ESTETIKË MOTIVESH NË POEZINË E TON ZMALIT. / Nga AGIM BASHA

Ton Zmaili

ESTETIKË MOTIVESH NË POEZINË E TON ZMALIT.

Nga AGIM BASHA

 

Poeti T.Zmali bën zbritjen e vet,(Mbase duhet thënë ngjitjen,poezia vetë si zhanër arti,qëndron shumë më lart se çdo krijim tjetër me bazë fjalën),megjithatë Toni vjen ne fushen  e letrave shqipe me një thesar të vetin,gjegjesisht ne edicionin poetik të saj.Ai vjen në një mënyrë krejtësisht të vetën.Mëdyshjet e gjata për një kohë jo fort të vogël ja kanë fshehur fletoren e shënimeve,e mesa duket gjersa ta gjente përsëri,kaloi jo pak kohë.Por kjo ka qenë një vonesë nga ato të tjerat,që nuk ngjajnë p.sh. me moshën e njeriut që ikën pariparueshëm, a me udhëtimet kur avionët,trenat,taksitë,ikin në një orë fikse.Pra kjo vonesa poetike ka një privilegj,kënaqësia që të jep poezia mbush çfarëdo lloj boshllëku që mund të jetë shfaqur..Ai eshte kujdesur tere serjozitet te siguroje gjithe dokumentacionin edomosdoshem per te emigruar ne ate bote brilante.-Ne te vertete,kjo shfaqje e tij ne mejdanin e veshtire te letrave,ngjan dhe perjetohet si nje ngjitje plot mundime ne nje teren vargmalesh te larta,te thepisura,plot humnera dhe rreziqe.-Monopatet,kreshtat,dhe shpatet e frikshme nga vetezgjodhi te udhetoje per atje,jane nje sfide e vertete plot magji,pabesi,heroike dhe natyrisht edhe ankth te mistershem…-Magjike,pse jane vise dhe oaze brilante,nga ato qe vetem,perfytyrimi dhe imagjinata,kane viston dhe fatalitetin,kane ate lejen heretike per ti eksploruar.-Ndersa,ankthi ,si nje kale besnik, zbritur prej mitologjie,me nje ngarkese te rende, shoqeron cdo shfaqje si qortim,dyshim,medyshje a dileme,ku verbale e ku ndjesore,ku terthorazi e ku drejtperdrejte.-Mbi keto dy binare,mbi kete kuote shestimi,e senderton poezine dhe ngjitjen e vet poetike,krijuesi T.Zmali.-Tre vellimet e deshmuara gjer me tani,dimensionojne sadopak,ku me nje fjale ku me nje figure,me nje shprehje me nje rresht,a me nje varg,korpusin plot elegance dhe perkoresi te poezise sone….Vete treva prej edhe nga vjen,poeti T.Zmali,eshte pjesa ku me se hershmi u lodhen,se bredhuri apo shetituri,”bardet”,apo vete “aedet”,shtegtaret e pare qe alternuan zerin  me fshikullimen e eres dhe jehonat e lugjeve ku edhe jetonin dhe udhetonin perjetesisht,ata qe thuren dhe kenduan “ciklin e kengeve per kreshniket”,ku ze fill tradita folklorike,gojore e popullit tone.-Prandaj,jo rastesisht –T.Zmali,është një nyje që amplifikon zerin e tij,në atë që siç thotë diku shkrimtari I.Kadare-‘’…fillin ombilikal,qe lidh pandalshem ate shtrat,te gojetarise dhe folkloristikes,me poezine moderne shqiptare’’.-Pikërisht,në këtë shtrat vjen me prurjen e tij edhe ky autor.Natyrshem diku,ne kete komunitet eshte pashaportrizuar edhe ai.-Kesisoj,jo pak motive dhe aspekte te poezise orale,dhe folklorike,legjendave dhe miteve,shpesh jane kthyer ne motive ngacmuese,ne kolonat mbajtese,mbi te cilat –Ton Zmali,-ngre poezine e tij te vecante.-Motivet folklorike,me se pari rezultojne si nje shtyse,mbi te cilat kesodore udheton fantazia poetike e tij.-Qe te jesh vetvetja ne kete trajte eshte paksa e veshtire,-madje nje veshtiresi alpinistike,e grades se larte.Ketij kurthi te rrezikshem,dhe shume me teper te pabese,-T.Zmali,-i shpeton,e pse jo admirueshem….-“Kush e mundi fatkeqesine”-eshte njera prej poezive te ketij lloi,teresisht me motiv popullor.-Poezia,ne pergjithesi,edhe  ajo lirike,nuk eshte se japin zgjidhje per situata,ide,deshira apo ndjenja,nuk eshte definicioni dhe as predispozita e saj.-Ajo vetem se trumbeton,shpreh,shfaq,larteson,shperfaq apo kundron,nje lloj te vecante  te boteperjetimit emocional te vete autorit,kur ajo eshte poezia lirike,apo te protagonistit kur eshte poezi e lloit kushtues,etj…-Motivi popullor,si karakteristike e dukshme ne disa poezi te vellimit te trete,(ai nuk mungon edhe ne disa prej poezive ne dy vellimet e tjera,te meperparshme te autorit,)vjen nga nje optike dhe konotacion vetiak,eshte prurje e pervecme,sjellje ne optike e nje qasjeje origjinale.-Në jo pak raste,këto lloj motivesh dhe poezish,qe shkakesohen nga gojetaria dhe folklorika,ose te ashtuquajtura burimore,jane bere pre e sulmeve shpesh edhe te pa principta,me aresyetimin pse jane trajtuar aq padurueshem,qe nga romantiket,e deri ne poezine e ish-realizmit socialist.

2.Por poezia dhe krijimtaria serioze,flasin për të kundërtën,arësyetojnë se kjo lloj poezie mbetet shpeshherë,maja,ajka dhe perla e krijimtarisë shpirtërore.Ajo nuk është shterruar,por gurron gjallërisht edhe sot.Pak a shumë një farë triumfi vërehet jo pa gëzim edhe tek poezia e Ton Zmalit.Pse e themi këtë?..Prej poezisë popullore,autori i mëshon një lloj diferencimi më nuancor,më jetik,më të besueshëm dhe më së fundi edhe më qenësor.Ai përveçon një lloj më të lartë të zotëruesit kuptimor.Që i gjen në disa cilësi të etikës,të psikologjisë,të jetës,të normave,të moralit shoqëror.

Së dyti…Personazhi heroik,ose heroizimi i personazheve.Jo e bërë artificialisht,por si një produkt i llogjikshëm,por edhe i ndjerë,që sendërtohet në mënyrë të natyrshme,pa sforco,dhe konfondim,(shkrirje e qëllimshme)-Ja si thonë vargjet e një kënge popullore,e futur me mjeshtëri për të intonuar,theksuar dhe ringritur patetikën..

‘’…Ohej,çaj Zef Toma,kapedani/sot po del me u var te mani../Rreth e qark po i vjen nizami.. Në këngët popullore zakonisht personazhet  qoftë historike,qoftë imagjinare,dallohen,ngrihen,përveçohen a përjetësohen për tu bërë të pavdekshëm.Duke hiperbolizuar cilësi që ata tregojnë në situata të veçanta,në rrethana të jashtëzakonshme,(atëherë kur të tjerët nuk mund të veprojnë dot),apo në mjedise krejt normale.Ata duket se janë të shënjuarit e vetë Zotit.Duke krijuar një lloj kulti,që pastaj shndërrohet në moral dhe etikë…Një lloj paralelizmi të imponohet vetvetiu me vargjet e një kënge tjetër nga heroizmi popullor.-Sef Kosharja i pari i fisit,,,/Hije të paska maja e lisit..por më tej nuk mund të mos i përmendësh këto vargje të një kënge po kaq të virtutshme…Ngrihu Bilbil,e hidh litarë,/Dale bej të ndez cigarë/Se s’jam çanaku me dhallë/Po jam Bilbili me pallë…etj,etj…Ky model i heroikes nuk është kapërxyer ende,ose nuk është tërësisht i kapërxyer.Natyrisht këtu nuk bëhet fjalë për heroikë armësh…Këtu heroizmi i personazheve,bëhet në një trajtë të re,cilësisht më të avancuar…E kam fjalën për poezinë e vëllimit   Honeve të Askundit…Këtu ka një heroikë të denoncimit,të nxjerrjes së të keqes,dhe të përjashtimit,një heroikë po ta quanim kështu të katharsisit shpirtëror…Edhe më e mishëruar shprehet kjo ide tek vjersha.-Mburrje..Shumë shpesh mali ka qenë simbol i pakontestueshëm i qëndresës,i heroikes,i vazhdimit në trajtën e një statike ‘’lëvizëse’’ngjitëse,e të një farë ecjeje si rritje.

Ja si thotë diku poeti Zmali…Gjithë jetën time,po të mbetem i unshëm/Madhështitë tuaja më mjaftojnë,që të vdes i ngopur…konkludon autori…Pra kemi një detaj plot kuptim të një loje serioze.

3.Pavarësisht se po të sistemoheshin në një cikël më vete,flas për ato poezi që ngrihen mbi motive folklorike,ato që shenjohen si të motivuara të ngacmuara nga ky motiv,në një lexim të kujdesshëm këqyret,hetohet,zbulohet një trajtë tejkalimi i ndjeshmërisë që përftojnë modelet folklorike.Ja një shembull plotësisht sintonik dhe koherent me atë çfarë u tha më sipër…Përkundësit e ëndrave…..’’-Kjo poezi ngrihet mbi motivet e ninullave,këngët e para që dëgjon njeriu,fëmija porsa vjen në jetë,…Zakonisht nënat përkundin fëmijën në djep,duke i kënduar bashkë me muzikalitetin që përftohet mëtohet që fëmijës ti kumtohen edhe disa virtyte të cilat përzgjidhen si cilësi nga qenie mitologjike,orë,dragonj,zana,meduza,etj.etj…Nga kafshë pylli si luanë,drerë,kaproj,nga heronj mitologjikë,ose të vërtetë,të cilët ndeshen dhe fitojnë mbi të keqen,poshtërsinë,egoizmin,egërsinë apo ligësinë,si mbi kuçedra dhe bajloza etj,etj…Por tek poezia-‘’Përkundësit e ëndrrave’’,vërehet që në konceptim një lloj risie,mënyra e ndërtimit të saj kompozicional.Ndërsa jemi mësuar të dëgjojmë ninullën,këtë këngë djepi pra,tek e këndon një njeri i vetëm,p.sh.nëna,ndërsa e përkund fëmijën ta marri gjumi,autori e ka kompozuar dhe na krijon luksin e dëgjimit të saj në kor.-Aty këndon edhe nëna,edhe babai,edhe gjyshja edhe gjyshi.Gjithseicili thotë urimet dhe dëshirat e veta,brenda një strukture ritmike,muzikaliteti dhe vokacioni,duke të përftuar imazhin e një simfonie të arrirë….Pra,kemi këtu një element të ri të procedimit poetik.Është një tejkalim për mendimin tonë i konceptit folkloristik.Dhe pikërisht për këtë element kjo poezi i shton lexuesit e saj.

4.Kllapisë së etheve të dashurisë,edhe poeti T.Zmali,nuk ka mundur tu ikë.(Megjithëse nuk kam mundur të qëmtoj,qoftë edhe një përpjekje ‘’tinzare’’të tij për të anashkaluar këtë temë.)Tematika e dashurisë për vendlindjen,duket se e ka kryqëzuar përfundimisht,poetin T.Zmali.I pafuqishëm për tiu arratisur robërisë së saj,duket se Zmali,i është dorëzuar një ‘’lirie tiranike’’.Ngjan se pakti më paqësorë që mund të bëjë me të,ka qenë pranimi i skllavërisë prej saj….-Bëj të ngrohem,e s’ngrohem dot,/as me qeshje e as me lot/…Kështu shpërthen jo pa një lloj dënesjeje,poeti T.Zmali,tek poezia…..-‘’Morgu i Dritës.’’-Larg vendlindjes,larg shtëpisë së tij të dashur të fëminisë,larg njerëzve të shtrenjtë të zemrës,vatrës që e ngrohu më tepër se çdo diell,larg miqve dhe shokëve,gjithçka tani është kthyer në një mall,e nostalgji,në dhembje shpirti,në një drithërimë buze dhe zemre..-Ndjehet një lloj pezmi qytetarë,një shqetësim koherent,që gjithsesi nuk penalizon atë që s’mundet të jetë,pra atë që i mungon paprajshëm.Ato gjëra,sende,dukuri,rrethana,mjedise pa prania e të cilave të bën të ndjehesh i munguar,si shfaqje e vetvetes e natyrshme.Përkundrazi,-Mua në morgun e dritës/Më kalbëzojnë ëndërrat…e mbyll poezinë poeti,sikur të tërhiqte një derë të rëndë hekuri pas vetes,një derë që e ndan me një pjesë të vetvetes,e të cilën dikur do të duhet ta hapë përsëri.Ose te poezia tjetër..-‘’Varrezë e ëndrrave’’-Autori thotë…Çdo ditë,më vdesin ëndrra/Një varrezë e pamatur/gjallon truri im../-Ska si të jetë ndryshe.E dimë të gjithë ëndrrat,gëzimet,ditëlindjet,festat,ngjarjet familjare i projektojmë,apo u mveshim dëshira dhe shpresa,që me njëmijë fije të pakuptueshme ndërlidhen me vendlindjen,me vatrën e pragun e shtëpisë…Por kaq larg vatrës,gjithsesi poeti ndjehet ngushtë,fati i mërgimtarit është përherë një nyje e pakapërdijshme,që firon në atë fidanishten e ëndrrave.Edhe kjo temë në poezinë e T.Zmalit,vjen me një natyrshmëri të zakontë,pa sforcime dhe deklamim,vjen më në fund ashtu siç duket bota,me tërë larminë e saj.

5.Ashtu sikurse shkencëtarët grumbullojnë fakte,të dhëna,detaje,karakterizojnë dhe ndërthurin elementë të veçantë të jwtës e natyrës,edhe krijuesi T.Zmali,ngjan të paralelizojë,herë na përshkruan sende,objekte,dukuri,fenomene të cilat i merr nga natyra,apo kozmosi,herë-herë depërton në mitologji,përpiqet dhe hyn në botën e njeriut,të zhbirojë dhe pastaj nuk harron të numërojë cilësi,thekson virtyte apo vese,të njeriut apo shoqërisë,e duke sendërtuar kështu një poezi natyraliste a rracionale.Natyrisht,edhe me dobësitë dhe mungesat e saj..-Motivi i dashurisë për atdheun dhe vendlindjen janë tretur dhe ngjizur me njeri-tjetrin pa sforco dhe mundim.Ashtu,natyrshëm autori flet për fshatin e tij të lindjes,njësoj si për Darsinë,Qafë Grunjasin,motivohet nga një mal diku në Iballë,njësoj do të himnizon te edhe një kodër apo mal,diku në kurvelesh,në rrafsh të Dukagjinit,në Prekaz,në malin e Sharrit,apo Korçë,etj…Ato njësoj…-‘’Bartin dhimbjet e këmbëve të zbathura/dhe prush poemash të pabotuara../

Do të na dukej se krijimtarisë letrare të këtij autori do ti mungonte diçka jashtëzakonisht e rëndësishme,diçka që do të kishte të bënte me vetë prushin,zjarrin e emocionit atë që ta jep vetëm leximi i poezisë,sikur aty të mos gjenim edhe poezinë….Sytë eBabait../Një poezi vërtet e ndjerë,e shkruar me një dashuri dhe ndjenjë të thellë humane,dhembje dhe dashuri prindërore bashkë..-Një poezi e shkruar me buzë dhe zemër të dridhur,dhe me lot në sy….Ton Zmali shkruan për vete me tërë forcën e pasionit flakëritës,përpiqet të shterojë ndjenjën deri në pafundësi,deri në materializim dhe krijon ato emocione dhe sadisfaksion që përcjell një art i realitetit dhe fantastikes bashkë,i skalitur me kujdesin e një esteti të përkushtuar…Duke lexuar këto vëllime poetike modeste,nëntekstin poetik shpeshherë dhe po kështu qartësinë disa herë,mu kujtua se diku pata lexuar një fragment nga Manifesti i Futuristëve’’rreth vitit 1916-Marineti shkruante,-‘’Do të vemë në lëvizje fjalët në liri,që do të thyejnë limitet e letërsisë,duke marshuar drejt pikturës,muzikës,artit të zhanreve,duke hedhur një urë të mrekullueshme midis fjalës dhe objektit real’’.Na duket se poeti Ton Zmali,dëshmon me tre vëllimet e deritanishme,dëshmon dhe merr pjesë në këtë aksion kërkimi të fjalës që nuk mundi të thuhej,megjithëse u stërtha….-e prapë mbeti diçka pa u thënë ende..Ky kërkim i tij është i veçantë.Dhe me sa duket sondat e kërkimit,nuk fiken asnjëherë.Ai është në kërkim të vetvetes,të botës së tij.Ndonëse përmes një drame të përhershme,të vazhdueshme,të gjatë,shprehet kështu një atraksion i pamohueshëm i tij.Vërshimi poetik,ndjesia emocionale,shndërrohet në një Cunam, që me sa duket nuk u shkarkua dot natyrshëm plotësisht në pozinë e Tonit,mbeti edhe më tej një valë tjetër që tentoi të godiste zemrën e poetit këto kohët e fundit,e që nuk ja arriti fatmirësisht,sepse zemra e Tonit me sa duket e kishte tejkaluar provën e vështirë të dorëzimit.Në predispozitën okulare të tij,poezitë e T.Zmalit ngjajnë si ca mozaikë përshkrues,ku qëmtimi i kujdesshëm të alternon disa rrafshe kuptimorë,ku të ndërthuret një kaleidoskop i gjerë kuptimesh dhe sfidash vepruese.Që nga shekulli i V-Euseb Jeronimi thotë-‘’Fjala s’mbraps shekujt’’Dhe tek Ton Zmali-zemra s’mbraps çdo goditje-sepse brenda saj mbarten ndjenjat e një poezie,që është edhe përtej forcës së një cunami…. Le të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë profeci duke besuar se përkryejmë kështu kultin estetik njerëzor….

 

AGIM BASHA. bashaagim@hotmail.com

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s