Poezi nga Drita Nikoliqi Binaj

drita niloliqi binaj

Poezi nga Drita Nikoliqi Binaj

 

 

O YLL YLLI

( Poezi kushtuar dëshmorit Yll Morina

i cili vdiq në Novi Sad ku gjendej në shërim )

 

Nji kujtim ta fala sonte
për këngen tënde të re
kur shëndrit bashkë me hënen
vargun ma bënë Atdhe.

Nuk e di ku na mbeti kënga
në cilën betej mbeti plagë
E shpirtit tim e di
për ty a është vetem këngë?

Të lutem shum mos mbaj hidhërim.
Kthehu bashkë me këngen
merre plagen që ma le kujtim
Ti o yll
i pa shuar që shëndrit atdheun!
a kamë vënë kuroren për emrin tënd
dhe për të dhënin kushtrim.

Për ty o luftar lirije
që u bëre këngë kujtimi
këngë atdheu plot plagë lirije
u shëndrrove në tymnajë tymi!

Boten e djallit e munde
për të shtrejten liri.
Por ti prap u linde e erdhe
Në secilen lule arom e saj je
E bukurin e ngjyres asaj ti ja le.

Tani zbukuron kopshtin
tënd e kopshtin tim
Me bukurin e lules na ushqen
e aromen e sj frymarrjen na këthenë.

As nji fortune s’ju frikësove
As një fortunë smundi të ndaloj
me krahët e shqipes të fluturove
e lirin na e solle.

 

 

 

 

HORIZONT I HIRËT

 

Më lidhen me litarin e dhëmbjes
Ah, akoma s-isha rritur
Më hodhen vellon e bardhë
e ajo u errësua si qielli i nates
e yjet floriri binin për toke.

Sapo nisa fluturimin krahtë mi thyan
Më varën në gërmina epokash pa ura
Vërbulla marramendëse, humbje drejtpeshimi.
Në vertikalen e rënjes u vura.

Dridhësha nga të ftohurit e jetes
nga dhëmbja morra atak
se më futen nderkamzen e ëndrres
Mora bileten për ferr.
Ndaj nuk mund të qaj më
u bëra skllave e heshtjes
Shpirt mbushur me pellgurina
qiell i trishtimit lulet mi vyshki

Fanaret fortuna mi fiki
shiqimi im jep lamtumiren
horizont e hirët në kalendarin e zemres
ndjenjat u shuan se ëndrra më iki.

Pse më vranë gjumin në më të bukren ëndërr ?
Pse mi prenë damarët e kohes për kurban ?
Pse m’a fiket Djellin zotin e Drites?
Pse në vërbull te errësirës më lanë ?
Barbarisht dhunim rrebeshi e trishtim të kam?

 

 

 
MALLKIM

 

Kam prej vitesh mall e dallgë
Brengë që m’përvëlon e djeg flakë,
Për atë prag ku nisa jetë
Tash sa kohë n’gyrbet jam plakë

Buken, ngjesha mbruijta me lot
O, sa lotë mbi të kam derdhë
Ah, ta dini sa u shqtësova
Më doli me kore të fortë!

Është kafshatë që s’kapërdihet
Bukë e shtruar në gurbet.
E gëlltit e vë në sofër,
Ajo njomet me ujë të sertë.

Mallkim bëjë për at detyrim!
Kush ma mbylli pragun tim!
Mallkuar qofshi për mot e jetë!
Në vatrat tuaja ma
Kurr djal mos left!

Mua më flakët në udhë mërgimi
Zjarr të digjem për pragun tim
Ashtu u djegshit shkrum e hi
kurrë gëzim mos paçi n’shtëpi!

Prej pragut tim unë kur kam dalë
Në zemër m’u gropos një varrë
Ku po shkoja nuk e di
Kur më dëbuat prej times shtëpi

Si qiri shpirti m’u kall e shkri dal nga dal.

Mallkim o mallkuar qofshi!
Unë së shpejti do të vij,
Aty kam t’imen shtëpi
Që kaherë një ëndrrërr shoh

të shtrihem pranë prindëve të mi.

Juve po ju lë mallkimin
Me korbat e zi mbi kokë
Kurrë gazi mos ju ardht në konak
Se të keqen e keni hak!
Zija kurr mos ju heqt nga shtëpija

Në vajë ju vafshin fëmija!

Mortja  t’ju rrijë te koka,
Kte do të jua jep PERENDIJA

 

 

 

ME SHPIRT TË SAKRIFICËS

 

Eca neper rruget e jetes
Me moral te palekundshem
nganjihere te rende,
shumhere te eger,
por me ndjenje te forte
per fisin dhe familjen.
Me shpirt te sakrifices
qe nuk sprapset perpara asnji pengese.
Dorhapur pa pretenduar mirenjohje
Me pikpamje dhe prirje bese.
Me falet pikllimin dhe dhembjen
e vazhdushme ne qetesi,
Mbollet urrejtjen me rrenje te thella
qe shpirtin ma grisë ne vazhdimsi.

 

 

 

LETER PRINDËVE TË MI

 

Lutem në këtë mbrëmje
me mall e lot në sy
për ju të dashur prindërit e mi.

Paqja mbuloft këtë mbrëmje
shtëpin time ku kam le
deri në mëngjezin e bardhë
se ajo ka për t’ardh.

Ju pushoni në paqë
i lehtë ju qoft dheu
prindërit e mij
Mos u merakosni për mua
as vëllëzërit e mi
Unë jam gjallë – e vdekur
mbështjellur me zi.

Unë jam ajo e juaja
e vetmja bijë plotë mallë
ëndërrojë diten e bardhë
kur kam për të ardhë

Ky nuk është
vetem vegim i zi
të vij tek ti shtëpija ime
të shikoj në sy
Gjelbërimin e oborrit ta vërej
tek ti kur të kthejë.

I lutem zotit
e shkuara mos t’jetë e pakthim
aty është gazi i jetes
paqja e shpirtit tim.

Dua ti flaki brengat
t’shkuli mllefin e mallin
të zhduken lotët
në syt e mi
mos të ndihem ma
mbështjellur në zi.

 

 

 
KUJTIME TË RINISË

 

Dëshirat e zjarrta të rinisë
nuk u humben,  as u tretën një ditë,
ato vetëm u strukën  e thellë mbetën
e u fshehën, si relike aty në shpirt.

Herë herë më djegin, e më përvëlojnë,
herë herë zemrën nga gjumi më zgjojnë.
Ato i ruaj me mall
edhe pse më dhemb, ato më mbajnë gjallë.

Boshllëku që është krijuar
S’ka për t’u mbyllur më kurrë,
Është e kotë që të eci,
në kërkim të asaj që s’do ta gjej dot.

Ah, kjo jetë,  me kujtimet e rinisë,
më përplasi  në të gjitha brigjet e fatit
tani më hodhi  në detin e vdekësisë

Ah, kjo jetë!!!!

 

 

 
KUR E GJETA TË VËRTETËN

 

Koha më sjelli shtrëngata
më hodhi edhe breshër
edhe vetëtima të përflakta
m’i zgurdulloi sytë e egër.
Më torturoi, po s’më lakoi
kjo kohë e keqe
Kur i hiqte trungjet zvarrë
kur shkëmbit m’i hidhte barrë.

Edhe dheun thellë gërmonte
e tërmete më shkaktonte.
Bukur shumë më zhgërronte
asnjeri këto s’i dëgjonte
përpos kohës që rënkonte.
Jeta natyrë rrebesh lëshoi
më vrojtoi e rebeloi
E kur bëheshin këto çudira
Me zor ika nga këto turbullira.
U ngrita si shqiponjë
dhe dallgët rrokullisa.

Isha pak e zemëruar
nga shum  pyetje e nxituar.
Po mendoja për furtunë
nga kjo kohë e turbulluar.

Shumë herë…janë munduar
për të më manovruar.
U ngrita lart për t’u larguar
për të mos u turpëruar.

E kur e gjeta të vërtetën
aty unë fillova jetën.
Jetës më s’ia pata tutën,
se gjeta çiftelinë e lahutën.

 

 

 

 

HAMENDJE HUMNERASH

 

Vrojtova për shumë kohë me këmbëngulje,
dhe kuptova  se s’kisha kuptuar asgjë
në ideologjitë e asaj kohe.

Ideologji të rafinuara,
që fshehin të vërtetën
përderisa postmodernia
shtjellon rrëfim të vetëm
duke futur ca novacione
të admirueshme pa opsione.

Jo si ese kujtimesh,
por një e vërtetë e hidhur
nga e kaluara në të sotme,
duke hedhur dritë me lehtësi,
stilit intrigrues të kurtheve.

Ky romatizëm ka një nismë
në formë kujtimesh.
Një skicim mistik të sekretit.

Hamendje humnerash të thella
plot sekrete që të shpije
në sfera të pazbuluara
të pashmangshme e të pahulumtuara.

Ndjej trishtim  nga ky gjumë keqndjellës
e s’mund të bëhem Odise
i të nesërmes së panjohur.
 

 

 

NOSTALGJI NË DRITHËRIME

 

Dikur i heshtur
ngushulloje zemrën time.
E rinisë i jepje dallgë deti.
tani mbete kornizë e harresës
pa gjuhën e çiftelisë në veti.

Shpirtin më thithje  në pafundësi,
ëmbëlsi jeta u bënte
kur këndonim ne të dy.

Rreze qielli kaltëruar,
këngë e ngrohtë e djallëzuar,
me zemër të dashuruar.
lojë jete e pashteruar.

Ah, kjo zemër që rreh nga larg,
ç’më bën të kujtoj
ca tinguj të përrallshëm kitare.
Nuk ka më atë dritë magjije
larë me rreze mrekullie.

Kujtesë e një dite lumturie
nga ujëvara  shkëputur me gëzime
tani një plagë e hidhur
lënë pas dore  në memorjen e zemrës sime.
Nostalgji në drithërime.

 

 

 
MIGJENIT

 

Kur gjethet binin në vjeshten
e 1913-tes
ti erdhe për ti gëzuar prindërit,
motrat, e tërë familjen Nikolla.

Erdhe në qendren e lashtë kulturore
Ah, Shkodra e varfër
e asaj kohe mizore
me shtëpiza e rrugica plot baltë
me kunderthënie të shumta fetare.

Por linde me fat
në familje të ndershme Shkodrane
nga gjyshi Nikoll Dibrani
dhe gjyshja Stake Milani.

U rrite e u shkollove solid
pa kushte të mira
në varfëri me shum peripeti
por me nder e plotë fisnikri.

TI projektove jeten
në mes të Lindjes e perëndimit
Kështu krijove hala tek profesorët
se nuk ishin të atij mendimit.

Të ndalohej të lexoje
para grupit letrar
Se aty ishje ndeshje kulturash
për tu vënë në gar

E kjo ishje nxitje reale
punoje prore
burim e pa shterrëshëm
i shkrimeve amnore.

I frymëzuar me kulturen evropjane
në të kthyar në venlindje
trajtove qështjen shqiptare
Luftove për boten e re
ideopolitike pa u lodhur fare

Problematiken e njohur të shoqëris
të ndarë në dy klasa
ekstrem të ndryshme
e me shum farsa

Qëndrimin tënd të prerë
kur u ndave nga kisha
nuk ndrrove ideologjinë
as për Oksfordin
për të studjuar teologjin

Të rrebeloj padrejtësija e shfrytëzimi
andaj ju qase humanizmit
me ndjeshmëri e modesti
të nji zemre trimi

Në vend të Sorbones së ofruar
me nji konceptim të liris tjeterfar
ti zgjodhe skamnorët e përvuajtuar
Klasen e ulët të popullit shqiptar.

Pas studimt në Tivar e Manastir
vrojtove realitetin e hidhur
në të këthyar në Shkoder
pa ndikimin e kishes
ti ngrit fëmijët në koder

“Vargjet e lira” i dërgove në botim
po regjimi asaj kohe cenzuroi,
revolten për të ardhme më të mirë
nuk i lejoj në qarkullim.

Nga elita pushtetare u përbuze,
u mohove, e u ndalove
si prishës i moralit të rendit shoqëror.
Kështu pat dëbuar poetët,
nga shteti i tij ideal
edhe Platoni madhor.

Kur redaktove krijimet tua letrare
të ndara në pesë cikle
nuk dij cila më shum më pëlqeu ajo e para
Kënget e Ringjalljes apo e fundit
Kënget e Rinisë.

Parathanja e parathanjeve,
Ishte qëndrimi yt
antiklasor antiklerikal
virtyt që paralajmron
lindjen e kohes së re pa u ndalë.

Ti o yll shkrove pak, por tha shum
Me këtë dhunti prej poeti
që u formove me përkthimet e kolosëve
Shekspiri, Gete, Shileri,
Tolstoi,Gorki Dostojevski etj
por ti u venite e ike heret
dhe i tërë opusi tek pasardhesi mbeti.

Me filozofinë e thellë
e mesazhet e fuqishme
paralajmrove fundin e jetes
por jo shterrjen e djellit krijues.
Në shkrimin: Nji natë pa gjum,
ti ishe stoik edhe pse në agoni
se sëmundja të kishte mund.

Vetmija, shoqërusi yt i vetem
përveq miqëve të rrallë,
të pushtoj shpirtin e molisur.
Nga dhëmbjet e nji nate të tmerrëshme
kur derëgjeshe pa gjum, pa dritë
mes jetes e vdekjes.

E ti lutëshe për pak dritë,
o vlla, o shok në këtë natë
kur shpirti vuan,
kur të dhemb e s’di ç’të dhembë,
kur syri gjum nuk ka
urren, e nuk din ç’urren,
don, e s’din se ç’don

E ti o Yll Migjen
deshe ta svidosh vdekjen
përmes vargjeve të lira
duke kënduar për jeten.

Ç’është vdekja fizike
Një truk, apo një konvencion
që ven në pah tërë altruizmin tëndë
Por ti u bëre i pavdekshem,
me humanizmin e përmasave mitike.

Po, atëherë kur shkruajte këngen:
Unë djep i juaj, ndoshta varr i juaj,
kur bota jote shpirtërore shpërthej hovshëm
të svidoj parandjenen e kobshme
të jetes së shkurtër përplot ideale të reja.

Ishe poet kushtrimi e brengash,
Ishe hero me fuqi mendimi,
Ike nga kjo botë pa ballin e stolisur
prej kurorash dafine si Petrarka,
Po me kurora gjembash si Danteja dhe Pushkini.

 

 

 

O JU SHUSHUNJA

 

Nëse juve keni nji jetë boshe
t’imen mos boshatisni
Kultivojeni atë ne llogarin tuaj
apo të familjes e shoqërisë.

Fjalë të kota më mos flisni
se mjaft ajo më boshoj e trishtoj
këte unë më nuk jua lejoj.

Ju qoft rrruga e lehtë
o ju shushunja
që pini gjak këmbësh
në udhen e të tjerëve
Mosni,se do përfundoni
zvarritur e të shkelur.

Mëshirë ma të ju jap prap,
nuk dëshiroj aspak.
Shihni nji ditë të re
më djell e pa re
Energji pozitive ndjell
se, edhe ti ndoshta ke!?

Në folen e shpirtit
shijoni ngrohtësin
të keni urtësinë
e të mbillni
eshtë pasoj e virtytit.

 

 

 

KY DIELL NUK MË NXEN

 

Çdo ditë sfidohem nga tmerri i torturave
të përditëshmërisë,
Nga tmerri i morteve të kësaj kohe i gjithë njerëzisë.
U zgjova edhe këtë mëngjez
me ëndrren e papërfunduar
në ato rrugë ku vrapoja
e lumtur e pa u shqetësuar.

Çdo ditë shoh diellin
edhe këtu shndërrit
rrezet lëshon nga qielli
por mua nuk më ngrohin
rrezet e këtij dielli.

Në atdheun tim  kur erërat jehojnë
Ku diell e hënë flakërojnë.
Atje është lumturia, ngrohtësia.
Gjithçka e imja edhe përjetësia.

Këtu e përhishme  çel pranvera
as luleve në kopshtije  s’u bie era
ditët  të përhira janë në mërgim
Pa ëmbëlsinë e ngjyrave si në vendin tim.

Larg tokës amë që sa vjet jetoj
Po vetëm atje dhe me të frymoj
Atje ku shqipet kanë folenë
Atje e lirë, e gëzuar, guxoj.
Se malli më djeg për atdhenë.

Dashuria për ty është sa mali,
Këtu jetoj e venitem nga malli.
Edhe sikur e imja të jetë mbretëria
nuk është pason i imi që zgjedh atdhetaria.

Edhe të kisha çdo të mirë në botë
pa ty është e kotë, shumë e  kotë,
se zemra rënkon,
e syrit i nxjerr lot.

Edhe sot dielli po shkëlqen,
por ky diell mua nuk më nxen.

 

 

 

 

BËHU KRUA I ATDHEUT TIM

 

Pash këtë djell që po shëndrit
bëhu krue i atdheut tim
të pi ujë e ti lajë sytë
të hek mallin që m’rëndon.

Kam nji Kod sekretë
më duhet të besojë
n’këtë botën e vetmisë,
se magjistar bëhesh vetë
kur luanë lojen e qiltërsisë.

Të dua Atdhe
Të dua më shum se vehten
e Përëndinë
më shum se vargun
që gatuan i qiltëri shpirti im

Të dua Atdhe
Më shum se laureshen
që i këndon qjellit të dlirë
më shum se hënën
që roje i bënë dashurisë.

Më shum se djellin të dua
Më shum se yjet
që në sy më ndrrisin bukurisht
Të dua me madhështin e hyjnisë

Në gjoks frymon fryma
si të isha llavë vullkani
kur te ty thithë fladin e jetes
njashtu si rrugen e re
me bekimin e nënë lokes
Të dua…
O të dua bre të dua!

 

 

 
KOSOVA IME

 

Nëpër udhë jete ece mes rrathëve danteske
Po ti si Feniksi u ngrite, rilindur nga hiri
Kurorë ëndrrash, Kosovë, thure mes shekujve
E në shtigjet e jetës kërkove rizgjimin.

Po kush, kush ta përbuzi dashurinë, o Loke???
Mallkim mbi atë që përbalti lirinë e virgjër!
Dëshmi e udhës është rrëkeja e gjakut në troje
Janë lapidarët që flasin për lirinë e shumëpritur.

Botës nuk i dhemb për ty e në sofër të flet
Kërkon mbrojtje pa fund për minoritetet
E prijësit  e tu bëhen si guri që vetëm hesht
Me mallkimin e një toke ku ëndrra s’tretet

Herë herë, oh, kokën e bukur e kërruse
Dhe pse nga luftrat kurrë s’je turpëruar
Pushtetarët servilë të janë ngjitur në supe
Duke ta ngrënë shpirtin tënd të diellëzuar

Nuk munguan viteve tek ti burrat mendjendritur.
E prijësa të tjerë, për besë, do të vijnë përsëri
E di , Kosovë, shkallë të reja ke për të ngjitur
Me hapin tonë që është bash si bekim hyjnishë

Me urime nënash, me shkronjëshqipen e zjarrtë.
Me bukurinë e Ademeve që ngrihen prej  mermerit
Na merr në flatrat e ëndrës tënde të artë!
Aty ky gazmon kënga ku harkon ylberi mes  qiellit.

 

 

 

 

E NDARË NË DYSH

 

Je e vetmja e mira e ime,
për të cilën këndoj
edhe në hall edhe në gëzime.

Atdhe, ti sjell mallin
e dhimbjen me dashuri
që ringjall për çdo ditë
e më madhërishëm
në zemrën e sytë e mi.

Si çdo artist i emigruar
përshkruaj ngjyra të gjalla
e tablos jetë
të ndara në dysh.
Botës që përballem me sfida
të përditëshmërisë
dhe asaj botës,
botës së fëmijërisë.

Botë që më mban
pazgjidhshmërisht të lidhur
për njerëzit e vendlindjes
Vendlindjen e fëmijërisë sime.
e kaluar që më rri parasysh
Jetë e leckur e ndarë në dysh.

 

 

 

HEJ, E DASHURA GJAKOVË!

 

Nuk ka Rilindje pa sakrificë
Ec para e mos u ndal
se ndryshe s’kan për të falë.

Të urryerit do të urrejnë
Të korruptuarit do të kritikojnë
Të akuzuarit do të akuzojnë

Hej e dashura Gjakova jonë!

Rilindja nuk është e lehtë
Ajo ësht revolucion!

Po ec, e mbill suksese perlë
dhe mbaji përgjithmonë,
se vetëm Ty të takojnë.

 

 

 

 

DO TË JU GODAS KAMXHIKU I ZOTIT

 

Dhurova çdo gjë dhashë me një mijë duar.
Por më besoni unë
Jam ajo e gjithëmonshmja
Ngrej tepër, heq tepër dhe pres…..
As me padurim, as me durim,
Se u sos durimi në këtë botë të mallkuar..
Dhe kështu ndoshta shkruar
që fati im i amëshueshëm
Për të qënë poete
Dhe ec në rrugës së krijimit pa detyrim

A thua dashuria jonë të kthehet në mallkim ,
Si mundet një trim të kthehet në krimb
Si mundet një trim t’i pranojë qenlëpirësit
Ata të unët e pangopur e të padrejtët.

Geni ynë I lashtë ka ndërgjegje
Në shpirtin tim nuk ka acar e errësirë.
Në ndërgjegje ndjej ankth e dhimbje .
Ju jeni shkëndija e fundit që ende flakadon mërzinë time.
Se prej të gjaktave duar hajër kush nuk pati

E askush prej nesh nuk ka forcë
t’i sjellë yjet rreth vedit
Se për të qenë yll duhet të ndriçosh!
Ka ndër ne, ambiciozë , lakmuese, ngërthitës
Ka ndër ne që duan ta mohojnë të vërtetën
E të na i zëvendësojnë me gënjeshtrën e zezë.

Po a s’është zakon ndër shqiptari për rrugëtim duhen shokë?!
E kush nuk u zgënjye prej kësi prapësishë
Andaj u bëmë dëshmorë
të sacrifices pa u varrosur.

Ne vetëm sa e fituam luftën dikush don të sundojë
Kur ju ” sundoni” mbi ne do të thotë lufta nuk ka mbaruar…
Ja ku u them: “Atë s’do ta fitoni!.”

Brenda nesh kemi të keqen dhe të mirën tonë
Vura vullnetin sipër vetes si të ishte ligj
Jam gjykatëse dhe hakmarrëse e ligjit tim,

Prove e tmerrshme të mbetesh vetëm
me gjykatësin dhe hakmarrësin tënd.

As vetmia s’ më lodhë
As krenaria s’më lakohet
As “trimëria“ s’mund t’i kërcëllojë dhëmbët
Dëshmitare do të jetë kurmi im
“ o ju mbretër të rinj”

Pse doni t’ia shpëlani mendjen njeriut,
Si ushqim I jepni koncentrat gënjeshtrash,
për të ushqyer të uriturit keqdashës.

Me padrejtësi e ndytësi nuk ngihen të unshmit .
Nxora thellë nga shpirti im ndjenjën e dhimbjes
Që të më kuptonit o njerëzit e mi
Se plagët nuk shërohen me ledhatime

As me urrejtje ndaj njeri tjetrit
Ju buzëqesha kur zemra gjak më pikoi
Në heshtje me lotë lava fatin .

E njohëm vëllezër përbuzjen!
Mundimet që na sillnin padrejtësitë,
A nuk i provuam drithërimat e dhimbjes
si mund të jemi të drejtë me ata që sot përbuzin?
Si mund të veproni sot, si u veprua motit
Mosni, nji ditë do të ju godas kamxhiku i Zotit.

Dikush të pamundurën po e bën të mundur.
Të keqen e vesh me pamjen e së mirës
Si klloun tragji komedish
duke luajtur në skenë
me kandila lajkash e maska fytyrës.

Lakmitë nuk jua fshehin as njëqind maska
Se çdo derë fisniku e ka të leme fisnikërinë
Veprimet nuk mundet me ua fsheh petku i arit
Se dhe vet djalli dikur ëngjëll ish.

Nga shpirti i poetes po nxjerr këtë grep të artë
Për t’ju peshkuar në atë ligatinë
Që ju vet të shihni sa të larmë e të pistë jeni

Mozaiku i shpirtit tim të vrarë në kohë
sodis realitetin e zymtë,
udhëtoj me ëndrrën duke mos lejuar
që braktisja si dhimbje e re të më pushtojë.

Babai më thoshte:
“ njihe zjarrmin e votrës
Ai zjarrm të jep emër të bukur !.”
Dashurinë për Zjarrmin e Votrës
Shenjtërohet në zemrën tënde
Që të të mbrojë nga çdo e keqe

Ajo dashuri më ngriti lartë
Kjo dashuri më shpëtoi nga sytë ziliqar
E prapë më mbron prej urrejtjes.

 

 

 

 

EH, SIKUR…

 

Eh sikur të mundesha
të shkruaj urrejtjen time në akull
e të prisnja të dalë dielli.
Të kthej kohën përnjëherë!

Eh, sikur të dija
se e kaluara nuk kthehet
do të përqafoja shumë më shumë!
Do të thoja sa të dua

Do të rrija më shumë pranë teje
Do të dëgjoja me vemendje
çdo fjalë tënden të ëmbëltuar

Dhe përsëri do të shtrëngoja
Do të plotësoja çdo dëshirë
si të jetë për të fundit herë
do t’i puthja edhe një herë sytë
edhe një herë edhe shumë herë…

Eh, sikur të dija se koha iken
nga jeta ndahesh, dritat fiken.
s’do të isha ndalë së shikuari
fytyrën tënde hyjnore.

Do dëgjoja zërin tënd
si ma të bukurën këngë bilbili
Do të shijoja aromën tënde
si të bukurën aromë trëndafillit.

Eh, sikur ta dija…

 

 

 

TË MORI MORTJA

 

Ti ishe vetëm një në këtë botë,
por për mua Ti ishe bota ime.
Ti nuk e di sa vuaj unë sot
Nga dita që ike s’pat më gëzime.

Shumë lot derdha për ty, kënga ime
shumë herë u struka pa Ty jetime.
Sa herë vrapova e shurdhër
me shikim të djegur hije kobzeza.

Nuk ka ilaç për shërimin e shpirtit
të katandisur rrëmbyër nga pikëllimi
Dashuria ime mbeti pa përgjigje.
u shndërrua në pafuqi e fatkeqësi
Të mori mortja nën dheun e zi.

Tek mua erdhi një ankth i shkretë
digjet zjarr i zemrës sime.
kur pushton, kjo stuhi të vret
si t’i largoj këto kujtime?

Emocionet vijnë vrullshëm
si një breng që thërret
Kur kujtoj këtë histori,
edhe sot shpirtin ma vret.

 

 

 

O POLITIKANË

 

Padrejtësitë, pakënaqësitë,

mosrrespekti

për Ata që dhanë

atë më të shtrenjtën:

jetën e bekuar.

Ngadalë njëra pas tjetrës

derdhen në zemrat tona

shpërthejnë si vullkan

se tjetër jetë s’kanë.

Ah tokat e lëna djerrë,

shpirtërat e mbushura me vrerë

u mbush kupa nga zhgënjimi

se popullit po i del tymi.

Garë e besimit politik

një garë civilizuse me fjalime,

me debate, shprehje e parime,

ide, kritika, platforma, justifikime,

akuza, fyerje, mashtrime, e betime,

lavdata, mburrje me heroizëm,

plot atdhedashuri,

klithje me patriotizëm.

“Triumf për shqiptarizëm”
Për heroizmin flitni pa pra

e harruat të gjallët e lirisë

në mjerim të skamjes sa s’ka

e dëshmorët që n’luft kanë ra.

O liderë, gjeni prehje te M. Gorki

në definicionin e moralshëm

me meditim dhe kuptim kur thot:

“Unë jam bota,

bota është populli.

Çdo njeri është një qelizë e organizmit tim.

Po ta lëndojnë atë,

mua më dhemb,

po ta fyejn atë,

mua më therr në shpirt,

dhe nuk mund të rri indiferent”

Shpresat e këtij populli

mos i minimizo,

mos i gjunjëzo dhe mos i mjero.

Mos gjeni prehje

në të shtrembtën politikë

me shkopin magjik

për t’u pasuruar duke u korruptuar,

për të mashtruar, shantazhuar e privuar

nga e drejta e tyre e legjitimuar.

Deri kur të luftojnë

të kalamendur nga uria e papunësia

traditë ndëshkimi varfëria

si të është bërë shkencë

të luftojnë për ekzistencë.

Në këtë acar dimri

me fytyra të zbehura

të strukur, të trishtuar

presin të vijë Pranvera.

Ata që do të vijnë pas jush

do të shohin si u dënua drejtësia

e u shpërblye padrejtësia.

Si u përmbys zgjuarësia

duke u bërë viktimë e arrogancës

për t’i brohoritur injorancës.

Mjaftë me koncesione e marrëveshje,

pa kërkuar falje për krime,

kriminelët gjakpirës me tamtame

për helmimin e tokës Dardane.

Frigohuni mallkimit të heshtur

të fëmijëve për etërit e tyre,

nënave për bijtë e bijat e tyre,

grave të dhunuara e masakruara.

Do ju vijnë në ëndërr

klithjet e heronjëve atdhedashës

që derdhën gjak e dhanë jetën,

ku vajti vaji i shqiptarëve

ku janë ëndrrat e luftëtarëve

që luftuan e në liri besuan.

E mallkuar qoftë politika

e terminologjisë që shkakton

mundim në shqiptim e kuptim.

Mos na mashtroni me belbëzim

me fjalët e huazuara nga gjuhë e huaj

mos e ndëshkoni veten me mallkim.

 

 

 
RIZA LAHIT

 

Ç’është ky lajm që e sjell ora?
Mu në prag të Vitit të Ri?
U trondit së thelli bota
Shkoi Rizai në amshim.

Pikëllimë e  patreguar
Dëshpërimi s’njeh kufi
Jo, askush s’e ka besuar
Se n,këtë ditë pena u ngri

Dhimbje fort ne na shkaktoi
Mik i madh i shqiptarisë
Mik i Shkodrës dhe Kosovës
Mik i rrallë i Çamërisë.

Shkoi buzëqeshja dhe hareja
Në këtë natë ku festa vlon
Nëpër sofra erdhi heshtja
Gjaku në damar s’kalon

Fluturo, o miku ynë
Tej në qiej nga ke ardhë!
Sot për ty nuk merrkam frymë
sot për ty shumë paskam mall.

Po të them sot lamtumirë
Dhimbja syrit i  jep lot
Me respekt dhe nderim
Do të kujtoj  tash sa mot.

 

 

 

JETO DHE VDIS SHQIP

 

Ti je lule
Aromë e shpirtit tim
Si hënë qiellore më ndriçon
Në rrugën e Atdheut  me shkëlqim.
Kur shkruaj  për ty
Je sa dielli që më ngroh
Nënë
Atdheut i fale bijen tënde që të do
Shqip më pagëzove
Dritë
e bekimit të babait tim
Mbështjellë me flamurin kuq e zi

Me urove shqip
Për atdheun tim të pamposhtur
Më ruajte në gji
Më dërgove te shqipet
Me buzqeshjen e ngrohtë, të  përlotur

Tani dua uratën tënde
si atëherë kur më quaje  Zanë Dardane
Më thoje:
“Duhet të jetosh!!!
Jeto dhe vdis shqip!!!””
Se të parët e mi këtu i kam denbabaden
jam shqiponjë që fluturoj në male .
Shqipëri jam.

 

 

 

HESHTA PËR JU 

 

Heshta kur isha e lumtur
të mos ia ndjell trishtimin ndokujt,
Heshta edhe kur rashë në mërzi
Që të mos i shqetësoj miqtë e mi askund.

Heshta, vetëm heshta
edhe kur më përvëluan,
edhe kur më denoncuan,
edhe kur penj jete më shkulën

Heshta , dhe zemrën bëra gur
për të ndalur vajin det përrreth
dhe të keqes t’i vë mure.

Edhe tani hesht akoma,
për ju  që shpesh s’më kuptuat,
o t’dashurit e mi të padashur.
Mjerova veten përher
duke ledhatuar të tjerë.

 

 

 

 MITROVICË E NDARË NË DYSH

 

Pa lirinë e Kosovës Lindore
nuk lëshohen armët prej dore,
se gjaku i atyre që janë vrarë
do  ju mallkojë dhe deri në varr,

Përfundimisht i flakët armët
por paqa s’po funksionon
e ti heshtur e pranon?

Heshtja mund të thyhet
pastaj paqja gjakoset.
Kjo tokë ilire rebelohet
nga dhëmbja që s’mbarohet,

Zgjohen dëshmorët e dëshpëruar
me gjakun e tyre pyesin të zemëruar
Ku na mbeti besa?
Ku na mbeti betimi?
Pse u dorëzuat, pse u detyruat?

Bëni trima si të dini!
shkaut  tokën mos ia lini!
Tokën dardane të larë me gjak
se dëshmorëve u kemi hak!

Për Mitrovicën e ndarë në dysh
na detyrojnë:
dëshmorë, babë e gjysh
Nji lëvizje kërkojnë
Një lëvizje mbarë popullore
kërkesë e qartë përfundimtare
të bashkuar deri në fitore.

 

 

 

JU DUA, MIQ

 

Me modesti  e përulësi
u drejtohem juve, miqtë e mi
ndjej aromën e gjërave
që më pushtojnë shpirtin
Ëmbëlsinë e dashurinë
tek ju e ndjej aty.

E rëndësishmja është në mua
të më ndihmojë askush nuk dua
do bëj luftë me veten
ashtu kap të vërtetën.

Dhe s’dua të shqetësohem
për reputacion
as opinion nga të tjerë
se për mua ato nuk kanë vlerë,
por për ndërgjegjen time
vetëm ajo më mbush gëzime.

Nuk jam e paaftë   të kërkoj aprovime
Në lojën e jetës dua të fitoj
e jo ta humb zemren time.

I dua njerëzit që janë prezent
edhe kur gjenden larg.
Kur më duhen, janë në anën time
e s’më hapin plagë.
 

 

 

MË PRIT

 

Më prit se një ditë do të vij
Më prit kohën pa e matë!
Më duhet rrugë e gjatë!
Më prit edhe atëherë kur nuk të pritet më
Dashuria limit nuk ka.
Vetëm unë kam ditur me pritë
tani më prit ti mua
do të vijë ajo ditë se unë ende të dua.
Më prit edhe atëherë, kur të gjithë të braktisin kur të fyejnë,
Kur ta kthejnë shpinën.
Kur mendon se s’ekziston, atëherë pritja të shpëton.
Më prit, më prit, vetëm më prit,
o ilaç i shpirtit tim!
Edhe unë ty do të pres, se asnjë vdekje s’do të më vdesë.

 

 

 

 VETËM MË THIRR!

 

Kur ndonjëherë syri të loton,
kur ndonjëherë ndokush,
zemrën ta lëndon,
Kur shpirti  në dridhje rënkon
e asnjëri s’të dëgjon,
Kur flakëron bërtima në ëndërr
e nga gjumi të zgjon
Atëherë më thirr me zemër.!

Vetëm më thirr aty do të jam ende
se për ty dashuri kam
Jam delfin që lahet në ngrohtësinë e syve të tu
Plot dritë jam, prandaj mos i mbyll sytë
se delfini në terr mundet me u mbytë.

Më thirr, vetëm më thirr!

Me shikim do të përcjell,
Me duar mbi supe do të përkëdhel,
Me përqafim do të mbroj,
Me puthje do të ushqej,
Me lot do të ngushulloj,

Dashuria jote
si lumë nga parajsa rrjedh tek mua
vetëm lumturi mbjell.

Imagjinoje ndër më të bukurën
Ja shton asaj pavdekësinë
Zbukuroje me yje  që japin shkëlqim
Imagjinoje aty, për Ty,  në hënë banon
O dashuri e shpirtit tim.

Hë, më thirr, vetëm më thirr!!!

Unë deri në amëshim do të dashuroj
duke gëlltitur dhembjen
shkoj në shtrat të flej.
Mbylli sytë e mendoj
Jo,  nuk do të harroj.
Jeta ime tek ti i ka brigjet, atje dua të ndaloj..
 

 

 

SKËNDER SALLAKUT
 ÇDO VEPRIM I YTI SHQIP
ISHTE I RRETHUAR ME DRITË!

 

Shpirti yt matet me qjell
Qënia jote shndërit si diell
Ai që u njoh me ty
u deh me gaz e lumturi.

Sa të deshtëm, sa na deshe
tash kjo dhembje na dha heshtje.
Shuhet dielli i gazërisë
ikën muza e poezisë.

O i dashur, njeri i madh,
na pikëllon na vë në hall.
Si të mendohet gëzimi pa ty
me ca pengje të trishtuar
që zgjon mallin krahëshpupluar.
Ti i dashur nga kjo botë ike
na le zbrazët me kujtime  nostalgjike

Është vështirë
të përshkruhen qiejt Skënderianë
me shumë yje,   hanë e djell
në një ese kujtese
që kumbon gjer në qiell.

Kush do thotë se Ti më s’rron
ai s’të njeh dhe shumë gabon
O yll që me lot na përvëlon
do rrosh tek  ne përgjithmonë!

 

 

 

 FLUGË E PAPRITUR

 

Shpirti im i përvuajtur
me dhëmbjet që desh më vranë
me zhgënjimet që s’i prisja.
nga ata që i mbaja pranë.

Shpirtin e kam lakuriq
në acar të dimrit të kaluar
të ngrirë e të vetmuar.

Shpirti në mirësinë e vet
është venitur e është tretë.
Se kur shpirti është i vrarë
sytë dhe veshët s’janë dëshmitarë.

Mbajta gjatë barrë në shpirt
duke ditur e mosditur
për dhimbje e shtrëngatë
që m’u flugën të papritur.
 

 

 

SHEND E VERË 

 

Me diellin shpesh u rizgjova e larë me rreze
Për çudi, lumturinë s’e shijova në ditët që jetova
E prita një pranverë tjetër me flladin mes gjethesh
Si të ishte një dritë magjie ndër agimet e ngrohta.

Mes vete ndër mote kurë s’e gjeta enigmën e fshehtë
Pritja më bëri Zanë e ulur pranë një ujëvare
Mes qiejve sërish vazhdojnë të fluturojnë retë
E dielli del sërish mes maleve me dritë rreznaje.

Jam udhëtare e Dhimbjes në kërkim të fatit
Jam udhëtare e Shpresës që shpesh më largohet
E qielli bëhet laraman si shtegu i  livadhit.
E reja në shpate sërish ndër vjeshta puplohet.

Nuk e harroj gëzmin e stinës që rininë ma sjell.
Aty do më shihni qoftë dhe këmbëzbathur,
Se kam shend brenda vetes si pranverë.
Se këtu dhimbjet i kam dëbuar nga pragu.
 

 

 

MALLKIM

 
Unë  vetë e shpalla të shenjtë buzqeshjen time
sepse  askënd nuk takova
që ëmbël të buzëqeshë
me dhëmbje në zemer  si unë.
Unë vetë e shpalla hero  veten time
Sepse askënd nuk vranë
aq shumë herë si mua
e prapë u ngjall.

Unë  ndoshta meritova varfërinë në zemrën time,
se pa menduar dhashë shumë
e pa kufizime.

Por unë nuk meritova gënjeshtra,
mashtrim e ngatërrim
nga miqtë e gjakut tim.

Prandaj ju mallkoj me më të madhin zemërim.

“Mallkuar qofshi,
Mallkim i dergjur i shpirtit tim,
O ju, jonjerëz të gjakut tim!
Ju mallkoj deri në zot prej tash e deri në amëshim
që më përçani  me të dashurit e shpirtit tim!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s