Skender Berisha

 

Poezi nga Skënder Berisha

 

 

DRITAT

 

Dritat kreshpërohen e përdridhen
në ujin e lazdruar ere
nuk e di pse m’u zverdhe
unë të pres edhe kësaj vere

secila ma thot nga një fragment të vetin
dhe unë pastaj shkruaj librin të tretin
ka kohë a s’ka nuk më dhemb fort
dita e dritat sjellin edhe mort

dritat ma marrin ngapak dritë
prej syve ma marrin e më vënë pritë
nëpër natë nuk jam i shkathtë
mos m’u tund në të djathtë e të majtë

një zë së paku ta ndiej
këtë helm me gjë s’mund ta përziej
të vish para dritave e t’më shikosh në sy
ti që më je vetëm si ti.

 

 

 

A E MBAN NË MEND

 

Do ta kujtosh pa dyshim
do ta kujtosh atë mbrëmje Sarande
drita dhe yje plotë
do ta kujtosh do ta kujtosh

nata si natë ndryshe shenjonte
shenjonte në mua dhe në ty
ne ishim bërë njësh
ne moj ne të dy

rendtte nata peshkatarët në vend
nata natë Sarande
një frymë erë Sarande
një natë erëlimonë

nuk llogarisnim kush kë e sfidon
erë Sarande erë limonë…

 

 

 

NATA JONË DITA JONË

 

Lumi im po flet po flet
valëzisht po flet
më tund më lëviz
si një puhizë puhizë

sa afër meje flet
sa rrëmbyer më nget
deri në det ore në det
pastaj kthem vet tepërpjetë

kam kohë a s’kam
këtu ore me ty jam
deri sonte deri mbrëmë
me gjithë këtë flamë

nata jonë dita jonë
ti rrjedh unë valë mbledh
kur shfryn mllefin tënd
e më pëshpërit me mend

nesër kemi prap kuvend…

 

 

 

MAKTHE

 

Përgjegjen e bërë mend prej kohësh
ma kthe ma kthe pa rrënkim
nuk dua rrënim
për asnjë përvëlim

deri në atë takim
më prek diell i lirisë
ngroh eshtrat plotë therrje
veç mos m’u gjegj me prerje

lulet po më shikojnë
jargavani i kaltërremë nuk rren
nuk e dia a vjen a s’vjen
veç teje nuk më mungon asnjë send

më thuaj ç’deshe prej kohësh
dhe eja t’më shohësh
në këtë zemër të ngrohesh
të afrohesh të afrohesh

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,300,148 hits

May 2015
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List