Revoltë / Nga: Prof Eroll Velija

Revoltë

 

 

eroll veliu

Nga:  Prof Eroll Velija

 

 

Ecte duke u kalamenduar, nuk e duronte dot vapën që mbretëronte në qytet.

I urrente rrugët e prishura të qytetit. Oh kohë e rëndë, o kohë e tmershme.

Ndjente se si e kamxhikoste një urrejtje e llahtarshme dhe e papërmbajshtme ndaj botës mbarë. Sa herë që kthente sytë pas nuk shihte veçse hiçësinë, mizerablën dhe mjerimin e jetës, shihte ëndrrat gënjeshrare, plotë me pasurira e me gra si dhe këtë qytet të urryer.

Endej nëpër kalldërmën dhe pas pak arriti përpara restaurantit “ Sirena”, u futë brenda dhe porositi diçka për të ngrënë. Ishte në moshë të ri, por tepër zemrak dhe nuk mundej të shfrenonte revoltën, andaj, kishte shumë probleme në jetë. I zhytur në mendime derisa priste ushqimin iu afrua një person i moshuar, u ulë kundrruall tij. I kërkoi pak ushqim nga nga pjata e tij. Ai me një zemërim e shtyu plakun dhe kërkoi që të largohej saora.

Por, plaku iu lutë që t’i ofronte ushqim ta shuante urinë. Ai e vështroi me shpoti dhe ia ofroi një pjesë të ushqimit.

Plaku pasi u ngop mirë e mirë filloi të rrëfej. Unë jam biolog. Dikur kur ime shoqe ishte në mesin e të gjallëve, punoja si biolog në një shkollë të mesme, dhe jetoja mirë.

Por, pas vdekjes së saj, dhe dëbimin tim nga puna, jeta ime mori teposhtëzës derisa nuk u fundosa në greminë, u detyrova të lypë rrugëve si lypës.

Ju jeni kundër sistemit, jeni i ri dhe nuk e shfrytëzon rastin që ta frenosh zemërimin dhe pezmin tënd. Ki kujdes, nëse kështu vazhdon të sillesh në jetë, në pleqëri do të bëhesh sikur unë që jam tash. Nuk duhet të plakesh para se të bëhesh i mençur.

Ty të urrejnë se je matrapaz i pagdhendur, e mua nuk më duan se jam plakur.

Duhet të jesh gomar që të mos dishë se kali e tërheq karrocën dhe jo së prapthi, andaj, fillo të jetosh, shfrytëzoje rinin dhe shëndetin që ke, mos lejo që të përbuzesh e të nënçmohesh, se sistemi t’i merr të gjitha gjërat, për tërë jetën ta lë vetëm turpin.

Në fytyrë i lexohej si një trallisje si një ndjesi tjetër, të përafërt me turpin, çka ai mundohej ta fshehte pas një buzëqeshje të zoritur.

S’ ishte e s’ishte i zoti ta mposhte atë fantazmë kobtare, e cila e kishte emrin prapësi. E urrente jetën. Ai u qetësua, ia ofroi ushqimin plakut, por ai se pranoi duke i thënë:

– Merrë ushqimin dhe ngopu se do të duhet për ty. Tash je në fuqi të plotë dhe duhet për jetën që të pretë. U ngritë dhe shkoi.

Mendohej, gjithë ato fytyra e gjithë ajo skamje. U ngritë dhe ai, dhe doli nga restauranti. Në rrugicë po dëgjon të rinjtë që qeshim me zë kumbuese,disa prej tyre janë në xhinse, ca janë me këpucë të larta me take të forta, ndaj nën këmbët e tyre në çdo çast kumtohet e tërë kllaviatura e kalldërmit jo të rafshtë.

Dielli atë ditë ishte ngritur lart mbi kurorat e rrumbullakta të lisave . Një tis i hollë mjegulle, vetëm sa shihej, e tejdukshme, kishte marrë ngjyrë argjendi nga rrezet e para të diellit.

Tërë qyteti dukej si e praruar nga ajo mjegull e tejdukshme. Atëbotë, sërish zëri të vështroi lodhshëm, me njëfarë malli të çuditshëm, atë mjegull të tejdukshme ku tash lahet qielli i stërpikur nga currilat e fundit të gjakut të diellit, i cili vdiq atje, krejt afër, afër, aty pas malit Sharr.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s