion cerebral, hemiplegjia, sëmundjet dhe dëmtimet e palcës së kurrizit dhe shtyllës kurrizore,skleroza multiple, dëmtime krano-cerebrare, çrregullime të galgioneve bazale.Këtë pa frikë mund të quhen sëmundjet e shekullit dhe më e keqja është se preken moshat e reja dhe ato mesatare.Trajtimi bashkëkohor me prurjet e reja të teknologjisë, bën që këto të minimizohen, por asnjëherë nuk duhet ngatrruar fizioterapia me ushtrimet gjimnastikore në palestër apo natyrë.
Dhitër .K. Boli sjell në sarandë përballimin dhe trajtimin shkencor të këtyre sëmundjeve me mjete kuruese dhe rehabilituese me teknologji bashkëkohore.Ne zhvilluam një bisedë me mjekun Dhimitër .K Boli, i cili u shpreh:

 

 

11081736_767690486680563_1943531386_n

 

-Përshëndetje z.Boli!  Sa jeni kthyer nga studimet tuaja në Greqi dhe keni vendosur ti shërbeni qytetit tuaj.Pse e morët këtë vendim?

 
-Faleminderit interesimit tuaj.Ajo që më bëri, pikë së pari të vij në Shqipëri dhe pikërisht në qytetin tim , Sarandë për të punuar dhe jetuar, është fakti disi i dhimshëm që pashë në Athinë gjatë viteteve që isha student.Pra erdha ti shërbej qytetit dhe bashkëqytetarve të mi pasi vite të tëra për këto sëmundje që kuron klinika ime shkencore ata sorrollaten dyerve të spitaleve të vendeve të ndryshme të botës e aq më shumë të Athinës si vendi fqinj dhe të them të drejtën shifrat janë alarmante nga konstatimet që kam vënë re në këtë kohë të shkurtër me vizita të shumta në klinikën time.

 

11104031_767690613347217_386759866_n

 

-Thatë që numri i qytetarve që vuajën nga sëmundjet muskulo-skeletike dhe neurologjike janë të shumta.Pse ndodh kjo sipas jush?

 
-Në rradhë të parë shkak kryesor është regjimi i keq ditor që mban vet qytetari, stresi për arsye të ndryshme si varfëria ekonomike apo çështje të ndryshme sociale si kriza në çift apo arsimimi i fëmijve.Duhet një rregjim i rreptë ushqimor dhe ushtrime fizike gjimnastikore, por sidomos lëvizja ç’ka qyteti ynë e ofron bujarisht me shëtitoren që ka buzë detit duke thithur edhe jodin që është shumë i domosdodhëm dhe kurativ për organizmin e njeriut.Shkak tjetër është edhe moskokçarje për të shkuar tek mjeku përkatës që në shenjat e para për ta parandaluar sëmundjen në përparimin e sajë, por edhe mosha e pacientit ka të bëjë shumë pasi një mshë e madhe e prekur nga sëmundja e artritit , pas fizoterrapisë bëhen domosdoshmërisht me operim, janë të lidhura me njëra-tjetrën.

 

11046997_767690666680545_1667035458_n

 

-A duhet sqaruar diçka rreth fizioterapisë dhe gjimastikës?

 
– Po, patjetër!Dhe kjo ka rëndësi të madhe e nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën.Masazhet dhe gjimnastika bëhen për qejf, për relaks apo për të mbajtur trupin në formë, ndërsa fizioterapia është trajtim mjeksor ku ushtrohet nga mjekët e trajnuar në vendin e prekur nga sëmundjet që përmendëm më lart dhe me mjete e aparatura moderne të shkencës bashkëkohore.Kurrë nuk duhen ngatëruar se më shumë dëmton pjesët e sëmura të trupit nëse kjo ngatëresë ndodh.Sot shkenca ka përparuar dhe ka mjete bashkëkohore që çojnë në eleminimin e këtyre lloj sëmundjeve torturuese për njeriun.Vizita dhe trajtimi tek mjeku specialist është hapi i parë që pacietët të fitojnë luftën me këto sëmundje që mund të neutralizojnë edhe lëvizjet e pjesve të ndryshme të trupit.

 

Ju faleminderit!

 

Sarandë, 02-03-2015

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s