PA STROFË / Prozë poetike nga Xheladin. A Çitaku

PA STROFË

 

 

Xheladin

Prozë poetike nga Xheladin. A Çitaku

 

 

N`shtrojerë mashtrimi shtrirë performancën, mbi supe hedhur gunën e vjetër; mbajtur nën sqetull gjithë injorancën, mendja e ngushtë nuk gjenë rrugë tjetër… Dridhet përdridhet vesi e stresi, përlanë ç`të gjenë, ç`i del përpara; shpirtin trazuar e zë mëngjesi, n`log të gënjeshtrës duke bërë gara… Mbushur maraz në çdo hap t`jetës, kur e hapë portën e del në fushë; shikon pasqyrën s`i beson vetes, plotë pretendime varur për gushë…Shëmtirë ngado që të zë frymën, ajri i rëndë s`të ngopë mushkritë; shija e ndotur të thanë pështymën, shëllirë e helmët të mbushë plevit… N`gardhe me gjemba i varëm shpresat, shkyem vullnetin n`driza e ferra; copë u leckosën posikur ndërresat, që nga çengelat i fërfëllon era… E gjithë rrokullisur me rrokopujë, ëndrrat e hershme mbyllur n`sirtar; ç`veshur moralin me shumë bujë, mbetjet e kohës kthyer n`manar… Besnikë naiv t`iluzionit, zhytur n`trullosje në vazhimësi; gënjyer n`shtigjet e pasionit dje e sot po, për nesër s`e di…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s