“193 Kafazet”, roman i ri për dhunën e vjetër / Gazeta Express

rezart-241x200

“193 Kafazet”, roman i ri për dhunën e vjetër.

 

 

Rezart Palluqi, këto ditë doli me romanin 193 Kafazet, cili është vlerësuar si nga kritika e specializuar, po ashtu edhe nga lexuesit, si model për temën dhe mitet që trajton brenda vetes.

 

Diktatura si subjekt, jo që trajtohet për herë të parë në letërsinë tonë, por qasja ndaj saj dhe koncepti i tij demokratik për jetën dhe shoqërinë, krahas frymëzimit të emancipuar, e bën këtë vepër të fortë artistikisht, ashtu si ishte vet diktatura, mizorisht. Autori duke i njohur ultra mekanizmat e saj dhe jo vetëm duke dashur të bëjë një akt intelektual, por përmes një frymëzimi dhe realizmi artistik, bën një monument detajor të diktaturës, një muze virtual të dhunës shpirtërore dhe formave të tjera  të saj.

Makrotema e këtij romani është raporti i individit me Atdheun, me Atdheun komunist, raport që si një rrjet ngulfat gjithë aortat e jetës, për të reflektuar edhe disa mikrotema, që para se gjithash janë universale, por ndikojnë në botën e personazheve.

Disa pjesë të romanit, sado që duken triviale, të dëgjuara e të para, megjithatë në romanin e R.Palluqi marrin një semantikë të re dhe arrijnë të identifikohen mirë me fytyrën e diktaturës, shkruan studiuesja Qiberije Demiri.

 

rezart palluqi

               Rezart Palluqi

 

“Rezart Palluqi shkruan me një stil dinamik dhe materien rrëfimore e mbush me jetë, përshkruan mirë ambientet, skalit personazhet dhe sjell një informacion të këndshëm rrëfimor për ta. Si një prozator që e ka stërvitur dorën edhe në romane të mëparshme, të cilat i kam lexuar,vura re se në këtë roman ai ka një ngjitje tjetër drejt nivelit të fjalës e cila nuk ka të sosur. Shkurt, është një roman që nuk të ikën nga dora… Si një autor me eksperiencë, me një pasuri vëzhgimesh dhe si njohës i strukturës së romanit, Rezarti do të na sjellë shpalosjen e një bote njerëzore në diktaturë dhe pasdiktaturë, duke i vendosur ngjarjet në Shqipëri e Holandë për të treguar se filli njerëzor shpaloset në hapësira të gjëra, por edhe për t`u dhënë atyre gjerësi.”

 

Po , sipas Shehut “autori operon me simbolet, herë duke i ngritur ato në lartësinë e tyre të vërtetë e herë duke i zhvlerësuar. Ai nuk është kundër tyre, përkundrazi ,por është kundër simboleve dhe miteve të rremë që mbart shoqëria e intoksikuar shqiptare,e cila nganjëherë u beson idhujve të rremë,apo njerëzve të cilët petkun e krimit ia veshin kohës së shkuar dhe vetë lajnë duart si Ponc Pilati. Fraza e kulturuar e mbresëlënëse është një tjetër cilësi e aspektit rrëfimor të autorit, ashtu si dhe informimet që ai bën për ambientet të cilat flasin për një prozator që di çka të kumtojë.

 

Në recensionin e tij, studiuesi Nehas Sopaj, këtë roman e cilëson si një vepër me një rrëfim tërheqës që sjell një natyrë interesante të perceptimit të botës. Boshti narrativ sillet rreth kryeprotogonistit Yllit, që është një emigrant shqiptar rreth të cilit, në formë thriller-i, zbrazet tërë etosi e tij fabuloz e që ka të bëjë me një dashuri fatale.

 

Romani në fjalë thuhet se ka elemente të romanit detektiv, policor, që përthyhet në skema të thriller-it të papritur me efekte suspensi.

 

Romani Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazet është romani i tretë i tij në gjuhën shqipe dhe e botoi “Dudaj”, Tiranë, 2015.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s