Poezi dhe aforizma nga Dija Sadie Kryeziu / Vizatoi dhe përshtati imazhet Bleona Bejtullahu .

34812_107990892607247_8242969_n

Poezi dhe aforizma nga Dija Sadie Kryeziu

 

 

 

Bukuria vret dhe dashuron stinët

 

Kam dëgjuar se bukuria
vret plagët…
shëmton gurët,
errëson diellin,
vret pa dashje… !

Kam dëgjuar se bukuria
muret e kështjellave i shembë,
grilat e burgjeve i shkatërron,
lumenjët i shtërron,
edhe të vdekurit nga gjumi i zgjon.

Por, kam dëgjuar se bukuria
aq sa vret edhe shëron…
Pranverës ia zbukuron sytë me ndriçimin jeshil,
Verës ia mbush shpirtin plot gjalllëri,
Vjeshtës ia shtonë shpresën…
E Dimrit bardhësinë e pyllit të lumturisë!

 

 

 

E VËRTETA ËSHTË FAT DHE VUAJTJE

 

E vërteta është fat,
është fat i sukseseve, aktrimit, këngës
melodive të harresës.
E vërteta është ankesa e personit mes suksesit e mossuksesit,
për të fituar garën e kalorësit, lotarisë, shpresës,
apo prioritetin e suksesit për të provuar për të qenë fatlum…!
Gjithmonë e vërteta është hidhërim i dhimbjes se drejtësisë,
dhimbjes pa lot që lënë vragë në shpirtin e prangosur e të mbyllur në kafaz,
është vetë fati se e vërteta duhet të heshtë bashkë me varrin …
të heshtë me prangat e shpirtit, apo të murosët në burgjet e padrejtësisë,
është fat i kujtesës apo enigmës së harresës…
përsëri e vërteta ka vuajtje te mistershëm.

 

 

 

KUR FAL LOTI I NËNËS

 

Loti në vargun e poetit
kujtim i dhimbjes
pikëllimit,
Ëndrrës,
Rinisë,
Kënaqësisë.
Loti në shpirtin poetik
shërim i ndjenjave
Artit,
Talentit…
Petal i trëndafiltë.
Loti si lot mes të dyve
Mbetet filozofi
Zgjon simpati.
Dhe loti lot mbetet
Dhe kurrë thellë në shpirt tretet!
Loti është shëtitje në horizont…
Loti është shkëlqimi i syve…
Loti është kënga e fëmijeve…
Loti është tragjedi e komedisë…
Loti është kryevepër e dashurisë…
Pafajësia e lotit e ndal rrezen e diellit
Dhe bashkon tokën e qiellin
Madhështia e lotit i jep ndriçimin hënës…
Shëron,
Mbron planetin…
Vetëm kur fal loti i nënës!

 

 

11156899_899454390127556_1849030654_n

 

 

11160204_899455020127493_252344178_n

 

 

11095342_899458256793836_2079226719_n

 

 

11168994_899455816794080_1946662878_n

 

 

 

11160318_899453853460943_1649136451_n

 

 

11160098_899458896793772_809533961_n

 

 

Vizatoi dhe përshtati imazhet  Bleona Bejtullahu .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s