Cikël Poetik nga Liliana Shkodrani Baci

 

Liliana Shkodrani Baci

Cikël Poetik nga Liliana Shkodrani Baci

 

 

 

DICKINSON E SYLVIA PLATH

 

Jeni shumë të larta për takat e mia
Kushërira Dickinson e ti Sylvia Plath.
Kufijtë e vdekjes përballë erës së fjalës
Përvëlonin më shumë se stacioni i fundit në furrë

E dashura Plath…

E kotë të kërkojë të jem aq grua sa ty
Që shigjeta e lumturisë
Zëmrën e pakuptuar
të morri në shënjë.

 

 

 

ENGJËLLI NBROJTËS

(nënës)

 

Udhërrëfyesja e bëmave të mia
Sy që më ndjek.
Vulos vendimet e mia.

Unë e nëshkruara
Bija jote
Të lutem:
Rrallëherë qortim , mos dergo
Jam e gjallë
E
Mes të gjalleve dua të rroj.

 

 

 

VETËDIJA E LOTIT

 

Vetëdija e lotit mbi faqe
Eshtë triumf i ditës së re
sirenë e njohur
e përveshjes së alarmit për dëshirë të lutur
trokitje e durimit të rrëzuar
që s’përkund akoma ledhe të thartuara
e s’mbështet
mbi shkrimin e fatit agimet e bekuara
si lidhëset e bashkimit të paharmonizuar.

 

 

 

MËRIA E LAPSIT

 

Kur në mërinë e lapsit
Fleta mbi të bardhë pushon
Vizat presin prekje , në timen mërzi , e
Pikon një qortim , pothuaj serioz
Që asnje se shikon.
Fundja….
Po në rrahjet e ekzistencës, poeti
Në plaçentën e vargjeve , rrit pemë
Mendimesh…
konkrete.
Përveç sot… me të askujt njëlloj..
… në dhimbjet e lindjes së fjalës
Qarja e saj thërret estazin e këngës
E unë adhurojë ujrat që plasen.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s