Shkrimtari Shpend Topollaj vjen me dy libra të rinj. ( Botime të shtëpisë botuese 2 M printing Durrës ) / Nga Fatmir Minguli

shpend topallaj

 

Shkrimtari Shpend Topollaj vjen me dy libra të rinj.

( Botime të shtëpisë botuese 2 M printing Durrës )

 

Nga Fatmir Minguli

 

 

 

sh 2

Libri  “ Perla më e bukur”

 

Muajt e fundit shkrimtari i njohur Shpend Topollaj botoi dy librat më të fundit,”  Perla më e bukur “, një liber me poezi dhe “ Amaneti “ me tregime dhe novela.

Dy libra që lexuesi po i pret me kurreshtje sepse si poezitë ashtu dhe tregimet dhe novelat tregojnë një vazhdimësi në rritje të Shpendi Topollaj. “ Perla më e bukur është një përmbledhje poezishë ku  poetika e autorit merr forma të reja, shpërthime që nuk I kemi ndeshur kaq bukur se sa në këtë vëllim. Poezi të tilla si “ Lëkura”, “ Fisnikëria e fatkeqësisë”, “ Pritja e vonuar” dhe  shumë të tjera janë një amalgamë e muzikalitetit poetik, subjektit të veçantë dhe befasisë.

Po kështu janë kompozuar poezitë me tema bashkohore që i kushtohen personaliteteve të kohës si poetit të ndjerë të haikut Milianov Kallupi, Vaçe Zelës, Petrit  Dumes, Ismet Bellovës, Qemal Kërtushës, Bashkim Hoxhës, Tonin Harapit. Ky përkushtim tejet njerëzor e bën poetin dhe shkrimtarin Shpend Topollaj një zëdhënës  i intelektit  të sotëm, intelektit që nuk është përlyer me negativitetet e tranzicionit absurd shqiptar.

Libri “ Perla më e bukur “ mbyllet me poezinë që i jep titullin këtij libri, një poezi e ndjerë ,jetësore dhe plot poetikë të veçantë ku rima vjen e përputhet me idenë që përcjell te lexuesit, ku bota e fëmijve intersektohet me atë të rriturve.

 

 

 

sh

Libri “ Amaneti”

 

Ky botim elegant plot me tregime dhe novela  të reja është një “ ringjallje “  e “ Rrëfimi i kapitenit”, librit të parë me tregime nga Shpendi Topollaj. Tregimet dhe novelat e reja të Shpendi Topollaj janë polt narracion dhe surpriza. Çdo tregim ka surprizën e vet. Por nuk mjafton surpriza në fund të tregimit  si novitet  i këtij libri, por edhe i tërë subjekti  është surprizë më vete. Me shumë bindje do të krahasoja këto tregime të Shpendit me ato të amerikanit O’Henri .

Por një novitet tjetër po kaq i këndshëm është dhe humori I hollë, humori I popullit tone duke përfshirë pothuaj të gjithë trevat shqiptare. Eshtë ky humor sidomos në tregimet “ Pata “ dhe “ Amaneti” ku humori nuk është thjeshtë si I tillë por një armë goditëse ndaj sistemit të kaluar si dhe çudirave të kohës së sotme shqiptare.

Tregimet  doktorin hebre Ludovik Kalmari dhe këngëtaren e pafat Jorgjia Velo  sjellin jo vetëm ndjenjën e leximit interesant por dhe fakte të reja nga jeta e njerëve të mëdhej shqiptarë që lënë në harresë.

Libri “ Amaneti” është një ngjarje për prozën bashkohore shqiptare. Dymbëdhjetë tregimet dhe novelat e këtij libri janë një dhuratë e bukur për lexuesin shqiptar kudo që ai ndodhet.

 

 

Fatmir-Minguli

Fatmir Minguli

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s