Cikël poetik nga Shezair Koko

 

shezair Koko

 

Cikël poetik nga Shezair Koko

 

 

AJËR

 

Rrallë ta dimë vlerën,

Astmatiku ta njeh,

Lavdinë e Perëndishme.

E ne mëkatarët sillemi si sende,

Po edhe guri, e druri i tharë,

Ndjeson vende-vende.

Shenjtërinë ta kemi provuar,

Që embrion në barkun e nënës,

Oh! Sa ta ka zilinë edhe eteri i rrallë i hënës!

S’ta vlerësojmë, jo, madhështinë,

Ne që të kemi me bollëk,

Të mjerat ameba si drithërijnë,

Kur humbasin nëpër skuta, në boshllëk!

Ah! Sa të kujtojmë kur zhytemi,

Nëpër valët e detit na dridhet zemra,

Apo kur na “ringjall” e na shpëton,

Frymën, kur na merr djalli nëpër ëndrra.

O bekimi i jetës, edhe të një luleje kur pi vesën,

I hyjnishmi që jep e merr,

Me tërë të gjallët që të mos vdesën!

 

 

 

THEM SE PO JETON

 

Ëndërro

Dashuro

Dhe “lulen” e trashëgimisë shumë mësoje,

Puno se punëtorin e bekojnë edhe yjet,

Një shtëpi me mund e gjelbërim stolis!

Sidomos prindërit, familjen e njerëzit e afërm,

Fort t’i duash e t’i duash, oh, sa do ndjehesh i pasur!

Lexo librin plot ëndje se shërben dhe shijon,

Tani të them me plot bindjen, se vërtetë po jeton!

 

 

 

MATEMATICIENI

 

O Zot!

O Perëndi!

Sa i rëndë ky hall,

Hall mbi halle qënka ky!

Sekondat qetësuan mbivetëdijen,

Gjetja e problemës si gëzimi për fëmijën!

 

 

 

***

 

Feksima u zbeh,

La vetëm disa porcione ari,

Që bënin flirt

Mbi afrikanen nudo.

Roza e ëmbël pushtoi gjysmëbotën,

Vdiqën, arsyeja dhe llogjika e ftohtë.

Dalëngadalë u hap perdja e “amfiteatrit”

Petale trandafilash binin pa pushim,

Tinguj shpirtdalës,

Sjellje skizofrenësh,

Botët e fraksionuara u lehtësuan në çlirim…

Agu i mëngjezit i gjeti paqe,

Dergjur në mrekullim!

 

 

 

 

***

 

Mbrëmja, hodhi qymyrin,

Hapësirave mbi tokë,

Llambrot e shpirtrave me shkulme malli,

U ndezën mbi glob!

 

 

 

***

Jeta

Në fije perit

Kundronte mbimrekullitë e parajsës

Skëterrën e ferrit.

Ndërsa shpresa fluturonte

Në fantazi si pëllumb,

Sepse dashuria përpara vdekjes,

Kurrë s’u lëkund!

 

 

 

***

Majë një kupole të fildishtë panteoni,

Ne të tre, bota s’ka tjetër,

Unë, “shpirti” im dhe embrioni,

Që na bëri mbretër!

 

 

 

****

Udhërrëfyes i kotësive,

I vetshpallur.

Turbulencat e mendjes,

I mirazhojnë mijëra vartës.

E gjithë bota për të vartës!!!

Apokalips paska ndodhur në kokën e tij,

Shpresojmë,

Të ikë fare, ose të vijë.

 

shezair Koko

 

NËNAVE

 

S’di sa qiej shpojnë,

Përmendoret tuaja!

Monumente të larta,

Të larta,

As kurani, as shkenca,

S’i ka parë!

Lënda e shpirtit tuaj,

Mister perëndish!

Yjet e netëve pranverore,

Urimet që shprehni ju!

Për ne,

Për gjithë njerëzimin.

Kur mëngjeseve, zgjoni gjumin,

Ndizni diellin!

Po, kohët me tufan,

Kohët me stuhi?

Janë dhimbjet, trishtimet, meraqet për ne

O shpirtdridhurat për vete,

O mirësia për njerëzi!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s