Reportazh : Mbresa nga Prishtina / Nga Skënder Brakaj

 

Reportazh :

Mbresa nga Prishtina

 

 

Skender Braka

Nga Skënder Braka

 

 

1-

Gjëja e parë që të vjen në mend para një udhëimi ku do të duhet të shkelësh për herë të parë edhe përse atje ku do të mbrrish ke miq e shok, qofshin real apo virtualë, është pyetja e ligjëshme, të cilë e murmurit gati me zë; si do të pritem? A do të mbetem i vetmuar, apo do të përballem me një mikpritje të ftohtë, qoftë edhe në trajtën e një kortezie të heshtur. Më pas, zë e mendon për axhendën e veprimeve dhe pse e ke ideuar dhe skicuar disa herë ndër mend, pothuajse deri në detaje. Me këto mendime në kokë, u nisa për në panairin e 17-të të Prishtinës në mëngjesin e së enjtes.Ishte një mëngjes i freskët dhe i bukur.Një nga ato mëngjeset që mua më pëlqen të udhëtoj. Nga bisedat e zhvilluara brënda ambientit të autobuzit, kuptova se isha i vetmi udhëtar nga Durrësi. Qëndruam pak minuta në Tiranë dhe më pas, autobuzi u nis. Kisha dëgjuar të flitej shumë për rrugën e Kombit, për Prishtinën dhe në tërësi për Kosovën. Në kaq vite pas ndërrimit të sistemeve kam patur kontakte të vazhdueshme me mjaftë njerëz prej trevës së Kosovës. Në tërësi ka prevaluar një mendim i mirë dhe një opinion i shëndosh. E vetmja rrugë ku nuk kisha shkelur asnjëherë në jetë ishte ajo që fillonte nga Repsi e në vazhdim. Pamja mbreslënëse, e bukur dhe frymëzuese që fillonte me luginës e Fanit, sa vinte e bëhej gjithnjë e më mahnitëse. Deri në ato minuta nuk kisha këmbyer as edhe një bisedë me ndonjërin prej udhëtarëve. Ka diçka meditative të qënit i veçuar prej të tjerëve që nuk i njeh dhe që të rastis t’i shohësh për herë të parë, mbase edhe për herë të fundit. Kur po i afroheshim postës kufitare të Morinës, një vajzë që kisha përpara, ndërsa më zgjati një stilolaps dhe një bllok, ku duhet të shënoja disa formalitete, shqiptoi me zërin e hollë dhe me dialektin e saj:

-Urnoni zotni!

E kuptova përse bëhej fjlaë dhe aty për aty i’u luta, duke i zgjatur bashkë me bllokun edhe kartën time të identitetit.

– Ani, – tha vajza pa më hodhur ndonjë vështrim, dhe sikur të donte të bënte një punë pakurrëfarë dëshire, më mori kartën. Atij çasti unë po mendoja se pikërisht në atë momoent, më ishte këputur si me magji mendimi; se udhëtoja brënda teritorit të vëndit tim dhe se pas pak do të kaloja kufirin për të rrugëtuar në një tjetër shtet të huaj. Nuk e di nëse ishte një lloj zhgënjimi apo një ndjesi e krijuar brënda pak sekondash, për diçka që prej vitesh vet i’a ke ushqyer krejt ndryshe shpirtit dhe mëndjes.

– Për herë të parë po vozitn për në Kosovë, a?- më pyeti vajza me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë si të donte të ngrinte siparin e një mirëseardhjeje. Hezitimi im dhe ai moment i të humburit qoftë edhe pse i përkohshëm i kënaqësisë së udhëtimit, nuk kishte mbetur pa i shpëtuar syrit të saj.

– Po, – iu përgjigja, ndërsa i zgjata dorën dhe i mora kartën e identitetit. Më pyeti nëse më priste duikush dhe, kur unë i shpjegova se shkoja për të marrë pjesë në panairin e librit si autor, ajo e shprehu hapur kënaqësinë dhe më uroi suksese. Djali që shërbente në autobuzin e linjës ishte një njeri i qeshur dhe tepër komunikues me të gjithë.

Nëse do të përqëndroheshe pak në gjallërinë dhe bisedat që bëheshin ndërmjet njëri tjetrit, dhe pse shumë syresh prej tyre takoheshin për herë të parë, të krijonin bindjen se kishin një miqësi të kahershme. Aty nga ora njëmbëdhjetë pa pak minuta arritëm në Prishtinë. Kur i thashë një taksiti që u lëshua me ngut drejt meje, sa kërkonte për të më çuar deri tek pallati Rinia, ai pa u menduar dy herë më tha shumën. Unë edhe pse nuk e dija largësinë, sepse m’u duk si tepër shuma që më kërkoi, si vështrova njërin prej pronarëve të shtëpisë botuese që kishte dalë për të më pritur dhe vërejta se ai nuk hezitoi, hyra në makinë. Prishtina me hapsirat e saj të pafundëme, me rrugët, ndërtesat dhe artitekturën e saj, po më krijonte përshtypjen e një vëndi që përpos modernes, vazhdon të ruaj edhe diçka nga tradita e saj e vyer. Në një shikim të parë, nuk mund të thuash se gjurmët e luftës dhe të asaj të kaluare të hidhur gati një shekullore ishin zhdukur…Një hije e hollë mallkimi gati si një klithëm e pazëshme për të gjithë ata që i suallën një tragjizëm të tillë kësaj pjese të popullsisë së martirizuar, dukej sikur qëndronte ende pezull mbi qiellin blu të Prishtinës…Ndërsa po udhëtoja, përtej xhamave të makinës, që rrëshqiste nëpër rrugët e bukura, po më dukej sikur atje përtej, më thërriste një zë i njohur, një zë qindra e mijëra vjeçar dhe unë rrekja të ta prekja me duartë e mia që më dridheshin….

 

2-

 

Ndërsa i afrohesha gjithnjë e më shumë qëndrës së qytetit, sillja ndërmënd kontaktet e para që kam patur me banorë të Kosovës. Duke iu referuar viteve të shkollës së mesme, them se ato kanë qënë aty nga pranvera e vitit 1972.Atëherë kur dy shoferë që drejtonin makina të mëdha me targën e Prizërenit erdhën për të tretën herë në fabrikën e tullave, në N.I.Tulla për tu ngarkuar, kontakte të cilat më pas vijuan me ato të shtatorit të 1980-tës kur një grup krijuesish nga Prishtina u vendosën ne Hotel “Adriatiku” ( atëherë njëri prej hoteleve më loksoze në vend).. E ashtu vetvetiu sepse po më dukej sikur nëpër ato rrugë kishin mbetur gjurmët e demonstrative të fuqishme të studentëve të muajve Mars dhe Prill të viti 1981.Pulita një herë sytë sepse vigimi i atyre viteve, që me aromën e erës së luftës, ngacmoi dhe trazoi qetësinë tonë të përnatshme, më erdhi aq pranë saqë më gjëmuan përsëri thirrjet e fuqishme që atëherë na bënin të na rrënqethej trupi “Kosova Republikë”, m’u duk sikur gjithçka kishte ndodhur para pak muajve.Taksia me të cilën udhëtoja, ndali përpara NËBORN-it të mbushur me miljona nënshkrime. Ndërsa zbrita, mora bazhet dhe po përpiqesha të orientohesha,m’u duk sikur Adem Jashari, që nga lartësia e “Pallatit Rinia”,që mbante emrin e tij,më uroi i pari mirëseardhjen në panairin e 17-të të librit. E para gjë që më ra në sy ishte një tendë modeste, e sajuar enkas për të zgjeruar hapsirën e pjesmarrësve. Në të dy anët e saj ishin ekspozuar prurjet e shtëpive botuese, si nga kosova ashtu edhe nga ato të ardhura nga shqipëria, maqedonia dhe mali i zi. Përmesë një mizërie vizitorësh (dhe pse ishte dita e tretë e hapjes), pas disa minutash, duke nxituar pas Risit, arrita në stendën e shtëpisë botuese 2Mprinting, pjesë e të cilit isha edhe unë. Shtëpia jonë botuese përfaqësohej në këtë panair me plotë 28 autorë, jo vetëm të gjinive të ndryshme letrare, por edhe me ata të fushës së studimeve historike, të studimeve etnografike dhe shkencore.

Ndjesia që provon në një manifestim të përmasave të tilla ku së pari ka për si qëllim të promovohen autor dhe krijime të reja, është e jashtëzakonshme. Këtë ide ma përforcoi edhe më shumë mikja ime, poetja dhe shkrimtarja tashmë e njohur jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe përtej kufijëve të vëndit, Flutura Açka. Bashkëbisedimet e ngrohta e miqësore me të, në lidhje me ecurinë në rrugën e bukur dhe të pakrahasueshme të të shkruarit, më kanë lënë gjinjë mbresa të jashtëzakonshme, sepse në rërësinë e saj edhe vet kjo krijuese me thjeshtësinë e saj të natyrshme, shkon përtej të juashëzakonshmes.Eshtë nder të kesh një mike si Flutura, më tha miku im me të cilin po bashkëbisedoja për librat që shtëpia botuese” Skënderbeg”kishte sjell në këtë panair.Ndërsa minutat shkonin si pa u ndjer nën përshëndetjet e ngrohta dhe interesimin e vizitorëve për tu njohur më nga afër me brendinë e librave që ne kishim paraqitur, më shfaqet befasuese gazetarja e Radio Kosovës, mikja ime fytyrë qeshur, zë ëmbël dhe tepër komunitative, Vera Pelaj, me të cilën takohesha për të parën herë. Më kërkoj të zhvilloja një intervistë drejtpërdrejtë nga sudio, jo vetëm si krijues, por edhe si përfaqësues i shtëpisë botuese 2M. E pranova me kënaqesi ftesën dhe ndërsa mbi qiellin e Prishtinës kishte rënë nata e bukur dhe qyteti ndiçonte prej dritave dhe, merrte jetë nga lëvizjet e lira të njerëve, që padyshim në qëndër të bisedave të tyre kishin bumin e madh të botimeve të sivjetëme, nxitova rrugëve të panjohura për tek godina e bukur, e lart si prej kristali e Radios.Tek dera më priti një djalosh, i cili në emër të gazetares m’u lut të qëndroja nën shoqërimin e një çaji të ngrohtë, përderisa ajo të mbaronte emisin e radhës.

– Doli mirë?- e pyeta Verën gati i hutuar, pas mbarimit të intervistës, ndërsa mbajta frymën për të dëgjuar përgjigjen e saj. Ajo buzëqeshi dhe nga shkëlqimi syve të e saj e kuptova se nuk e kisha zhgënjyer. Më përcolli deri poshtë dhe u ndje gati e fajsuar se asaj ore të vonë, nuk po gjente një njeri që të më shoqëronte deri tek vëndi ku më prisnin; miku im nga shqipëria, Ristak Osmani, dhe ai nga Tirana, Apostol Duka. Tashmë i çliruar nga ca ndjesira pasigurie e mosnjohjeje, nisa të nxitoja nëpër rrugët e Prishtinës, si të shkoja rrugëve të qytetit tim.Madhështia e shëtitores së madhe, sikur më futi në një tjetër botë, që shkonte përtej botës së letrave dhe asaj të njohjes.

Në ditën e dytë të qëndrimit tim në rrethana krejt rastësore njihem me gazetaren e Anadolu Agency, zonjushën e nderuar Zulfija Jakupi, një gazetare me shumë eksperiencë, që di të të bëjë për vete me natyrshmërinë e saj. Dhe pse ishte një intervistë e shkurtër, në të cilën unë e vura theksin kryesisht tek vëmëndja që duhet përqëndruar nga të dyja ministritë e kulturës për promovimin e autorëve të rinjë dhe të talentuar në trevat shqiptare që lihen qëllimisht në hije, ose në harresë.Për mua ishte me të vërtetë një intervistë tepër domethënese dhe kuptimplote. E falenderova zonjën Zulfie dhe u largova prej saj me premtimin se ajo do ti bënte prezente shqetësimet e mia.

Mbase prej fluksit të madh të vizitorëve dhe prej atij komunikimi tepër të ngrohtë e vllazërore me ta, orët pothuajse nuk isha në gjëndje t’i ndiqja dhe t’i kuptoja se si shkonin aq shpejtë.Njerëz të grupmoshave të ndryshme të ngacmonin intuitën me dëshirat, dhe intuitën e tyre. Kurrë më parë nuk e kisha menduar se do të gjeja edhe këtu njerëz që jo vetëm tregojnë interes për librin, por që e duan dhe që dinë se si ta lexojnë atë. Befasues dhe tepër mbreslënës do të më mbetet takimi me poeten Myrvete Osmani, një zonjë sa fisnike aq edhe inteligjente, e cila erdhi për të më takuar së bashku me tri vajzat e saj, prej të cilave nuk do të dija se kë të veçoja, se cila ishte më miqësore dhe më e dashur se tjetra.Takimin tonë e bëri më të bukur dhe më të këndshëm së pari Lirija, vajza e vogël e poetes, që nuk e mbajti dot të fshehur pasionin dhe ambicjen e saj, për tu bërë edhe ajo një ditë një poete e mrekullueshme,si dhe afrimi në tavolinën tonë i të mirënjohurit, Agim Vinca, emri i të cilit tashmë është bër i njohur në botën letrare jo vetëm si poet, por edhe si kritik letrar, si historian i letërsisë, si publicist, polemist, antologjist,etj. Pak minuta më pas kësaj kënaqësie iu shtua edhe takimi dhe biseda me poetin nga Gilani, Sabit Rustemi.

Në përfundim të këtyre vargjeve dua të theksoj se jam befasuar vërtetë nga mikpritja e ngrohte dhe vllazerore që gjeta në Prishtinë. Jam befasuar nga etja e madhe që vërejta në sytë e këtyre njerëzve që janë jo vetëm të luftës dhe të punës, por edhe të dijes, që kanë në tërësi per librin.

 

3-

 

E, si në çdo eveniment sado të rëndësishëm e të përmasave të mëdha, një syri të mprehtë nuk i shpëtojnë edhe gjëra të pakëndëshme që edhe pse nuk i’a zbehin bukurinë dhe larmitetin, përsëri lën atë gjumën e tyre jo të këndshëme. Më tërhoqi vëmëndjen biseda e dy të rinjëve, që me sa kuptova vinin edhe ata për herë të parë në këtë panair me krijimet e tyre. Ndërsa po largohesha me atë pak konkluzion të nxjerr prej shqetësimit të tyre, që si padashur më kishte imunizuar edhe mua, po thosha me vete; nëse prej vitit në vit ka ardhur duke u rritur numëri i lexuesve dhe të interesuarve për librin, kjo, nuk ka ndodhur më tepër për meritë të organizatorëve të panairit të librit dhe përmirësimit të kushteve dhe gjëndjes ekonomike në familje, sesa prej të kuptuarit nga të gjithëve se; të konkuruarit përmes një përgatijtjeje sa më të madhe, të gjithanshëme dhe të vazhdueshme, sot është kthyer në njërën prej çështjeve më të rëndësishme të ditës, jo vetëm për tregun e punës, por në të gjitha aspektet e jetës. Sot të kuptuarit se vetëm nëpërmjet rrugës së dijes ne do të arrijmë të bëhemi konkurues si brënda vetes, po ashtu edhe me të tjerët, e aq më shumë, me armiqtë tanë tradiciona,është bërë më e qartë dhe më e dukshme se kurrë.Nuk mundesha të largohesha nga panairi pa thënë edhe dy fjalë për një çëshje që mendoj se duhet prekur, të cilën m’a përforcoj sot një shkrim në të cilin flitej për moszbulimin e mjaftueshëm të autorëve shqiptar.Nuk e njoh autorin e shkrimit në fjalë, por ajo që dua të theksoj është fakti se zotëriaose nuk e ka vizituar tërësisht panairin por e ka fabrikuar shkrimin në zyrën e redaksisë, ose në rastin më të keq, qëllimshëm anashkalon shtëpi të vogela botimi ndër to edhe këtë tonën, duke i dhënë siç ndodh rëndom përparësi dhe duke e fokusuar qëllimshëm vëmëndjen e lëxuesit tek “Ujqër të Mëdhenjë” Gjithësesi ne që u prezantuam për herë të parë, muarëm jo vetëm përvojën, por edhe dashamirësinë e dhjetëra e qikndëra vizitoreve, që u larguan të befasuar dhe tepër të kënaqur prej paraqitjes tonë dhe pse modeste në tirazh. Le të vazhdojë kjo maskaradë diletanteske dhe korruptive, kjo përdhosje e zërit të ëmbël dhe kumbues.Është në nderin e të dyja ministrive të kulturës dhe arsimit, që të kordinojnë veprimet dhe të shtrinë në shtrat të rregullt këto evenimente që siç e kam theksuar edhe më lartë, më shumë se sa qëllim shit-blerjeje, duhet të kenë atë të nxjerrjes në pah të krijimeve të reja. Të penave premtuese nga të gjitha anët. Mos të drejtohen më kamerat tek të shteruarit vetë pse kanë një emër gjoja “Të madh”, por të fokusohen tek ata që me të vërtetë kanë dhënë nëpërmjet shpirtit të tyre, shpirtin e popullit. Zotërinjë. Veprat e mëdha nuk shkruhen nga kolltuqet, por ato lindin nga dheu ku pikon djersa dhe rritet bima e ardhur….

Të përshëndes Kosovë e mrekullueshme, të pëshëndes ndërsa po largohem prej teje me pikën e lotit të gëzimit në sy dhe me besimin se vitin tjetër do të të gjej me një klimë edhe më të shëndetshme edhe më të bukur…

 

Durrës 8.6.2015

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s