Shtëpia Botuese ” ADA ” publikon librin me epigrame ” A dini të gënjeni!? ” të autorit DENILU .

21201_10205224072994086_5808036430043222759_n

 

Shtëpia Botuese  ” ADA ” publikon librin me epigrame ” A dini të gënjeni!? ”  të autorit DENILU .

 

Autori : DENILU
Titulli : A dini të gënjeni!?

Redaktore: Albana Subashi

Botimi i parë, 2015

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

ISBN:978-9928-193-70-04

 

 

roland

Drejtori : Roland Lushi 

 

Botimet ADA
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Nasi Pavllo Nr.20
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, prill 2015

 

 

Mbi vëllimin me epigrame të DENILU

 


Na është bërë zakon tani të hapim fb. të madhin rrjet social dhe të lexojmë poezitë, esetë, fragmente romanesh të hedhura në ‘të. Sigurisht poezia ka zënë një vend të veçantë këtu, për shkak të lojës së emocioneve të shpejta që krijon, duke na çuar në një tjetër hapësirë, ku derdhet buzëqeshja e shpirtit, ku përkëdhelet shpirti i vrarë, ku fjala merr forcë në protestën ndaj padrejtësisë, etj. Pra, aty ku shpirti gjëndet në një agim të bukur apo me shi, në një perëndim kuqalosh të përqafimit të diellit me detin, që e ka pritur gjithë ditën me krahët e hapur, apo në një perëndim të humbur në gri. Ne kemi nevojë për to, shpirti ynë ka nevojë për të tilla ushqime ndjenjash. Në mes poezive gjeta në fb. edhe poezitë e poetit DENILU, por këtë radhë, poezi, në atë trajtën e shkurtër katër pesë vargjesh, me atë fillimin e qetë, ku emocionet vijnë duke u rritur, derisa përfundojnë në kulmin e shpërthimit të tyre, që nuk është gjë tjetër, veçse një rrugë që shkon drejtë logjikës, duke sfiduar lexuesin me shprehjen e mendimit të tij. Pra më tërhoqi kjo lloj poezie e shkurtër, e quajtur Epigram. Jo për faktin se si poezi e shkurtër, është më konçize në trajtimin e ndjenjës dhe objektit, por sepse, epigrami është një degë e veçantë e poezisë, që të njeh me problemet e shoqërisë njerëzore, që na bën prezent ngërçet, që kanë zënë atë, na bën prezent shkakun. Që e vogël, më kanë bërë përshtypje, mbishkrimet e varreve. I lexoja ato me vemëndje, kur u kaloja pranë dhe më dukej sikur diçka hyjnore kishte vendosur penën në ‘to. Mbishkrimet në statujat dhe godinat historike dhe më pas, pashë atë ngjitje nga këto mbishkrime, në epigrame si lloj poezie. Të shkruash epigram, nuk është thjeshtë një shpërthim ndjenjash brënda poetit, që kërkojnë të çlirohen nga shpirti i tij dhe gjen qetësi, kur ato janë hedhur në letër, apo thënë mes një grupi miqsh. Të shkruash epigram, do të thotë, që shpirti i autorit ka vërejtur për një kohë pak a shumë në vazhdim, një ngjarje, një ves, një objekt dhe kjo jo vetëm e ka vrarë atë, por e ka bërë që t’i thërrasë mëndjes, për të gjetur shkakun e këtij defekti. Kështu mund të përmend këtu epigramin: Ç’është një malok..?! Termi ‘’malok’’,përshkruan njeriun e paqytetëruar Pavarësisht nga krahina e origjinës… Edhe nëse ke lindur e jeton në Tiranë nëse nuk je njeri i kulturuar me emrin’’malok’’ do të gjesh belanë ! Mbasi shpjegon me lirikën e tij të këndshme, DENILU, termin “malok”, gjë që e bën kaq natyrshëm, ai shkruan më pas epigramin e dytë, për të mos lënë keqkuptime, tek ata njerëz që mund të mos e kuptojnë thelbin e këtij epiteti: Ç’është një malësor ?! Termi ‘’malësor’’ përshkruan burrin e fortë të bjeshkëve, futet në kategorinë e të ndershmëve të pastër,trima e të besuar. Poeti nuk njeh fyerjen dhe as e përdor atë. Ai sqaron emrin nga epiteti, nga njëri tek tjetri epigram, por gjithashtu duke dhënë në vazhdimësi atë që tha në epigramin e parë…. Edhe ish-kryeministri ishte malësor rapsodët i kanë kënduar Salës, për faktin, që ishte verior apo,një politikan i pakorruptuar ?! Edhe Denilu, duke qënë pjestar i shoqërisë ku jetojmë, në këtë glob të mpleksur me probleme sociale e politike, që rrotullohet rreth vetes, duke marrë me vete edhe këto, në rrotullimin rreth diellit dhe së bashku duke marrë fluturimin në gjithësinë e pafundme, ka aftësinë të shohë qartë këto probleme sociale dhe politike, të depërtojë në shkaqet e tyre, duke i çmontuar një për një ato, për të gjetur defektin. Atëhere ndjen dhimbje shpirti i poetit, sepse gabimet janë njerëzore. Ky zbulim, nëse mundem ta quaj kështu, bëhet atëhere një shpërthim brënda shpirtit të poetit, që e shtyn të japë mendimin e tij ndaj këtij fenomeni, në rrugë poetike. Ligji 7051 për token Ky ligj duhej të fitonte votën e shumicës duke ja rrëmbyer token e ligjshme pakicës, nuk e vret ndërgjegjia P.D dhe Salinë ?! me ligjin famëkeq 7501 për tokën mbollën me ligj …paligjshmërinë. Apo tek epigrami tjetër, vazhdon, duke vënë në dukje boshtin, që rrotullon shoqërinë e sotme, Interesin. Sentimente, shpejtësi, interesa Për të ndryshuar sentimentet nuk nevojitet burokracia e shkresat njerëzit i ndryshojnë parimet dhe mënyrën e të sjellurit po me të njëjtën shpejtësi që iu ndryshojnë interesat. Herë herë, DENILU, më kujton ata pleqtë e moçëm, që flisnin dy fjalë, duke të lënë të kuptoje shumë, madje më shumë se ç’mund të merrje nga ndonjë leksion në auditor. Pikërisht forcën e këtyre fjalëve, e gjej tek DENILU. Poezitë e tij, me një satirë të hollë dhe me një përfundim thumbues, herë na sjellin buzëqeshje, duke e parë edhe ne vesin, objektin, etj. si autori dhe herë herë themi; ku i ka shkuar mëndja aq thellë dhe dora për ta shkruar kaq bukur! Herë tjetër, na venë në mendime, jo vetëm për ta parë realitetin me sy hapur, por edhe për të marrë frymë thellë dhe ndjerë dhimbjen së bashku me poetin, dhimbjen tonë. Kështu qëllon poeti edhe mbi veset, si pjesë e karakterit, ato që çrregullojnë marëdhëniet shoqërore: Gënjeshtra Flitet se burri gënjen kur ka interes kurse gruaja pa kurrfarë interesi kur ke një burrë që gjithë kohës mashtron normale,që me gënjeshtra mbushet thesi. Apo më tej në një tjetër epigram; Dashuritë e mëdha Që ta them nuk është e dobishme që ta kuptosh,shumë e rëndësishme të gjitha dashuritë hyjnore,të mëdha flenë në krevate të ndryshme. Këtu qëndron vlera e epigrameve të Denilu. Ai nuk pajtohet me realitetin. Madje e psikologjis atë, në të gjitha drejtimet dhe këtë nuk e bën, sepse ka dëshirë të shkruaj. Jo. Është realiteti që e fton atë duke i treguar plagët e tij dhe indirekt zgjon në logjikën e tij një çangë zgjimi, që e fton në bisedimin këmbëkryq, urtë e butë dhe pas kësaj shkruan DENILU, si të thuash në gjuhën e thjeshtë të përditshme, “me të qeshme e me të ngjeshme”. Në një tjetër epigram, tregon Denilu, besimin në fuqinë njerëzore dhe jo në dogmat që krijon ajo, për shtypje e shfrytëzim të njeriut nëpërmjet utopisë: Xhamia nënujore në Arabinë Saudite Një grup zhytësish në Arabinë Saudite ndërtuan xhaminë e pare nën ujë por, mua si person,ky kuriozitet më ftoh,shpirtin ma bën rrëmujë Shpenzime kolosale ,nga mendje të sëmura kur mjerimi i pastrehë,fle poshtë,nën ura ! Apo më pas, kërkon të tregojë ai lirinë e shpirtit që nuk mundet të prangosjet nga ligjet dhe rregullat. Bibla na urdhëron të duam urdhëri s’mund të jetë dashuri dashuria është zgjedhje e zemrës pjesë e kufirit pafundësi. Më ka mbetur në mëndje, epigrami që e kam veçuar më poshtë. Dhe kjo jo më kot. Secili prej nesh kur e lexon, thotë; Të lumtë DENILU, të gjitha institucionet sot, edhe ata fetare janë të veshura me ngjyra politike. Mendoj se me temat që ka kapur DENILU, epigramet e tij kanë edhe vlera historike sepse tregojnë dhe do të tregojnë se çfarë fenomenesh ndodhnin në kohën kur shkruante ai. Nisje-përfundim Sapo lexoj biologji nis e mendoj për vdekjen, kur lexoj poezi ndjehem shkëlqyer nëse qëllon e lexoj politikë ndjehem tejet i zhgënjyer. Nëse nis e lexoj Biblën më kujtohet paloprifti lidhur ngushtë me politikën. Ka një stil të këndshëm në shkrimet e epigrameve të tij, duke i limuar fundet e vargjeve dhe rimuar ato në harmoni të plotë. Edhe pse epigrami, nuk ka rregulla të caktuara, DENILU, din të vejë në qëndër të tij, analizën, që bën imtësisht fenomenit, pra vlerësimin, dhe mendimin e mprehtë që jep për të. Ai di ta interpetojë atë në formën e lirikës duke na dhënë një informacion të ngjeshur, por tepër të qartë. Më pëlqyen edhe epigramet e tij, për dashurinë bashkëshortore; Për Florën Me Florën u martuam para 30-vjetësh në Milot dashuria nuk është të gjesh dike për të jetuar port ë gjesh personin,që pa ‘të nuk rron dot ! Apo filozofia për jetën…. Zhvillohu deri në lulëzim Duhet të qartësosh idenë në këtë botë nuk ke lindur si pemë rëndësi ka të kuptosh.. nga nëna ke lindur si farë zhvillohu derisa të lulëzosh. Mendoj, se pikërisht me këtë epigram, e shoh DENILU, siç thashë më parë si ata burrat e motit, që flisnin dy fjalë, për të treguar filozofin e jetës, që mbase nuk arrin ta marrësh as në auditore. Mendoj se lexuesi, duke shfletuar këtë libër epigramesh të DENILU, do të gjejë akoma më shumë vlera në të, do ta njohë më mirë ambjentin në të ciin jeton dhe do të jetë dakort me “qeshjet dhe ngjeshjet” e poetit. I uroj DENILU, gurrë të pashtershme krijimtarie, kthjelltësi mendimi, që logjika të ecë gjithnjë me mendimin e mprehtë në epigramet e tij.

 

486205_388655244548480_1665634739_n

Nga Bukurie Bushati, shkrimtare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s