ELEGJI PËR VAÇE ZELËN / Poezi nga Miltiadh Davidhi

Miltiadh davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi 

 

 

ELEGJI PËR VAÇE ZELËN

 

Zëri i ëmbël i Vaçes sonë,
I mbetur këngëve,erërave e shpirtrave,
Si vesëz e artë mëngjesi ndriçon,
E mbi gjethe lulesh e fijëzash bari
Tingëllon plot nuanca drite,
Ngjyrash agimi e flakë zjarri,
Dhe njeh veç lindje,
Përndritje e fillim dite.

Në arkivole hapësire
Futen vetëm fjongo drite që s’vdesin,
Se zërat brilantë s’kanë arkivole,
Dhe tingujt metalik dalë prej shpirtit pa skaj
Të kambanave qiellore që janë në vaj,
Sërish ushqejnë filizat e gjelbra të jetës
Me lotët e pavdekësisë,
E unë,nga askush pa u parë,
Qaj e qaj, e sërish qaj,

E mbledh petale lulesh e fijëza bari,
Grimcëza drite, tinguj ujëvarash,
Dhe flutura lëndinave myzeqare
Me ngjyrat e zërit të saj
Të vesuara prej lotëve të qiellit në zi.

Zëra të tillë dhe të vdekur këndojnë
E me tingujt e zërave që vijnë prej Universit
Bashkohen hapësirave dhe jehojnë
Me një melodi kaq të bukur shpirti,
Si dhe vet pavdekësia.

Vini veshin e dëgjoni,dëgjoni,miqtë e mi,
Janë mesazhet më të bukura
Që vijnë nga përjetësia!

Zogjtë e vargjeve me vesëza dherash
E refrene këngësh përmbi krahët e bukur,
I lëshoj të fluturojnë për tek Ju, e bukura jonë,
Të të përqafojnë me dashuri
Të qajnë me zërin e dhimbjes së madhe,
Të sjellin lotët e gjithë myzeqarëve,
Dhe ujëvara lotësh nga e jotja Shqipëri.

Tashmë, dhe fëmijët e sapo lindur,
Këngët e tua
I këndojnë kudo nëpër botë,
E duket sikur thonë:Vdekja s’është reale,
Vdekja është e kotë!

E akullta e dhimbjes së ikjes tënde
Na u fut në zemër, në shpirt,
E shpirti ndonëse i ngrirë si kristal ngrice,
Sërish mërmërin këngët e tua,
E digjet si zjarr plot me dritë.

Dielli i dashurisë
U bë më i bukur nga zëri yt,
Që veç heshtje s’njeh
Dhe zërat e erërave më mahnitëse u bënë,
Se Ti,mbretëresh’ e këngës shqiptare
Dhe në arkivol, ende frymon e gjallon,
E si dritëz e bukur Universi,
Shpirtrave të gjelbër këndon.

 

hqdefault

Artistja e Popullit  VAÇE  ZELA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s