Poezi nga AFËRDITA . S SALIHU ( Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Nga po fryjnë erërat ) /

Aferdita Salihu

Poezi nga AFËRDITA . S  SALIHU

( Shkëputur nga Vëllimi poetik ” Nga po fryjnë erërat )

 

 

 

FLOKU IM

 

Në të ardhtë një fije floku,fije floku i pluhurosur

Vjen nga fllad i fillim vere,buzë mbrëmjes në të sosur

Po të prek duart tua,mos e largo ti me smirë

Jam unë që të dua,mbaje mbi flokë si një dëshirë.

 

Kushedi,mbase fat të sjell,e ndoshta fati vet jam unë

Mos e lër nga prehri të bjerë,se ta përlanë ndonjë furtunë

Ngjyrë e saj e syve të tu,aty është bebëza e shpirtit tim

Ku ti je Adami e unë Eva, të mos mbytem si Doruntinë.

 

Kur borë e parë,flokët t’i njomë ,le të shërbejë porsi kapelë

Le të rri porsi mburojë,mu si nga shiu,ombrellë

Po ta jap si hajmali për sy të këqij e ziliqarë

Do të gjendet si balsam sa herë flokët të jenë tharë.

 

Dhe atë që e dua,është e thjeshtë,me përmasa dashurie

Flokun të ma ruash me kujdes,se nga larg vjen si hije

Le të frymojë bashke me ty,zemrën e kam mbi atë fije floku

Andaj, eja fluturim,mos prit të çel erë borziloku.

 

 

 

 

PSE IKËN DALLËNDYSHJA

 

Mos u bëfsha dallëndyshe

Që fluturon tej më tej

Zëri i saj si vaj i qyqes

Më bën kokën të mos e kthej.

 

Lule më lule porsi bletë

I merr erë e mbushet nektar

Porsi nuse që bie me fjetë

Kur zë shtat natën e parë.

 

Shikon fusha e zbret në prroje

Shikimi i saj dritën verbon

Nëpër udhë e në tjera troje

Kjo bukuri do t’i mungon.

 

Kur sheh qiellin duke qarë

Pikat e shiut i fsheh nën krahë

Se loti saj,jo nuk është tharë

E merr me vete porsi gjah.

 

Këngë të djepit e rritën këtu

U bë zonjë ndër zonja të rralla

Bukë e tokës iu shtua

Bukuri e saj si në përalla.

 

 

 

 

MBI HARTË

 

Sa shumë lakmova,ngjyrë,divit

Të shkrihem mbi hartë gjeografike

E t’i thyeja të gjithë kufijtë

Desha të jem dhe llambë magjike.

 

U vërsula si në një xhungël

Rrëshqita mbi copë Evropë

Më dukej vetja si e humbur

Nëpër letër bote,qerre e pa rrotë.

 

Desha t’i shoh rilindasit

Hyrë në Milanon migjeniane

Po ashtu edhe kongreset

Lushnje,Berlin,manastiriane.

 

Në Turqi pashë Frashërit

Që të gjithë me mision

Nuk lashë pa takuar Ismail Qemalin

Gurëthemel i qytetit Vlorë.

 

Në këtë hartë ç’më panë sytë

Nuk ishin Alpet,por malet rugove

Nga ku emër kishte marrë

Kryetar i parë me plis bore.

 

Pa ecur shume,pashë budizmin

E i rash përmes Indisë

Nënë Terezë më shijoi udhëtimin

Hartë e vogël më mahnit.

 

Etja më suli në detin shqiptar

Joni i pari si kullë Jashari

Drekë më shtroi e Ulqinit kala

Ulqini i bukur shqip më foli.

 

 

 

 

KUZHINIERE

 

U desh hënën ta vë në gjumë,t’i rimarr udhën vargjeve

Për të pjekur pakëz brum,e t’iu shpërndaj lagjeve

U desh gjumit t’i bëj lajka,të sajoj një përrallë

Hipur sikur nëpër varka,mbi detin shtruar gur e zall.

 

Nga më erdhi kjo imagjinatë,u habitëm që të tria

Gjumi e hëna përqafuan natë,u mashtruan nga idetë e mia

Ngela vetëm,e lirë,si drita,në mes natës abazhur

Krijimet në letër,si zinxhirë,më shkëlqejnë,llambë në mur.

 

Me bisht të syrit,i vjedh hënës një shikim

E arratisur me pasionin,ikim andej në kuzhinë

Ditë e re,kërkon tryezë,pecetë të pastër,bilur të bardhë

Kuzhiniere që buzëqesh,kur shtron vargje,mëngjes e darkë.

 

 

 

 

NUSJA BLERAKE

 

Kur malet e pinë borën

Lumi qesh e kundron

Nis bisedë me luleborën

Bukurinë i lëvdon.

 

Falënderimet u përkulen

Ranë mbi tokë si thesar

Mbuluan fletë e mbuluan drurë

Që të zbulohen nga sy i parë.

 

Harbuar janë damar toke

Filluar dasëm pa daulltar

Pret nusen me të gjatë flokë

Mes lëndinash,përmbi bar.

 

Zogjtë krushqi vijnë nga larg

Fjalën erës ia kanë besuar

Le t’i presin me këmbë të mbarë

Se këngë e tyre është afruar.

 

Hapen porta në kopshtije

I lëshojnë vend dasmorëve

Mirëpritjen i bëjnë nën hije

Të trëndafilave me shumë bojëra.

 

 

 

 

NJË POET MË SHUMË

 

Një poet më shumë,dashurisë i përforcon ashtin

Krahëhapur e pret një yll,dashurisë pa i mbetur hatri

Yjet nga qiejt, buzëqeshur i hapin rrugë fatit

Poeti,një dashuri më shumë, i rrisin njëra- tjetrës shtatin.

 

Një poet më shumë,dashuron më shumë se vetë dashuria

Në rrënjë zbret një lumë,etjen shuar buzëve trëndelina

Këtu është dashuria,mbi hënën që zbret në fusha

Ardhur me muzgun e gjerë, që prek faqe e gusha.

 

Një poet më shumë,dashuria dhe më fort fjongohet

Në bulevarde a në vazo me ujë,piedestal lartësohet

Rrita s’i ndalet kurrë,me poetin navigator

Kush pos poetësh,i gjen strehë e prek shpirt me dorë.

 

Nëpër dejë poetësh,rriten aty rruaza të kuqe gjaku

Bashkë me dashurinë gama,i japin hijeshi artit

Poeti,vetë asnjëherë i vetmuar mbi pragje të agimeve

Me thesarin kolazh,i mban në shpinë porsi gamilet.

 

Një poet më shumë, mbyll poret e dashurisë gënjeshtare

E mbyt porsi llum,kush tjetër pos poetit me penë armë zjarre

Pa tym e barut,pushkatuar ndjenjat ardhacake

Nuk bën një poet dot,me dashuritë në sokaqe.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s