Juria e Panairit Kombëtar të Librit “Fieri 2015” jep vlerësimin : Romani më i mirë i vitit “Të gjithë premtojnë Parisin” të shkrimtarit Nasi Lera. / Nga Irena Toçi

Nasi Lera Te gjithe premtojne Parisin Romani me i mire i vitit (2)

 

Juria e Panairit Kombëtar të Librit “Fieri 2015” jep vlerësimin  :  Romani më i mirë i vitit   “Të gjithë premtojnë Parisin” të shkrimtarit Nasi Lera.

 

 

irena toci

Nga : Irena Toçi

 

 

“Të gjithë premtojnë Parisin”, është romani i fundit i shkrimtarit dhe përkthyesit Nasi Lera, një shkrimtar që në këto vite ka provuar me forcë se krijimtaria e mirë letrare është në përputhje me heshtjen fisnike të autorit dhe me të kundërtën e zhurmës spekulative që mbizotëron sot letrat shqipe. I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet – një alter ego i vetë autorit – romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti: personazhet, të gjithë së bashku, kushtëzojnë fatin tragjik të karaktereve të romanit.

 

 

350px-Nasi_Lera

 

 

 

Më tepër se në romanet paraardhës të Nasi Lerës, “Të gjithë premtojnë Parisin”, është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik, qoftë edhe një fjalë e vetme nuk është e tepërt. Karakteret zhvillohen, nuk tregohen. Gjuha është poetike, por kjo nuk e pengon autorin të tregojë tmerre të vërteta. Në të kundërtën, poetikja e prozës e bën brutalitetin më të dukshëm. Dialogu duket se është dhe mjeti më i fuqishëm shprehës i autorit. Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false…                                                     

 

rudolf-marku

    Nga : Rudolf Marku

 

 

 

Irena Toçi

Drejtore e Përgjithshme

Botimet Toena

 

Rruga “M. Gjollesha”

K.P.1420

Tirane – Albania

Tel. ++355 422 40 116; 422 58 893

Fax ++355 422 40 117

irena.toci@gmail.com

botimet.toena@gmail.com

redaksia@toena.com.al

http://www.toena.com.al

Facebook: Botimet Toena

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s