Poezi nga Elona Tabaku

Elona Tabaku

Poezi nga Elona Tabaku

 

 

Kur unë të vdes

 

Mbi varrin tim, kur unë të vdes,
mos vini pllaka e gurë mermeri.
Se dua që nëna kur të më qaj,
lotët mbi trup të m’i derdhi.

Kur unë të vdes, në varrin tim,
mos më vini fotografi,
Ngulni veç një dërras të bardh
dhe m’a shkruani emrin me penel të zi.

Mbi varrin tim, kur unë të vdes,
mos vini lule dhe kurora.
Mbillni veç një shelg të njomë,
që t’më mbrojë nga dëbora.

Dhe sa her që të vijë prilli
Për ditëlindje, ti eja e më uro.
E degët e shelgut si flokët e mi,
ngadal’, plot mallë ti ledhato.

 

 

 

Motërz moj motërz manare

 

Para teje në gjunjë ulem,
si mal i lartë me dëborë
që afër teje i vogël duket,
edhe pse kaq mallështorë.

Pranë teje jam pa fjalë.
Më deh det’i syrit tënd.
Detë i mbytur në valë,
Bukuri që botën vret.

S’ta kam thënë kurrë më parë,
që më bën të jem krenare.
Dashuri që më mban gjallë,
motërz moj motërz manare.

Je hyjni në sytë e mi,
ti thesar i pa zbuluar.
Do vijë dita që edhe ti,
mes yjesh do jesh rreshtuar.

Por mos harro e shtrenjta ime,
vetvetja ti të jesh gjithmon’.
Se dhë një fjalë plot gëzime,
lartësinë më shumë t’a shton’.

 

 

 

Pa Ty

 

Hapu qiell i përvëluar
dhe prej reve, lëshomë rrufe.
Ulëri erë e tërbuar
dhe merrmë zvarr e hidhmë tutje.

Hapu det, e hapu tokë
dhe përpimëni që të tërë.
Se të rroj, tash është e kotë
Pa të asgjë më nuk ka vlerë.

 

 

 

Nëna

 

Ku ka zjarrë më të nxehtë,
që të pushton e nuk të djegë?!
Ku ka shkëmb më të fortë,
që të rri mbi kokë e nuk të vret?!

Ku ka detë më të kthjellët,
që të fundos e nuk të mbyt?!
Ku ka perlë më të çmuar,
që vezullon e s’të vret sytë?!

S’ka në botë më me vlerë,
Dhe as më të shtrenjtë se ti.
Ti je vërtet një det i gjerë
Plot me mall’ e dashuri.

Para teje dielli shuhet,
Yjet – qielin të verbër e lënë.
Dhe të dalë hena druhet,
Para teje o moj NËNË.

 

 

 

Do më mungojë puthja jote.

 

Mbështetur mbi supin tënd rri.
Aromën tënde dua të shijoj.
Si atëherë kur isha fëmi,
E fort pranë vetes dua të shtrengoj.

Të puth në gushë e shtrenjta ime
Dhe duart në gjunjë t’i puth ngadalë
Ndjej lotët të lajnë fytyrën time,
Ah për k’to duar, do kem mallë.

Me duart që dridhen si një fletë
Më ngre e leht më puthë në ball’
Lotët të rrjedhin lehtë – lehtë
Dhe shpirti të mbytet në val’.

Se sado të jem e rritur,
Deri në fundin e kësaj bote
Për ty do jem gjithmon e mitur,
Do më mungojë kjo puthja jote.

 

 

 

Qava kur nëna qau

 

Jam endur rrugëve i pa punë,
I pa ngrënë e i pa mbathur.
Boren mbi sup kam pasur gunë,
Në gur e baltë kam ecur zbathur.

Por kurrë në jetë lot s’lëshova,
Qava veç kur nëna qau.
Se kur buke i kërkova,
Loti – faqet se ç’ia lau.

Mes lotësh më puthi në ballë,
Dhe me tha të flija pak.
Shpirti m’u fundos në valë,
Zemra nisi të pikoj gjak.

Të nesërmen kur erdh’ agimi,
E pashë të qeshe plot ëmbëlsi.
Edhe atëherë nga gëzimi,
Mekurazi – qava përsëri.

 

 

 

Kthehu.

 

Kthemi të lutem, kthemi puthjet,
Kthema zemrën dhe shpirtin e dlirë,
Kthema jetën, kthemi lutjet
që m’i vrave pa mëshirë.

Kthemi ëndërrat që i thura
netëve kur flisja me ty.
Jeten mbi duar t’a vura,
pse m’i verbove këta sy?

Kthemi lotët e gëzuar,
mos më lër me shpirt të vrar.
Kthehu në m’ke dashuruar,
Mos më fut në dhe të gjallë.

 

 

 

Pa ty jetë nuk kam.

 

Çfarë po ndodh me mua?
Pse kam lot në sy?
Vallë kaq shumë të dua,
sa s’rri dot pa ty?

Pse më mbyt ky mall?
Pse të qetë s’më lë?
Pse shpirti rënkon ngadalë?
Pse qanë si era pa zë?

Pa ty dhembje kam,
Frymë dot jo nuk marrë.
Pa ty e vdekur jam,
Veçse jo në varrë.

 

 

 

Fillimi dhe fundi im.

 

Dëgjomë sonte se kam fjalë shumë,
Dëgjoje shpirtin që po të flet,
Dëgjoi fjalët që rrjedhin lumë,
Dëgjoje zemrën që të thërret.

Po t’them sonte jeta ime
“-Pa ty kjo botë nuk ka kuptim!
Dielli bëhet copë e thërrime.
Qielli bëhet varri im.

Nuk ka jetë në kontinente,
Oksigjeni nis shterohet,
Toka dridhet në tërmete,
Galaktika shkatërrohet.

Ti je dielli i botës time,
Oksigjeni që rrit jetë,
Qiell i mbushur me vezullime,
Dritë që prej yjesh zbret.

Ti je hënë, e ti je diell,
Je fillimi dhe fundi im.
Ti je tokë e ti je qiell,
Je oksigjen’ i shpirtit tim.!.”

 

 

 

Për ty shpirtin kryqëzoj.

 

Për ty i tëri do të tretem
dhe në kryq shpirtin do vë.
Se pa ty s’e dua jetën,
Se pa ty, s’ka vlerë asgjë.

Dhe ashtu i kryqezuar
Ty përjetë do të pres,
Veç një herë të t’mbaj në duar
dhe pastaj moj le të vdes.

 

 

 

Kur shuhet nata.

 

Kur bie mbrëmja mbi qytet
dhe dritat ndizen dalngadalë,
Në kraharor një mall më vret
Shpirti mbytet nëper valë.

Dhe kur nata nis e shtohet
dhe qytetin zë e mbyt,
Ngadal mendja turbullohet
dhe në fantazi më zhyt.

Zhytem thellë me imagjinatë
në detin e zemrës tënde,
Aty fshehur rri çdo natë
e të vështroj tek fle me ëndje.

Dhe kur nis të zbardhë agimi,
Kur ngadalë shuhet kjo natë,
Në shpirt se ç’më ther trishtimi
Kur vetëm zgjohem në shtratë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s