Poezi nga Valbona Hani

Valbona Hani

Poezi nga Valbona Hani

 

 

SYRI TË PA, ZEMRA TË DESHI

 

Syri të pa dhe zemra të deshi,
të dashuroj në heshtje, pa fjalë.
Të jemi bashkë mes dallgëve të detit
ku shpirti dehet me shkumën e bardhë.

Çelësin e zemrës time hidhe në det,
Unë e Ti përgjithmonë si binjak.
Unë në shpirt të kam ty mbret
me zjarrin e buzës më ndez flakë.

Dashuria është e vërbër, nuk shikon
e përse na duhet dielli dhe hëna!
Unë kam atë që bota kërkon
kam qiellin e dashurisë plot ëndrra.

 

 

 

JAM KJO QË JAM

 

Jam kjo që jam,
bëj atë që dua,
ndjehem mirë me veten,
për asgjë nuk pendohem.

Dua të buzëqesh,
ta mposhtë mërzinë
për këtë kam durimin,
(tundimi s’është imi!).

Unë di dhe dua të buzëqesh
Siç më buzëqesh dielli mua.
Nga dielli marr dritëjetë
Dritëshpirtin e fal, nuk e jap hua!

Jam kjo që jam.

 

 

 

DIELL NË SHPIRT

 

Diell në shpirtin tim
më sjell ti o yll i shpresës.
Ma mbush ditën me gëzim.
Diell ma bën edhe jetën.

Ta dhurova fjalën time,
pa interes e pa hile.
Të jem me ty zemra ime,
në ç’do çast të jetës time.

Ata sy i adhuroj!
Janë pasqyrë e ditëve të mia
Si e marr të dashuroj.
Nuk kam frikë nga dashuria.

Dua t’jem me ty kudo,
të mos ndahem asnjë çast.
Zemra , zemrën e kërkon,
me ëndrrat jam çdo natë…

 

 

 

MBI KRAH ENGJËSH

 

Ëngjëll i heshtur më fale dritë,
në prag të dyerëve të vetmisë.
I bekuar nga perënditë.
Vjen si fllad i dashurisë.

Më verbon buzëqeshja jote
kur të ndjej dhe në eter.
Ndihem si princesh’e botës.
Katër stinët veç pranverë.

Dashuria nuk njeh kufi.
Qiejt e gazit janë të saj.
Ndaj i thonë dashuri,
mbi krahë ëngjëjsh të pafaj.

 

 

 

NJË LIBËR PËR NE TË DY

 

Një libër i shkruar për ne të dy,
tani është në duart e mia.
Dashuria jonë kthyer në histori.
Kështu e paska dhe dashuria.

E di se pranë s’të kam fizikisht.
S’të shoh me sy, s’të flas me gojë,
natën e lexoj dhe ditën sërish,
të t’kem pranë, çdo çast të kujtojmë.

Për ty s’ndalem duke shkruar,
jetën time do e bëj ditar.
Kurrë nuk kam për të harruar,
pa ty kjo jetë është një varr!

 

 

 

DASHURI, APO PASION

 

Dua pranë teje të jem,
dorën tënde ta shtrëngoj.

Rreth meje çdo të ndodh?
Dielli do të ndriçoj
e pemët do të lulëzojnë.

Ah!
Është thjeshtë pasion.
Asgjë s’do të ndryshoj.

Buzën tënde
lermë të të shijoj,
kokën në gjoksin tënd të mbaj.

Rrahjet e zemrës të dëgjoj,
të krahasoj me trupin tënd,
të ndjej.

 

 

 

PËRSE SHPIRTIN TORTUROJ

 

S’kam përse shpirtin të torturoj,
kur kam pasurinë
më të madhe në këtë botë.

Dy ëngjëj që mi fali Zoti
dhe dashurinë,
më asnjë dashuri tjetër
nuk e krahasoj.

S’kam përse
shpirtin ta torturoj,
kur në krah kam
njeriun që më adhuron.

Për këtë lumturi jete,
falndërime dhe lutje Zotit
ngado që shkojmë.

 

 

 

ME ZEMËR JAM TEK TI

 

Ndoshta u largova,
lotët më rrjedhnin ndër sy
edhe shpirti e zemra
janë atje me ty.

Koha ikën…
Eh, kjo zemër
akoma ty
të nderon…

Tani një ëndërr
brengë më ngeli.

Shkëmbyem shikimet
sy me sy,
si të harroj
kur të dua?

Je gëzimi im
si diell,
në një ditë me shi.

Ç’është kjo ndjenjë
që kam për ty,
me cilën fjalë ngjan
në ty dashuri?
Shpirtin binjak
gjeta tek ty,
nuk të lë në vetmi,
pa ty jeta s’ka hieshi.

Të dua me zemër,
të dua për jetë,
je gjeja më e bukur,
që më ka ndodhur, vërtetë.

Valbona Hani

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s