Qen rrugësh / Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

Qen rrugësh

 

 

erjon

Tregim nga (Hamdi) Erjon Muça

 

 

Mëngjes vere!
Dielli akoma nuk duket gjëkundi…
Nuk ka të bëjë fare natyra. Për këtë risi duhet ti jemi mirnjohës bashkisë dhe atyre që marrin vendime në emër tonë dhe që na i kanë ndërtuar pallatet aq ngjitur saqë kemi harruar që dritaret i kemi me qelqe. Megjithëse fajtor jemi edhe ne që e kemi në gojë shprehjen: një pëllëmbë larg bythës time bëj çfarë të duash!
Nejse! Ketë po mendoja teksa zbrisja shkallët e pallatit tim, i ndërtuar në periudhën e komunizmit, ndoshta nga të fundmit pallate të ndërtuar në atë periudhë, ndaj po zbrisja shkallët, sepse nuk kam ashensor. Ora ishte pak para shtatës dhe në dorë mbaja qesen e mbeturinave. E bëra me vrapë rrugën pluhurshumë ndanë pallati tim, në një lagje prestigjoze të durrësit. Nuk po e mbaj të fshehtë, tek lagjia nr 1 në zonën që durrsakët e njohin si brryli. Më ngutëshëm kalova rrugën automobilistike që kalon pas pallatit tim. Koshët e plehrave ndodhen nga krahu tjetër i saj dhe automobilistët e shumtë nuk e kanë për qef të ulin shpejtësinë e mjeteve. për të ndalur as që bëhet fjalë…
Sot tek grupi i kazanëve ishte thatësirë. Them kështu pasi një ose dy ditë të shkuara punonjësit e bashkisë i kish larë me ujë dhe kazanët patën lëshuar një lëng kundërmonjës dhe të yndyrshëm, ngjyrë bakri të oksiduar.
Nuk duhet të shqetësoheni, atë lëng dielli i verës e avullon për pak orë. Uji largohet dhe yndyra e trashë, mbetet po aty. Edhe nëse bie shi, ai do ta shpëlajë dhe bashkë me ujrat e tij do e çojë në det…
Era ndanë kazanëve ishte aq e rëndë sa do bënte të largoheshin edhe qelbësit, por jo ricikluesit njerëzor. Nuk ishte ai bledhësi i kanoçeve që pashë një herë. Këta ishin më të organizuar. Ishin të motorrizuar. Edhe ata nuk i kishin shpëtuar ekonomisë së tregut. Tregu kërkon më shumë plastikë, qelq, dhe alumin. Ata nuk mund të mbajnë ritmin me thasë të mbartur në kurriz, ndaj kanë ndërtuar motorrë me rimorkio moderrne. Madje mund të thonë me plot gojën: ne ecim me hapin e kohës. Shteti gabon për, mendimin tim, që nuk e rregullon këtë lloj biznesi. Madje bën mirë ta taksojë si biznes të vogël që kur të bëhen songazhe të ndryshëm, këta të vetdeklarohen të vetëpunësuar.
Nuk ndejta edhe aq gjatë për të soditur punën e tyre. Vetëm kohën që mu desh, me hundëmbyllur, të hidhja qesen e mbeturinave, e po me të njëjtën shpejtësi kalova rrugën për tu kthyer nga kisha ardhur .
Në mes të rrugës pluhurshumë qe shtrirë një qen, nga ata të rrugëve, pa padron, dhe më vështroi për aq çaste sa e vështrova edhe unë.
Gëzofi i tij nuk ishte si ai qenushit të asajë zonjës, (që me ta parë më kujtoi atë skeçin e aktorit Fadil Hasa, që thoshte ” o çun ku e ka surratin ky qeni, që ti rras i shkelm bythëve”) që ajo me tepër dashuri i thoshte : eja tek mami, apo, paske uri të keqen mami. Ky fakt nuk më habiti edhe aq shumë, pasi njeriu ka të gjithë të drejtën e mundëshme, të ndihet prindi i kujdo, qoftë edhe i një qeni.
Ajo që më habiti tek qeni i asajë zonjës, qe mënyra se si ajo ja kish krehur gëzofin e gjatë dhe ishte i njëjtë me krehjen e vet. Tamam si thotë fjala e urtë popullore: bëmë mama të-të ngjaj. Do thoni ju se nga e kuptova unë që ishte femër, meqë thashë atë shprehjen popullore! E kuptova ngaqë kur qenushia lehu ajo i tha: mjaft tani mos u bëj vajzë e keqe. Pra jo vetëm femër por ishte edhe vajzë!
Tek qeni i rrugës nuk më goditi gëzofi i tij i plurosur aspak vezullues si ai i atij qenit që ngjan më shumë me një mi , të cilin një burrë në moshë mbante në krah dhe e përkëdhelte si të ishte një foshnje.
Vështrimi i tij!
Nuk qe si ai atyre qenve pitbull, që të shohin sikur të thonë: eja po ta mbajti. Ata edhe kur ecin, duke paraprirë padronët tyre që nëse qeni është bardhë e zi edhe ata janë veshur barhë e zi, në sinkron të plotë me qentë, duket sikur sfidojnë këdo. Nuk ishte as si të atyre qenve të zonjave që të vështrojnë me sy prej kokete, lajkatarë, lypsarë.
Vështrimi i tij ishte i zbrazët si të atij që ka parë gjithçka dhe nuk mahnitet me asgjë. Nuk ndihej urrejtje në sytë e tij. Nuk ndihej as keqardhje për ushqimin e pakët dhe të keq, me të cilin qe mësuar. Ai ishte një qen pa padron dhe lirnë e tij e paguante edhe në këtë lloj mënyre….
Mu duk sikur në vështrimin e tij vura re mëshirë cinike, për mua, njeriun që e kaloi rrugën me vrap, për të mos ndjerë erën e qelbur të kazanëve të plehrave dhe për të mos shijuar dhimbjen që mund të më sillte përplasja me ndonjë automjet.
Ai qe shtrirë aty dhe para se të përhumbje duke më vështruar mua, qenjenien njerëzore, duke rendur, ai po vështronte ricikluesit që kishin mësyrë kazanët e plehrave. Mesa duket po priste që të mbaronin ata për tju përveshur punës së tij të përditëshme: gjetjes së ushqimit.
Kur u bë edhe ky qen rrugësh të më shohë me ironi: mendova unë. Qen që nuk do ketë kurrë qafore me emrin e tij shkruar përsipër: as të thjeshtë e as me ndonjë medaljetë prej ari. Qen që nuk ka për të marrë pjesë kurrë nëpër festat e padronëve të tyre. As festa të rëndomta familjare e as nga ato më luksozet në kështjella mesjetare…
– mos e shih aq gjatë mor burr se nuk i dihet se si e merr. Nuk i ke besë këtyre mut qen rrugësh. Apo e dimë ne se çfarë sëmundjesh mund të ketë. Me gjithë plehrat që ha! – Foli dikush nga pas krahëve të mi dhe sa hap e mbyll sytë rrëmbeu një gurë dhe e lëshoi në drejtim të kafshës. – Kuç or të dhjefsha rracën.- I thai pasi e goditi të ngratën kafshë e cila iku duke kuisur nga dhimbja.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s