Rusia 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. / Nga Andreas Kuenzli

 

Rusia 70 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

 

 

sriimg20070814-8104817-1-data

Nga Andreas Kuenzli

 

 

Është e njohur ndërkombëtarisht, që propaganda populiste ruse, prijsi shpirtëror i të cilës është V.V. Putini, përdor në mënyrë sistematike, përveç argumenteve të rremë, manipulime, shtrëmbërime dhe gënjeshtra, qartësisht edhe elementë të racizmit, emocione të urrejtjes ndaj të huajve dhe njeriut si dhe ndjenja antisemtiste për të poshtëruar individë dhe grupe shoqërore dhe për të polemizuar kundër vetë “armiqve” të shpikur nga ajo vetë, të Rusisë.

Për t’i shërbyer kësaj propagande funksionon jo vetëm një rrjet dhe aparat shtetëror i organizuar gjerësisht dhe me ndikim, por veprojnë aktivistë nga më të ndryshmit të “shoqërisë civile” ruse, të cilët në një farë mënyre, mbështesin sistemin putinist ose mbështeten nga ai ose janë të lidhur njëfarësoj me të.

Propaganda shtetërore mbështetet nga disa mjete ruse të komunikimit masiv (posaçërisht televizioni, interneti, gazetat) të cilat mbërrijnë, “informojnë” dhe “edukojnë” popullin e gjerë, të cilat janë të kontrolluara në mënyrë monopoliste dhe t’u ndezur barabar nga mjetet regjistruese putiniste dhe ndalojnë çfarëdo lloj trajtimi kritik të politikës së luftës të Putinit.

Në shumë lidhje, kultura politike e tanishme në Rusi i ngjan më shumë kohëve cariste dhe fashiste se sa atyre komuniste. Për sa i përket strukturës se personalitetit të Putinit vetë është vështirë të themi, në se ajo është më qartësisht e krahasueshme me atë të Hitlerit apo të Stalinit. 1

 

Ka paralele dhe ndryshime.

 

Gjatë mandatit të tij të tretë presidencial (që nga 2012) Putini dhe klika e tij, i cili e kontrollon vendin si në kohët e totalitarizmit, është bërë gjithnjë e më shumë më banal dhe agresiv dhe brenda vendit dhe në lidhje me botën e jashtëme, posaçërisht ndaj disa republikave pas-sovjetike, të cilat praktikojnë një politikë të pavarur, por kryesisht ndaj SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s si pjesë e botës perëndimore, nga ku Putini ndjehet i mashtruar, i refuzuar dhe i kërcënuar në mënyrë paranojiake. Kryetari i shtetit rus do të shmangë me çdo mjet, qoftë edhe me kërcënime me armë bërthamore, që Perëndimi të përzihet në botën pas sovjetike, sepse qëllime të tilla e sabotojnë planin e tij për të krijuar “Bashkimin Euroaziatik”. Por jo të gjitha republikat pas sovjetike janë të interesuara për këtë bashkim, sepse në të ato dyshojnë për qëllimet e Moskës për të ringritur Perandorinë.

 

Para disa vitesh, histeria propagandistike ruse u drejtua kryesisht kundër çeçenëve dhe kartvelëve, kundër të cilëve Rusia nisi luftra të egra me mijëra (si shumë – njëqindmijë) viktima (të vdekur, të plagosur dhe refugjatë). Më pas zemërimi i Kremlinit preku estonët, letonezët dhe lituanët në vendet baltike dhe tani ka të bëjë me ukrainasit, të cilët Kremlini paskrupull i trajton si një bandë të “nacionalistëve” kundërrusë, sepse ata refuzojnë të lozin rolin e vartësve të Moskës, të cilët ata mund t’i urdhërojnë sipas qejfit dhe të cilët  ka mundësi t’i shfrytëzojë lirisht sikurse ka ndodhur gjatë shekujve në të kaluarën. Në vend të kësaj, ata parapëlqejnë udhën e pavarësisë kombëtare (nga Moska), mëvetësisë dhe sovranitetit, me orientim kah Evropa, SHBA dhe Perëndimi, të cilët garantojnë lirinë politike dhe begatinë ekonomike.

Sepse në ato vende fatkeqësisht u shfaqën edhe disa të djathtë të skajshëm në skenën politike. Moska përpiqet t’i poshtërojë lëvizjet kombëtare të tyre si “fashiste” dhe “naziste”. Konflikte të njëjta me armenët, kazakët, bjellorusët, moldavët dhe të tjerë janë të parashikueshëm, në rast se ata guxojnë ta vijojnë kursin e “revolucioneve me ngjyrë”.

Duket që nacionalistët dhe shovinistët rusë nuk janë gati ta njohin pavarësinë shtetërore të republikave të dikurshme sovjetike, të cilat ata i konsiderojnë në vazhdim si “tokë ruse” apo si zonë ndikimi e Rusisë.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s