Fragment nga dorëshkrimi i romanit “Shtigjeve të një kujtese gri”, i autores Mite Tabaku .

mite tabaku

Fragment  nga dorëshkrimi i romanit “Shtigjeve të një kujtese gri”,  i autores Mite Tabaku .

 

 

… Më kujtohet ajo kohë si të ishte e tashmja që po jetoj. Çdo ditë përfundoja nën tesha të miat, në përpjekje sfilitëse për të fjetur, lexoja diçka para se të arrija të mbyllja sytë, më pas, të nesërmen ngrihesha dhe përpëlitesha përgjatë orëve të vrisja edhe një ditë të ekzistencës time.
Besoj, se ka qënë një pikë ekzakte ku, jeta ime nisi të funksiononte vërtet sikur të isha duke udhëtuar në dy trena të ndryshëm, të cilët ecnin tërbimthi në binarë paralelë. Në njërin ishin gjërat e “jetës reale” – rutina ime mbytëse, përgjegjësitë e mia, librat e mi, lidhja ime me njerëzit e afërm, shoqërinë dhe familjen (që gjithmonë në një mënyrë apo në një tjetër arrija t’i bindja se çdo gjë rridhte shtatit të jetës sime qetësisht).
Në binarin tjetër, veprimtaria e brendshme, gjithmonë e më konfuze, madje terrorrizuese e mendjes sime. Pericepia qëndronte në mbajtjen e këtyre dy trenave në binarë paralel dhe të shmangie me çdo kusht që nga një moment në tjetrin, pa paralajmërim, ata të përplasen dhunshëm njëri me tjetrin.
Nga dita në ditë, mendimet e mia bëheshin edhe më të paorganizuara, të çrregullta, çorap. Po, po. Lëmsh e li. Filloja një frazë, pastaj, befas, as që më kujtohej çfarë doja të thoja apo ku doja të dilja. Fillova të belbëzoja, deri në atë pikë që nuk arrija të përfundoja një mendim. Askush nuk më duronte të flisja: pjesa dërrmuese filluan të talleshin me mua. E eliminuar nga ambjenti im shoqëror, i dikurshëm, qëndroja orë e orë të tëra ulur në kolltukun e dhomës sime, duke përplasur këmbët (sado që përpiqesha nuk mundesha të qëndroja dot ulur në palëvizshmëri totale), teksa mendoja se në cilindo ambjent që hyja e dilja, s’më flisnin më. Isha e bindur që isha e ligë. Isha anormale. Ose ndoshta vërtet isha e çmendur – e pavarsisht të gjithave qëndroja e ulur në prehrin e librave mbi skizofreninë. E ligë, e çmendur, e ligë, e çmendur. Cila nga të dyja isha? Apo? Mos vallë të dyja?
Jo rrallë herë, të vetmet mike që më kishin mbetur, Fiore dhe Viosana, mundoheshin të më bindnin që të merrja disa hape antidepresive ose të konsultohesha me një psikologë. Rekomandimi i tyre më çudiste. Pandehja se do të më këshillonin të merrja diçka për qetësim trupi apo diç të aftë të më kthente aftësinë në riorganizimin e fjalëve. Gjithsesi në të dyja rastet isha e vendosur të refuzoja. Çdo hape që ndikon në ndryshimin e mendjes s’është asgjë më shumë veçse e dëmshme. Jam e dobët, kam nevoj të rimarr fuqit e mia, të s’forcohem paksa më shumë e gjithçka do t’i rikthehet normalitetit. Ishte pjesa ime e shëndetshme e vetdijshmërisë që po fliste apo ajo e gjymtyruara? Nuk mund t’a thoja. S’e dija.
E kalova pjesën më të madhe të një jave dëshpëruese duke ecur e vetme nëpër këto rrugica të baltosura, në një vend të cilësuar si “mushkritë e jetës”. Por, bukuria e asaj që më rrethontr nuk kishte asnjë efekt mbi mua; mundesha shumë mirë të gjendesha disa metra nën dhè.
Ndjeja vetëm dëshpërim dhe një vetmi aq të thellë saqë çdo ditë më ngjante sikur fundosesha edhe më brenda vetes. Ishte çuarje dëm oksigjeni, për mua, fryma që merrja. Papritur, zgjidhja m’u prezantua vet: të vetvritesha. Ja, qëndronte përballë meje madhështore. Ngjante si mundësia më e mirë e mundshme. Do të heth benzinë mbi dhome e vete e pasandaj do ndez shkrepëse të shpëtimit. Ose, më mirë t’ia liroj lak gazit e të asfiksohem. Fund i denjë për një njeri të ligë, monstër, si puna ime.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s