Reçensë letrare për vëllimin poetik “NOTA NË PENTAGRAM” të autores Valbona Hani. / Nga Agim Desku

 

11063306_353724914816913_547432167_n

 

Reçensë letrare për vëllimin poetik  “NOTA NË PENTAGRAM” të autores Valbona Hani.

 

 

agim

Nga Agim Desku

 

 

Duke lexuar përmbledhjen poetike “NOTA NË PENTAGRAM”,të autores Valbona Hani, vargjet kanë mesazhin e vëmendshëm e domethënës shpirtëror të njeriut që gjendet i gatshshëm në mes ndjenjës, lotit, pikës së djersës dhe rrudhjes mendore, për të përcjellë dashamirësinë e ndjenjën njerëzore tek tjetri, tek brezat.
Kjo lloj krijimtarie synon një marrëveshje të heshtur dhe shtjellon deri në detaje forcën e karakterit të njeriut të sotëm që pushtohet nga mijëra probleme të jetës që e rrrethon. E këtu është pikërisht vargu që vjen në ndihmë, ashtu duke sfiduar tërësinë rrethuese.
Në mjaft poezi të poetes zë vend e tashmja dhe shqetësimi i saj, e shkuara dhe e ardhmja lakohet në një metaforiadë dhe e ardhmja është një sfidë në mesazhin e saj të dobishëm. Poezit shkrihen në ekzistencën, ku gjallon bukur realiteti objektiv, me të gjitha thyerjet, rëniet, digresionet, kthesat, dramat dhe dyzimet ekzistenciale. Në poezitë e kësaj autore ka pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër, ka vajzëri, mëmësi, dashuri dhe brengë, lot, gaz, dhimbje dhe trishtim, rënie dhe ngritje në projeksionin e jetës, thjeshtë përthyhen të pasqyruara të gjitha ngjyrat e ylberit.
Bie fjala tek femra përcillen shkallët kohore të evoluimit dhe pjekjes, pra vajza është në kërkim të idilit dashuror, e sapodashuruar, e përmalluar, e grindur, e ndarë, e rebeluar, e çliruar, rishtas në kërkim të një përvoje tjetër erotike etj, etj.. Kështu poetja është e shqetësuar, në mënyrë të vetëdijshme që të përcjellë me poezitë e saj kohën që jeton, me të gjitha shqetësimet dhe problematikën që ajo mbart, nga gjërat e vogla dhe delikate, deri tek pesha e filozofisë së mbijetesës së brezave dhe të vet modalitetit të kohës.

 

Valbona Hani

   Valbona Hani

 

Autorja Valbona Hani me përmbledhjen poetike “NOTA NË PENTAGRAM”, ka hyrë në portën dhe sallën e koncerteve poetike “rastësisht”- kështu thotë poetja dhe ligjëron:

Ngritu në flakë
të kuqe
mos e lërë shpirtin
në errësirë
dhe te vrarë.
(Poezia-Femër)

Por artisti në përgjithësi është një lule i cili rritet në kopshtin e madh të jetës bashkë me lulet e tjera. Për shumë kohë mund të mos dalloj as në ngjyra, as në aromë dhe as në shije, por vjen një ditë që veçon vetveten qoft nga lexuesi, apo nga grupi i madh i krijuesve, qoft nga kritika. Pa dashur arrin të kuptoj se krijimi nuk është më një dëshirë për të kënaqur vetveten, por një domosdoshmëri që nuk të lë të qetë, të nxit, të shtyn, të tërheq duke të vjedhur orët, duke të hedhur në prehrin e fantazisë dhe frymëzimeve, për të krijuar në formë, bukuri dhe brendi krijimet poetike.
Botën e dua
në vargun tim
ëndërr jam si çdo grua
shpirtin ti ma pasuron.
(Poezia-Dashuri)
Poezia e bën poeten të ndihet e dashuruar me jetën, me mirësinë, ndihet e lehtë e gëzuar, ka dëshirë dhe kërkon më ngulm që mendimet e saj të i mbjellë në arat prej letrës, për t’i bërë dhe pjesë të lexuesve.
Kur i lexon vargjet e përmbledhjes poetike të poetes Valbona Hani, natyrshëm ndjen tek vlojnë brënda tyre vlerësimet krijuese për peshën e fjalës së thjeshtë në dukje, por me figuracion të pasur dhe të dëshiruar, ku sjell një varg i shpirtëruar si ndjeshmëri poetike, forca dhe karakteri i vet poetes, zemra e mbushur me kurajo, dritë dhe besim në vetvete, ku vargjet vënë në lëvizje ndjenjat e pashprehura që rrinë strukur brënda njeriut dhe kështu tek lexuesi nxitet për të marrë pjesë në bashkëbisedim të ngohtë me poeten, si me një person që ke njohur kohë më parë dhe ka të njëjtat halle, vështërsi, ëndrra për jetën.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s