Vëllimi Poetik “Copëza mjerimi” i autorit Agim Gashi , nën këndvështrimin e recesentes Vera Istrefaj.

 

11138626_1569615439986476_6336425357699489539_n

Vëllimi Poetik “Copëza mjerimi” i autorit  Agim Gashi , nën këndvështrimin e recesentes Vera Istrefaj.

 

 

Autori Agim Gashi vjen me këtë libër të ri, gjithmonë i joshur nga ideja e sjelljes së risisë, elementëve të veçanta, ndjesive e emocioneve, mendimit të munduar etj.

Si të gjitha qëniet humane, përpiqet që të marrë nën kontroll jetën në të gjitha dimensionet e saj, por mbi të gjitha, si poet, si njeri i ndjeshmërisë, përpiqet të marrë nën kontroll vetveten, emocionet, ndjesitë, mendimet dhe tejkalon “pengesën” e ndarjes së tyre me të gjithë njerëzit.

 

Pa frikë, pa inferioritet, ai shprehet:

“Mora një copëz të dhimbjes

dhe me të ndërtova durimin”

 

E pranon brishtësine, pamundësinë dhe njëherësh ngre lart vlerat njerëzore, përballjen me jetën.

Figuracioni letrar, ngarkesa emocionale e kanë ndihmuar autorin që vetëm në këto vargje të shprehë artistikisht një realitet të kohës.

 

11022594_1570385709909449_6676778947115661576_n

Ballina e librit

 

Vlerë e shtuar në këto vargje është fakti se autori pashmangshmerisht e ka vetveten të shkrirë në fatin e  kombit të tij, në atdheun e tij, në identitetin kombëtar. Janë përmasat kombëtare që autori u jep këtyre vargjeve ato që skalisin rëndësinë e tyre

 

Natyrshmëria e shprehive ,  ngarkuar me figuracion letrar e ritmikë emocioni të autorit reflektohet në vargje të tilla si:

“Dhoma mban zinë e ndarjes sonë” apo vargu tjetër “Më janë lidhur duart nga shpresa e vdekur”

 

Pesha e dhimbjes për të varfërit jepet qartë në vargun

“Nga lotët e mi  pluhuri bëhet baltë”

 

Janë këto disa nga planet në të cilat endet e pasqyrohet shpirti i poetit, fjala e  tij artistike, e cila mbetet në udhëtimin e përjetshëm drejt përsosmërisë artitistike.

Suksese në këte udhëtim, Agim!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s